Vijon operacioni antikanabis në Karaburun

Leda Hysa

Vijon operacioni antikanabis në zonën e Gadishullit të Karaburunit pas kapjes së gomones që dyshohet se tentoi të trafikonte lëndë narkotike.

Gjatë operacionit antikanabis, ku në ujërat territoriale të Gadishullit të Karaburunit u pikas gomonia me 3 shtetas malazezë në bord dhe pas 24 orësh ndjekje në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcën, Helikopterin e FA, QNOD, GdF në Shqipëri e Itali, të koordinuar nga Zyrat reciproke Ndërlidhëse të policive, si edhe me Policinë, Marinën Ushtarake e Rojën Bregdetare të Malit të Zi, u kap bashkë me 3 shtetasit malazezë në bord.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP.Vlorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcë dhe GdF kanë vijuar kontrollet në zonën e Karaburunit ku dy ditë më parë u pikas gomonia, dhe u gjetën 28 kg Cannabis Sativa.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga strukturat e DVP Vlorë u lokalizua vendi në të cilën ishte fshehur pjesa tjetër e lëndës narkotike që do të trafikohej. Në Bristan u sekuestrua sot edhe 456.9 kg Cannabis Sativa, në 21 pako.

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Policinë e Malit të Zi janë duke kryer veprime hetimore ndaj shtetasve E.K., M.S., R.M., (shtetas malazez), dhe G.M., L.H., e J.M., (shtetas shqiptar), me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë për veprën Penale ”Trafikimi i narkotikëve”.

Share This Article
1 Comment
  • Çfare shteti i korruptuar!!!
    Pse more, shtet eshte ky? Te kapen mafiozet e droges?
    Jo mor vëlla, nuk eshte ky shteti qe duam. Ne duam shtet Lazarati, or ti.
    E ç’na polli me këtë shtet koti. Une them te votojme kështu siç jemi Lul Bashen sepse vetem ai e sjell prape Lazaratin.
    He, si thoni?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *