Vijon përgjakja e rrugëve, 4 të vdekur në 24 orë

anazapta

Aksidentet rrugore me pasojë vdekjen po rriten  çdo ditë. Një aksident i ndodhur sot në aksin Shkodër-Lezhë e çon në katër numrin e të vdekurve në rrugë brenda 24 orëve.  Ngjarja ka ndodhur në fshatin Beltojë, ku një Benz me targa SH9726 u përplas me një kamion. Mësohet se në mjet udhëtonin një çift bashkëshortësh, të cilët kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa djali i tyre është plagosur rëndë. Identifikimi i viktimave nuk është bërë ende i mundur për shkak të dëmtimit të tyre në aksident. Ata janë dërguar në morgun e spitalit të Shkodrës, ku po merr mjekim edhe djali i tyre. Policia po heton në vendngjarje.

Një tjetër aksident me pasojë një të vdekur ndodhi pasditen e djeshme në Korçë. Ngjarja ndodhi në aksin Korçë-Kapshticë, ku një automjet me targa ka dalë nga rruga, duke i shkaktuar vdekjen 26-vjeçarit Gentian Beshiri. 26-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe policia ka kërkuar ndërhyrjen e zjarrfikëses për të nxjerrë trupin e tij nga makina.

Ndërkohë, një tjetër aksident i ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës i mori jetën një tjetër të riu në aksin Laç-Lezhë. Automjeti tip ‘Citroen’ me targa AA789FM, me të cilin udhëtonte 23-vjeçari Blerim Bardhoku, ka dalë nga rruga, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. / Gazmira Sokoli

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *