Vijon puna për rehabilitimin e zonave të përmbytura

Dita

Strukturat e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor (ISHSH), kryesuar nga Eltar Deda vazhdojnë punën për inspektim në qarkun e Beratit për të ndjekur zbatimin e “Planit të emergjencës shëndetësore për rehabilitimin shëndetësor të zonave të përmbytura”.

Zyra e shtypit e Ministrisë së Shëndetësisë bën të ditur se gjatë inspektimeve të kryera në zonat e përmbytura u vu theksi në parandalimin e përhapjes së epidemive të ndryshme që mund të shfaqen pas tërheqjes se ujërave. Nga ana e autoriteteve shëndetësore të qarkut Berat u shpreh vazhdueshmëria e veprimeve për dezinfektimin e banesave të përmbytura dhe furnizimin e popullatës me ujë të pastër.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *