Vijon shpërbërja e degëve të AK në rrethe, 2500 anëtarë të tjerë drejt PS

anazapta

Vijon shpërbërja e degëve të Aleancës Kuqezi. Pas largimit të figurave më të njohura të AK duket se edhe anëtarësia në disa rrethe po shkon në të njëjtën rrugë. Kështu, mësohet se anëtarësia e AK në qarkun e Gjirokastrës është shkrirë për t’u bashkuar me Partinë Socialiste.

Në një intervistë për A1 Report,  kreu i AK për jugun e Shqipërisë, Vioment Karagjozi, thotë se vendimi është marrë në mënyrë unanime. Ai thotë se vendimet në AK nuk merren në mënyrë demokratike dhe shmanget mendimi i bazës.

“Duke na dërguar njerëz të tjerë, që nuk kanë lidhje me AK-në, gjykuam se rruga më e mirë ishte shkrirja e degës së AK pa kushte në Gjirokastër dhe dy rrethe të tjera. Unë sot zyrën e deklaroj të mbyllur. Votat tona, që të mos shkojnë dëm, do të kalojnë për koalicionin e majtë me shpresën dhe dëshirën se do të respektohet mendimi ynë”, tha Karagjozi. Ai shprehet se anëtarësia në këtë qark numëron mbi 2500 vetë.

Share This Article
11 Comments
  • Lajm i mire,sepse nuk mund te ekzistoje me bir k.rve te instrumentalizoje (qofte ky edhe nik-xheli) frymen opozitare te nje kombi te tere;sidomos ne kete periudhe te vertete rilindje per Shqiperine.

  • Lisien Bashkurti per AK Tropoje.
    Aleksander Biberaj per FRD Tropoje
    Afrik Krasniqi per FRD Tropoje
    Edlira Gjoni, nusja e Lleshit prej Mirdite, FRD ( e dashura e Aleksandrit )
    Dogjani per PS , Kukes
    Kadeli per PS, Lezhe

    Keta jane delfinet e Saliut te Rama dhe tek Bamiri per te sabotuar votat e majta dhe per te mesuar strategjine e FRD-se per keto zgjedhje.

  • Jo ne kete gazete, por diku tjeter dhe ne kohen kur shtatvogli Kreshnik ishte duke shijuar “kulmin” e madheshtise se tij, per shkak te pupulizmit inextremis, kam dhene opinonin tim negativ, per kete imitator te keq te Adolfit, per kete mashtrues ordiner qe kerkon te fsheh objektivat e tij ne sherbim te padronit, nen veladonin, apo strehen e fundit te maskarenjeve, siç e ka cilesuar Bertolt Breht, nacionalizmin. Ky eshte ne kuptimin me te plote nje tullumbace e mbushur me Co2, qe jo vetem e bene te fluturoje edhe nje fllad i lehte por dhe kur shpohet bie ere te keqe.

  • Mos i publikoni me foto ketij njeriu me sfond simbolet kombetare, se na e neveritet, do na beni te mos e shfletojme gazeten.

    Gjeni ndonje foto nga ojq-ja a nga kld-ja a nga kqz-ja…

    Simbolet kombetare jane te kombit dhe jo te partickave si kjo e ketij te xhelatinuari qe i kane mbaruar fondet per lifting.

  • Nuk kishte si te ndodhte ndryshe me Spahiun kryetar. I pergezoj gjirokastritet per vendimin e mencur per te shpetuar vendin nga katastrofa.

  • Ishim marr hua te partia socialiste,maruen misionin dhe kthehen aty ku ishin.Misioni I tyre ishte te mos behej regjistrimi sipas besimit.Vetem nga friga e se vertetes se raporteve fetare.Mos e quani sukses se shkuan nga iken per te aleanca kuq e ziiiii.

  • Kjo shperberje do te kuptohej me kohe se nje aleance nuk mund te behet e te quhet parti por kur njerezit i mashtron dhe i premton qe ne do bejme kete dhe te e shte normale qe do fluturojne diku tjetr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *