Vijon ”sundimin” i nxehti afrikan, si parashikohet moti për ditën e sotme

Ornela

Si pasojë e ndikimit të masave ajrore të nxehta dhe të thata që vijnë nga Afrika: vendi ynë edhe ditën e shtunë vijon me kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë territorin, sipas MeteoAlb. Përjashtim bëjnë vetëm orët e mbrëmjes, të cilat do të sjellin vranësira të pakta në zonat malore.

Temperaturat e ajrit ulen me 2 gradë gjatë mëngjesit por rënie të lehtë sjellë mesdita duke u luhatur nga 17°C deri në 40°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa: Ishujt Britanikë, Skandinavia dhe Vendet e Europës Lindore mbeten në ndimimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të diktojnë vranësira dhe rrebeshe shiu. Ndërsa kthjellime dominojnë gjithë pjesën tjetër të kontinentit Europian.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *