Viktima e 16/ I moshuari humbi luftën në Infektiv, 3 ditë në intubim

Ornela

Një 78 vjeçar nga Durrësi, gjendja shëndetësore e të cilit tre ditët e fundit është përkeqësuar është viktima e 16 e Covid 19 në Shqipëri. Bilanci vjen duke u rritur, ndërkohë që viktima, sipas të dhënave gjeti vdekjen mëngjesin e sotëm. I moshuari ishte në gjendje të rëndë, i intubuar prej 3 ditësh dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Ndërkohë, burime nga Infektivi i Tiranës bëjnë me dije se viktima e 16 e koronavirusit në Shqipëri prej ditësh kishte shfaqur shenja të sëmundjes. Ai mori mjekimet e para në Spitalin e Durrësit dhe në momentin kur gjendja e tij po përkeqësohej, mjekët vendosën dërgimin e tij në Infektivin e Tiranës.

Por luftën nuk ka mundur ta fitojë, edhe pse mjekët bënë të pamundurën. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.

O.J/DITA

Share This Article
1 Comment
  • Nuk jam mjek, por nga mjeket e kam, te semuret dhe te plagosurit vetem perkeqsohen pergjate levizjeve qe u behen. Ne te ardhmen duhet qe te gjitha spitalet e rretheve te jene te pregatitur edhe per semundje infektive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *