Një ish-pjesëtar i njësitit elitar ushtarak Navy SEAL është viktima e parë që vdes në timonin e një makine pa shofer.
Dëshmitarët thonë se ai po shihte një film të Harry Potter, teksa makina e tij Tesla u përplas me një kamion.
Joshua Brown, 40 vjeç, vdiq pas makina e tij, një Tesla Model S u përplas me kamionin në Florida, SHBA.
Kompania thotë se nuk është e mundur që në ekranin e makinës të shihen filma, por duket se Brown po përdorte një pajisje tjetër.
Shoferi i kamionit, Frank Baressi, 62 vjeç, tha se makina po lëvizte me shpejtësi.
Tesla thotë se sistemi autopilot nuk arriti të pikaste kamionin për shkak të ngjyrës së bardhë, e ngjashme me atë të qiellit të shndritshëm.
Kompania tha se Brown nuk bëri asnjë përpjekje për të shtypur frenat.
Autoriteti i Sigurisë Rrugore në SHBA po e heton çështjen.



