Një prej të miturve të abuzuar pak vite më parë nga pedofilët e qendrën “Fëmijët e tij” kërkon dëmshpërblim për dëmin fizik dhe psikologjik që i është shkaktuar. G.B., aktualisht 15 vjeç, ka hedhur në gjyq David Braun, Dino Kristodulo dhe Robin Arnold për abuzim seksual, duke kërkuar dëmshpërblim me vlerë 60 milionë lekë, për abuzim seksual ndaj tij. Gazeta “Panorama” shkruan sot se sipas avokatit të tij, M.G, i abuzuar për 4 vite nga mosha 7-11 vjeç, kërkon të dëmshpërblehet për dëmtim të shëndetit mendor dhe fizik.
Ndërkohë, Gazeta Shqiptare, bën me dije se G.B ka paditur edhe ministrinë e Punës dhe Inspektoratin e Punës me argumentin se kishin dijeni për veprimtarinë e shoqatës “Fëmijët e tij” dhe nuk kanë marrë masa për ta penguar atë. Dy vite më parë, dy britanikët, Dino Kristodulu dhe Robin Arnold, u cilësuan fajtorë nga gjykata për abuzime seksuale dhe homoseksuale me të miturit që strehoheshin në qendrën e cilësuar si bamirëse, e cila nuk rezultoi aspak e tillë. Ata u dënuan me 20 vjet Dino Kristodulu dhe 15 vjet heqje lirie Robin Arnold. Në një proces të ndarë, David Braun u dënua me 20 vjet burg.
Leave a comment