Viktima Gazmend Collaku jetonte mes luksit

Dita

Në katin e 5 të këtij pallati parafabrikat banojnë prindërit e Gazmend Çollakut, 34- vjeçarit të ekzekutuar pak ditë më parë në rrugën që të çon në fshatin Murqin të FushëKrujës. Një apartament dhomë e kuzhinë i ndërtuar para viteve ’90.

Pak ditë më parë nëna e tij deklaroi për gazetarët se ata jetojnë në varfëri dhe se dhe se djali i saj nuk ishte marrë me trafik droge .

Vetë Çollaku jetonte i ndarë nga familja në katin e 11 të këtij pallati në lagjen 6 të Durrësit.

Në kontrast me kushtet ku jeton familja , Gazmend Collakut bënte një jete luksoze , siç e tregonte dhe vetë me këto foto të postuara në profilin e tij në facebook,  raporton Klan.

Çollaku kishte në pronësi makina të shtrenjta  të cilat sipas publikimeve dhe komenteve në rrjetin social i ndryshonte shumë shpesh .

Nga ana tjetër 34 – vjeçari ishte pronar dhe i një skafi  të cilin rezulton sipas postimeve ta ketë blerë në fillim  të vitit 2014 . Ndërsa orat dhe veshjet e shtrenjta evidentohen në çdo foto .

Hetimet për vrasjen  e 34 – vjeçarit pavarësisht intensitetit të lartë ende nuk sjellë rezultat pozitiv për grupin e hetimit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *