Kreu i ekzekutivit Edi Rama është në Paris ku do të marrë pjesë në marshimin në nder të viktimave të ditëve të fundit në Francë për të shprehur solidaritet me kauzat e përbashkëta kundër terrorizmit.
Mësohet se shefi i qeverisë shqiptare do të jetë i shoqëruar edhe nga katër përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Shqipëri.
Ai do të zhvillojë homazhe edhe pranë gazetës “Charlie Hebdo”, si edhe do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti Hollande.
Kryeministra të tjerë nga bota kanë njoftuar pjesëmarrjen e tyre në këtë manifestim me ftesë të François Hollande.

Ky e ka mbushur mire xhepin dhe po i harxhon paret per vajtur per qoka. Duhet te kish marre me vehte dhe Nishanin Ilirin dhe bashen per tu dukur tolerante