Viktor Kassai do të gjykojë Shqipëri – Danimarkë

redaktor

Një nga gjyqtarët më të mirë në Europë do të drejtojë ndeshjen Shqipëri-Danimarkë që do të zhvillohet të shtunën, ora 20:45, në stadiumin “Elbasan Arena” e vlefshme për eleminatoret “Francë 2016″. Bëhet fjalë për 39-vjeçarin Viktor Kassai, i cili që prej vitit 2003 ka statusin e gjyqtarit ndërkombëtar.

Kulmi i hungarezit është gjykimi në Botërorin e vitit 2010 në Afrikën e Jugut. Ndërsa në vitin 2011 ai ka gjykuar finalen e Ligës së Kampioneve, Barcelona-Manchester United e cila përfundoi me fitoren e katalanasve 3-1.

Është një rast i rallë që UEFA cakton një gjyqtar të një niveli si hungarezi Kasai për të drejtuar ndeshje të Kombëtares shqiptare.

Në të kaluarën, Kassai nuk ka drejtuar asnjë ndeshje të kuqezinjve, qoftë sa i përket Kombëtares së madhe, por gjithashtu edhe moshave. Ndërkohë, edhe asistentë do të jenë dy hungarezë të tjerë, pikërisht Gyorgy Ring dhe Vencel Toth.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *