Kreu i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj është gati që të rikandidojë për një mandat të tretë në krye të kësaj njesie vendore.
Në një intervistë për Ora News, Tushaj thotë se gjithçka do të vendoset nga kualicioni i majtë, por duke ju referuar faktit se PS-ja ka lënë zonë të lirë Lezhën LSI-së, kjo ia lë të hapur rrugën për të garuar nën siglën e kësaj partie.
“Normalisht me kohën e duhur do të merret edhe vendimi i duhur, nëse qytetarët lezhianë e kanë të nevojshme që Viktor Tushaj të vazhdojë për një mandat të tretë.
Unë jam akoma kryetar bashkie në detyrë, vazhdoj të bëj detyrën time për qytetarët lezhianë dhe do përpiqem ta bëj sa më mirë detyrën.
Nuk përjashtoj as edhe një lloj alternative”.
Viktor Tushaj është një nga themeluesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim në rrethin e Lezhës, ndërsa prej dy mandatesh mban postin e kreut të Bashkisë Lezhë nën siglën e kësaj partie.
