Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Evropiane” për Bashkinë e Lezhës, z. Viktor Tushaj, zhvilloi një dëgjesë publike me arsimtarët e rrethit të Lezhës ku u njih nga afër me problematikat e tyre.
Duke i cilësuar arsimtarët si themeli i dijes dhe i shoqërisë që nuk ndalon asnjëherë së zhvilluari, kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Evropiane” e vlerësoi si një privilegj takimin me arsimtarët.
Në vijim të fjalës së tij, Tushaj prezantoi dhe projektin më të ri ku theksoi se me qasjen e re të qeverisë, në Lezhë do të ngrihet një Korpus Universitar i cili do të fokusohet në studimet albanologjike, kjo për vetë vlerat që ka Bashkia e re e Lezhës. “Arsimi ka nevojë për ndryshim të standardeve, por ne nuk mund të lejojmë që standardet e reja të vendosura tashmë në Lezhë të jenë të ndryshme me ato të zonave përreth. Shkollat e rrethit të Lezhës, ose të bashkisë së madhe të ardhshme, do të jenë në standardet e duhura infrastrukturore, ashtu siç janë tashmë edhe në Lezhë”, u shpreh kandidati Viktor Tushaj.
Në fjalën e saj, Mimi Kodheli shprehu vlerësimin maksimal për arsimtarët dhe se me reformën e re në arsim, mësuesit do të përfitojnë më shumë. “Të gjithë këtu jemi falë mësuesve tanë, të cilët na edukuan për vite për t’u bërë këta që sot jemi. Misioni juaj nuk ndalet vetëm tek mësimdhënia, por është të qënit pjesë e një reforme, e ndërgjegjes së lartë qytetare, që sigurisht më shumë se askush, ju e dispononi. Që ta kryeni plotësisht këtë detyrë, ju ashtu siç jeni pjesë e pandashme e shoqërisë, duhet të jeni edhe pjesë e politikës. Besoj shumë se duke votuar “Aleancën për Shqipërinë Evropiane”, ju bashkë me ne do t’i jepni shtysë vijimit të reformave në arsim, të cilat tashmë po i japin frytet e veta”, u shpreh Kodheli.
Kodheli ftoi arsimtarët që të votojnë koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Evropiane dhe kandidatin për kryetar Bashkie të Lezhës, zViktor Tushaj.
Sipas saj rruga e kësaj aleance është pa kthim, ashtu siç është pa kthim dhe e sigurtë edhe fitorja e z. Viktor Tushaj.

duhet bere shume dhe per kete pjese.respektoj dhe me pelqen plani i zotit tushe.kjo eshte ajo qe duhet te perqafoje dhe opozita plane per njerzit dhe per te miren e komunitetit dhe jo te mbushin xhepat per vete.
e mira e kandidatve te ASHE eshte qe te gjithe jane njerez te sukseshem dhe me profil te larte dhe t duhur per njerzit dhe bashkite.kjo eshte ajo qe duhet bere per shqipetaret dhe per shqiperine.njerez qe duan qytetaret dhe punet publike ne sherbim te qytetarit.
kjo qeveri duket qe po punon per qytetaret mjafton te kujtojme sesi po shperndahen legalizimet dhe sesa jane shperndare gjer tani.kjo qeveri duket qe eshte ne rruge te drejte plus dhe projektet qe do vihen tani ne sherbim te qytetarit.
Po cilesine e ajrit, te drites, oksigjenit do e permiresoni? Se vetem keto ju kane ngwelur pa thene! Mashtrusa!
Qe te degjosh premtime nga kandidatet e PS kam degjuar por jane te gjithe ne nje kronologji premtim pastaj mashtrim ndersa ky me kete korpusin universitar eshte premtim mashtrim i sforcuar dhe i castit ! Nga do i gjeje ky gjithe keta student pasi9 ligji nuk e parashikon korpusin ? ne jemi ne nje prag mbylljesh se universitetetve ndersa keta duan ti hapin me mashtrime ne per rrethe …..
Vitori paska pjerdhe fare, tiu ske rregulluar gjimnazin dhe shkollen 9 vjecare qe 8 vite ne lezhe, jo me do besh korpus universitare, tre hapa eshte shkodra dhe nje ore eshte tirana me durresin per ke do ta hapesh korpusin per vete, apo per administraten tende.
paska filluar edhe tushe te tregoje perralla me mbret, cjane keto korpuse more idiot, ke dy shkolla ne lezhe te cilat po shkaterrohen fare se nuk eshte bere assnje investim, oborri i shkolles eshte si mocal. ti po na thua gomari fluturon, lezhjaneve duhet tu rregullosh qytetin se eshte bere si qytet fantazem.
Qenka bere e gjalle Mrika se ne jug po livadhisin ekstremistet greke po as Mrika as Tahiri nuk ndihen.