Vil Bashtova shumë e mërzitur

redaktor

Vil Bashtovën e gjeta të mërzitur dhe bëra një intervistë me të, unë dhe ajo.
Unë: (ora 1200) Mezi të gjeta, rruga s’kishte tabelë, të huajt s’të gjejnë dot! Si je?
Ajo: (e përlotur) Sa më ka marrë malli! U bënë 2 vjet që s’ke ardhur. Si je thua, më mbytën ferrat Vasil. Ferrat kanë arritur lartësinë e Viles.
Unë: Po tani nga kush vareni?
Ajo: S’di gjë se jam e mbytur nga ferrat dhe blegërimat e deleve private. Vizitorët dëgjoj që thonë: Ministria e Kulturës apo Drejtoria e Monumenteve Durrës.
Unë: A vinë vizitorë?
Ajo: Vijnë shumë e vizitojnë, dëshpërohen me mua, hipin në bedena, bëjnë dhe fotografi, bile dhe filmojnë. Duan të dinë më shumë, por ti e di s’flas dot, s’më lënë ferrat.
Unë: Po të huaj a vinë?
Ajo: Vijnë shumë të huaj dhe çuditen me bukurinë time, më vlerësojnë, kapin çdo gur me dorë, çdo pozicion pushke. Të të pyes ty Vasil, çfarë turistësh janë këto që më solle?
Unë: Unë zakonisht marr gjermanë dhe shqiptarë të Kosovës, por dhe turq, çekë.
Ajo: Shyqyr që s’ke italianë. Ata ma dinë historinë mua, se jam veneciane.
Unë: Pse e thua këtë fjalë, origjina jote dihet!
Ajo: Vijnë ca vizitorë dhe ja futin kot. Më nxjerrin me origjinë ilire. Ca të tjerë me origjinë turke.
Unë: Ta mësova mërzinë, më thuaj disa fjalë të fundit, dhe a do të më besojnë për ato që shkruaj.
Ajo: Ty ata të besojnë, këtë e di. Por lutju të vijnë të pastrojnë Vil Bashtovën. Të vendosin tabelën, për t’u bërë si shoqet gati për turizëm.

Fejton nga Vasil Puci

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *