“Vila në Surrel”, PD thirrje ILDKPI-së: Hetim parave të padeklaruara të Ramës

Ornela

Në një dalje për mediet këtë të shtunë, Dhurata Çupi e Partisë Demokratike ka kërkuar një verifikim të pavarur nga ILDKPKI-ja të pasurisë së kryeministrit Rama.

Kjo do të konfirmonte sipas saj, fshehjen e të ardhurave nga shefi i qeverisë dhe vlerën e vërtetë prej të paktën 2 milionë euro të vilës së tij luksoze në Surrel.

“Edi Rama ka dalë çdo ditë të kësaj jave nga një orë në televizione, por vazhdon të heshtë për 300 milionë lekët e pajustifikuara, të deklaruara për ndërtimin e vilës në Surrel”, tha ndër të tjera Çupi.

Deklarata e plotë:

Që nga e hëna, Edi Rama ka folur çdo ditë, mesatarisht, nga 1 orë në ekranet televizive, por ai nuk ka kurajon të gjejë 5 minuta për të dhënë sqarime për 300 milionë lekë që i dalin tepër nga deklarimi për ndërtimin e vilës luksoze në Surrel.

Edhe mbrëmë, Edi Rama përgojoi gjithë Tiranën, foli për gjithçka, por iu mbyll goja dhe uli kokën në heshtje, kur i duhej të përgjigjej ku i ka gjetur paratë për ndërtimin e vilës së Surrelit, e cila vlerësohet nga profesionistët e ndërtimit të paktën 2 milionë euro.

Partia Demokratike ka provuar me dokumenta zyrtarë se Edi Rama nuk e justifikon vlerën e deklaruar prej 400 milionë lekësh për vilën e Surrelit. Kursimet e deklaruara të kryeministrit dhe të gruas së tij janë 300 milionë më pak se vlera e deklaruar për vilën superluksoze.

Faktet janë publike.

Në vitin 2011 Edi dhe Linda Rama kanë deklaruar se, të dy bashkë, zotërojnë rreth 80 milionë lekë.

Në vitin 2012, Edi Rama ndërton vilën e tij në Surrel.

Në vitin 2013, para marrjes së detyrës së kryeministrit, Edi Rama deklaron se ka shpenzuar 400 milion lekë për ndërtimin e vilës, pra plot 5 herë më shumë sesa kursimet prej 80 milionë lekë që kishte deklaruar gjendje çifti Rama më 2011-ën. Është e pashpjegueshme sesi në 2013-ën, pasi ndërtoi vilën, pasuria e deklaruar e çiftit kryeministror rezulton të jetë shtuar, duke deklaruar gjendje 92 milionë lekë.

Është koha që Inspektoriati i Pasurive të nisë verifikimin e burimit për të paktën 300 milionë lekë që mungojnë në deklaratën e pasurisë së kryeminstrit të Shqipërisë. Një verifikim serioz dhe I pavarur, padyshim që do të konfirmojë jo vetëm mospërputhjen e deklarimit të të ardhurave të kryeministrit dhe fshehjen e tyre me qindra milionë lekë, por do të zbulojë se vila luksoze e Edi Ramës, kushton jo më pak se 2 milion euro.

Në rastin e Edi Ramës pastrimi i parave me vilën e tij në Surrel është një nga veprat penale, që do të ishte zbuluar nga prokuroria, nëse ajo nuk do të kontrollohej nga Edi Rama.

Mashtrimi me pasurinë dhe ndërtimi i vilës luksoze të Surrelit me qindra milionë lekë të pajustifikuara është një nga arsyet kryesore pse Edi Rama refuzoi vetingun e politikanëve.

Fshehja e pasurisë është një vepër penale që dënohet me burg. Pastrimi i parave është një tjetër vepër penale për të cilën ndëshkohesh po aq gjatë me burg. Prandaj, Edi Rama ka zgjedhur më mirë të heshtë, sesa ta rëndojë edhe më shumë pozitën e tij, duke përfshirë edhe gruan në mashtrimin me pasurinë.

Heshtja mund ta ndihmojë tani, por nuk e shpëton dot përgjithmonë!

o.j/dita

Share This Article
7 Comments
  • Dhe radha vazhdon….kur do ti vije radha dhe Sales per te folur krahas Surrelit dhe per Lalzin Farken si “mysafir” qe eshte ….

    • Po, Rama duhet te pergjigjet. Por po ashtu edhe Lul Basha per shtesat pa leje dhe koston e viles se tij mbi pallat dhe parate qe mban familjen ne Hollande. Si ka mundesi qe ky te kete nje shtepi ne Hollande. Te gjithe ne qe jetojme jashte e dime shume mire qe te mbash nje shtepi apo apartmant jashte eshte teper i kushtushem dhe nuk mund te mbulohet edhe nga puna e nje prindi. Edhe dy prinder ne pune dhe mezi ja dalin ne fund te javes. Familja e ketij beu te Beogradit jeton dhe shkollohet ne Hollande dhe ka nje kat te tere ne maje te Pallatis si shtese pa leje. Ku i gjeti parate ky zagar? Po ashtu, ku i gjen parate i biri i dobicit te Vicidolit qe bredh nga rezorti ne rezort me putanen e pamartuar dhe shpenzon shuma marramendese? Ku i gjeti parate per te bere vile ne Lalz Ilir Folirka dhe Doktorresha Cizmja? Po pasurite dhe kompanite private qe kane dhe femijet qe i edukojne jashte ku i kane gjetur parate? Le te filloje nje investigim Parlamentar dhe pastaj nga SPAK i te gjithe pasurive, edhe te Rames, por mos harroni keta langoj qe ne i kemi pare te na vjedhin para syve tane.

  • DUHET TE FLASIM PATJETER PER SURRELIN…PO KUR DOFLASIM PER:
    GERDECIN.
    BULEVARDIN
    TREBICKEN
    OLLDASHIN
    ARGITEN
    ZENIN
    RRUGEN E KOMBIT
    E MIJRA TE TJERA

    KUR DO FLASIIIIIIIIIIM

  • Kujdes moj vajze se na mallengjeve me surrelin dhe saliun e servilet e sisave. Po prishet fare femra qe ne bark te nenes dhe kujdes edhe nje here se çdo femer qe futet per kar-ier ne pd dhe lesheli apo me mire ne strofken e Lulezimit e Monikes, ja hodhen frikes.

  • Zotërinj dhe zonja shpellarë , nuk jam aspak kundër hetimit ndaj Edi Ramës për shtëpinë në Surel , dhe kujtdotjetër që dyshohet për abuzim e vjedhje , por do ti u thosha ju hipokritëve , dallkaukëve , hipokritëve , që 90% e juaja jini Veriorë , përse nuk flisnit dhe ende nuk flisni për një hetim , bile të hollësishëm për vilat në Lalëz , për kështjellën në afërsi të Mulletit , për apartamentet , dyqanet , garazhet në Tiranë , për kullën – kështjellë në Viçidol , apo zyrën falas që disponon në qendër të Tiranës FAMILJA MONSTËR , BAJRAKTARE QË ERDHI PA BREKË NË TIRANË DHE SOT ZOTËRON PASURI ME MILIARDA DOLLARË ? !

    • Nuk ja nxjerre Korbi Korbit syte, hajduteria e politikane lulezon , populli ben tifozllek sa per njerin e per tjetrin!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *