Ajo është modele me famë ndërkombëtare. E njohur për një pjesë të trupit në veçanti, atë të fundshpinës, Vildane Zeneli aktualisht po punon për një shtëpi mode për të brendshme në Argjentinë.
“Unë po bëj foto për linje të të brendshmesh seksi në Argjentinë. Ekipi nuk po beson se nga jam unë. Ata mendojnë se unë jam latine”, ka shkruar Vildanja, e cila më poshtë ka sqaruar se femrat shqiptare shquhen për të pasme seksi.
“Prej nga vijë unë, femrat janë shumë ekzotike dhe kanë të pasme të bukura”, i është përgjigjur modelja e njohur të gjithë atyre që kanë vënë në dyshim prejardhjen e saj.