Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i përbërë nga Genta Tafa (Bungo) kryetare, Pamela Qirko, relatore dhe Suela Zhegu, anëtare në vitin 2018 konfirmoi në detyrë gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit të Tiranës, Artur Malaj.
Gjatë seancës dëgjimore, në KPK, përfaqësuesja e ONM-së, Mia LHE Roessingh-Bakels e pyeti disa herë për mënyrën sesi ai kishte firmosur një kontratë për shtëpi, kishte marrë një kredi edhe më pas nuk e kishte blerë kurrë.
Por reagimet e ONM nuk e ndikuan vendimin e KPK-së.
Në raportin e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, sipas portalit CNA thuhej se gjyqtari Malaj rezultonte i përfshirje në korrupsion sistematik dhe përfitime të paligjshme. Sipas DSIK, Malaj, në një rast kishte marrë para nga një i akuzuar për trafik prostitucioni.
Por, ky fakt u anashkalua nga KPK, bashkë me pronësinë mbi një vilë tre katëshe, pasuri kjo me origjinë të dyshimtë, pasi në hipotekë ishte regjistruar me emrin e ish-sekretares së tij – shkruan CNA.
Komisioneri Publik, me rekomandim të ONM ka ankimuar pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vendimin e KPK -së për gjyqtarin Malaj dhe pritet zhvillimi i seancës.
“Përfundimet e nxjerra nga Komisioni janë të gabuara, bazuar kjo, te provat dhe aktet e dosjes. Duke çuar në një vlerësim të gabuar të pasurisë”, thuhet në ankimin e KP-së.
Më poshtë replikat mes përfaqësuesit të ONM-së me gjyqtarin Artur Malaj, gjatë seancës dëgjimote në KPK, 31 Korrik 2018
ONM: A mund të na shpjegosh si ju dhe firma ndërtuese keni bërë kontratë në maj, duke thënë se pagesa e parë është bërë ditën e marrëveshjes dhe në Vetting thoni se keni pamundësi për të paguar. Në marrëveshje është e vërtetë kjo që thoni ju, por e vërteta ka qenë se në mirëbesim ke firmën sa për të marrë kredinë.
Malaj: S’ka patur likujdim real
Mia LHE Roessingh-Bakels: Nëse e kuptova drejt, ju dhe kompania e ndërtimit keni bërë kontratë për një fakt të pasaktë? Përse në deklarimin e vitit 2005 dorëzuar në mars të vitit 2006, ju ende deklaronit këtë prenotim me kompaninë, In Gg construction?
Malaj: Kontrata u prish në vitin 2005, dhe me ndërtuesin ramë dakord, jo me shkrim që të më jepte një apartament të ngjashëm me vlerë të përafërt dhe rinegociuam dhe për garazh dhe të kushtonte 55 mijë euro.
Mia LHE Roessingh-Bakels: Më shpjegoni se përse ky garazh s’është deklaruar asnjëherë në vitin 2005 në deklarimet tuaja. Përse kjo kontratë e 2005 u përdor në bankë për të marrë një kredi për një kontratë të vitit 2008?
Malaj: Kredinë time, 9 % e paguan shteti dhe 3% e paguaj unë. Në atë kohë s’kisha banesë dhe më takonte kredia e butë.
Mia LHE Roessingh-Bakels: Për kredinë ju keni përdorur si kolateral shtëpinë e kunatit të motrës. Shpjeguat se deklaruat në ILDKPI kontratën me argumentin se ai nuk prodhon efekt. Nëse jam e saktë, ky dokument ka prodhuar efekt, pasi ju e keni depozituar në bankë për të marrë kredi.
Malaj: Banka edhe pa një kontratë të tillë do ma jepte kredin.
Mia LHE Roessingh-Bakels: Kompanisë i keni paguar 55 mijë euro
Malaj: Në shtator 2005 kam paguar 5 mln lekë nga kredia e bankës tek firma.
Mia LHE Roessingh-Bakels: Për 6 vite ju paguat bankën, kredinë e interesat për një apartament që se përdorët kurrë? Ju keni marrë kredi të butë për banesë kur ishit me punë në Vlorë dhe bletë apartament në Tiranë?
o.p. / dita

Vetingu me dy standarte
Perfaqesuesit nderkombetare duhet te jene korrekte ne vleresimin e gjyqtareve dhe prokuroreve!
Se nuk eshte e garantuar fare,qe keta komisionere te jene qelibare dhe te paanshem ne vleresimin e tyre!
Se fundi edhe keta gjyqtare deri dje kane qene brenda ketij sistemi korruptiv,por nuk eshte e thene qe te jene kaq te paster!
Edhe ata qe i caktuan keta komusionere kane interesat e tyre ne perzgjedhjen e gjyqtareve dhe prokuroreve!
Shembull skandaloz:
1- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i përbërë nga Genta Tafa (Bungo) kryetare, Pamela Qirko, relatore dhe Suela Zhegu, anëtare në vitin 2018 konfirmoi në detyrë gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit të Tiranës, Artur Malaj.
Gjatë seancës dëgjimore, në KPK, përfaqësuesja e ONM-së, Mia LHE Roessingh-Bakels e pyeti disa herë për mënyrën sesi ai kishte firmosur një kontratë për shtëpi, kishte marrë një kredi edhe më pas nuk e kishte blerë kurrë.
Por reagimet e ONM nuk e ndikuan vendimin e KPK-së.
Në raportin e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, sipas portalit CNA thuhej se gjyqtari Malaj rezultonte i përfshirje në korrupsion sistematik dhe përfitime të paligjshme. Sipas DSIK, Malaj, në një rast kishte marrë para nga një i akuzuar për trafik prostitucioni.
Por, ky fakt u anashkalua nga KPK, bashkë me pronësinë mbi një vilë tre katëshe, pasuri kjo me origjinë të dyshimtë, pasi në hipotekë ishte regjistruar me emrin e ish-sekretares së tij – shkruan CNA.
Pra keto komisionere te pa pergjegjeshme mbyllen syte (apo per ndonje arsye tjeter) dhe e konfirmuan ne detyre kete super te korruptuar!
2-Po keto komisionere sot vendosen shkarkimin e kryetarit te Gjykatres se Rrethit Fier,R.Jaupaj vetem se dyshonin per 13 mije euro,qe bashkeshortja e tij kishte marre dhurate nga tezja e vet,para se te martohej me gjyqtarin!
Dy gjykime,nga te njejtat komisionwere dhe me qendrime skandaloze!
Pse keshtu do pastrohet drejtesia?
Per mendimin tim,keto komisionere duhet te shkarkohen nga detyra dhe te shporren nga sistemi i drejtesise!
Thuhet se marrin miliona,por nuk e besoj kete krim te ndyre!
kta genjejne sy persy, diten me diell
Këta janë të gjithë hajdutë. Ky dika edhe me fsheh aq mirë sa vjedh.
Korrupsion i qarte dhe nuk i dridhet qerpiku. ONM-ja eshte kot, megjithese ben pyetje dhe ‘mundohet’ te sqaroje situaten perseri vendimi merret nga shqiptare. Nese BE do kontrolloje sa ‘efektive’ jane perdorur fondet atehere edhe reformes do i dale boja zyrtarisht.
Mire qe s’ka deklaruar dhe ky se posedon vetem 3000 euro pasuri ✌
Rasti i ketij renacaku ordiner eshte vetem maja e ajsbergut, ndaj pyetja qe parashtrohet eshte se me cfare argumente bindese do ta justifikonin braqezinjte e partise nevojshmerine e nje pseudo-vettingu te tille fiasko, qe.deri me sot s’ka dhene as me te voglin efekt pozitiv per venien e gurit themeltar per ngritjen e shtetit te se drejtes ligjore?
Prokuroria me kryesi te perkohshme, gjykata kushtetuese dhe ajo e larta gjenden si kurre me pare jashte funksioni, e megjithate ky motor i prishur qe ja priste me paturpesi fjalen gazetares ne intervisten e djeshme, insistonte me papergjegjshmerine e nje politikani cinik dhe arrogant se ne mes te qershorit (genjeshter me bisht) do kemi nje drejtesi te pastruar nga te korruptuarit e qeverise berishjane.
Artur Malaj ka mbaruar per Veterinari dhe me pas ka bere dhe Juridikun. Ish-presidentiTopi, ish pedagogu i Malajt, ka ndikuar se teoremi per ta emruar si Kryetar te Gjykates se Vlores. Ja keta kemi si gjyqtare ne.
Me 1fjale top muti edhe ky
TOPI KA NDARE ME KRSDHNIK SPAHIUN TAKSEN E REVOLUCIONIT TE RRENIMIT TE DREJTESISE NGA 100- 500 MIJE EURO PER KOKE GJYKATESI E PROKUHORI !
Domethene komisioni i vleresimit te Vettingut kalon kriminelet. .
Cfare presin shqipkaret?
Ne vend te dalin te rrezojne komisionin e Vettingut do vene te votojne si delet per hajdute dhe kriminele.
KU HAJDUT DHE MADHTRUES I NDYRE DUHET TE SHKOJE NE BURG SI KRIMINEL BASHKE ME PROTEKTORET E TIJ !
do te shtroj nje darke po e hoqen kete qelbesiren e Llakatundit.
Veteriner mundet te jete,por gjyqtar, JO,se vetem pardesyne mundet te KETE