Vini në fund të shkrimit emrin tuaj!

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

Pak fjalë për faqen popullore të gazetës Dita dhe për lexuesit e saj: një qeveri e përgjegjshme për fatet e popullit, mjafton të ndjekë me vëmendje shkrimet kritike në faqen e letrave nga qytetarë të thjeshtë në DITA për të ndëshkuar padrejtësitë dhe hajdutërinë marramendëse elitare që e kanë lënë këtë popull në shkallën e fundit të varfërisë, për të mundur të ekuilibrojë disi të paktën besimin e popullit, por “o balo të hëngërt tënja, se e ke të keqen brenda…”

Së fundi, të dashur shkronjës në këtë faqe, ju lutem, vini në fund të shkrimit emrin tuaj, qoftë edhe për ta vrarë poshtëruesen frikë shekullore, paçka që unë e kam paguar dikur koston e saj. Pa kosto, bota nuk ndryshon. Siri Sulejmani

Share This Article
3 Comments
  • Falemnderit per kshillen,por ne Demokraci secili e ka ne dore vete
    .Dikush voton hapun,….dikush fsheftaz,..
    rendesi ka me qen aktiv ne problemet qi kalon shoqenia ku jetojm.

  • Zoti Siri!
    Ne radhe te pare duhet te hapet vete shteti pastaj ne!!!
    Dmth, cdo shqiptar sot NUK E DI E NUK E KA NJE VEND se ku te qaje nje HALL te tij!!!
    Ne polici,me pare lajmerohet hajduti,qe ti ke informuar se polici!
    Ne gjykata:Kush ka PARE e POSTE TE LARTA fiton gjyqin!!!
    Tek qeveria:
    Ish ushtaraket kane 20 vjet,qe rropaten neper gjyqe per te fituar te drejtat e tyre financiare qe ue njeh ligji,por QEVERIA(as tani) nuk merr mundimin te SHPORRE POSHTE LIGJET,VKM-te APO UDHEZIMET POSHTERUESE E KRIMINALE,qe ka nxjerre BANDA e Sali Berishes,nder vite kunder tyre!!!
    Ne shtepi une jam 5 vete,nje eshte nje pension pleqerie(une) ,nje ne pune(gruaja),ndersa 3 femijte( me shkolle te larte) jane PA PUNE!!!!!!!!
    Megjithese familje e vjeter SOCIALISTE,djalin ma hoqi nga puna nje nga ata DREJTORET, ISH DOGANIER-HAJDUTE,qe tha Rama para ca kohe!!!
    Iku cuni im dhe mbajti nje SPIUN te PD-se,qe edhe dikur kete punen e spiunllikut bente,bile tani ky doganieri hajdut e beri ate edhe DREJTOR!!!
    Te rroni vete ,zoti Siri!!!
    Cfare te HAPEM UNE ME I ZIU,o SULEJMAN VELLAI?????
    Luhet buka e gojes e jo llogje kavaje!!!

  • Jun falemnderit te nderuar miq, ju a kuptoj hallin por une e kam merakun e shkrete te guximi per kunder pa drejtesise, pasi e kunderta atij i jep kurajo te gezojne ofiqet, pa u kujtuar se kush vuan, pastaje “shoket tane” demokrate e kane deklaruar ne menyre taksative se “SHTYPI ESHTE I LIRE” packa qe coku eshte djegur ndo nje redaksi, ndo nje makine, plagosur ndo nje gazetar…Epo kur u nda, ky rresk na ra. Patshi mbaresi dhe kurajo per te jetuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *