Mendoj se 23 qershori, do te jete nje dite teper e spikatur per te ardhmen e vendit. Shqiptarët kanë mbi shpatulla nje shtet qe eshte mbytur ne borxhe e qe ka nje efektivitet mizerabel. Shtet që nuk eshte me një tërësi, por nje llum organesh qeverisese, rezultantja e te cilave noton ne katastrofë. Por ne nje katastrof qe po e shumezon vehten me herë. E qe do ta ktheje ate ne nje konflikt, fundi i te cilit eshte nje falimentim total jo vetem ekonomik por edhe kombetar.
Vini re se si kane filluar te mermerisin “personalitetet” financiare, duke filluar qysh nga guvernatori i Bankes. Treguesit ekonomik jane ne nje ulje te pandalshme, te ardhurat ne nje renje te pafund, shpenzimet ne nje rritje te pakufi. Ja, kjo eshte perpjeka “titanike”, per te sjelle “lirine” ekonomike nga ana e nje komunisti stakanovist, ne krye te nje orkestre te çakorduar. Se bashku me ate ministrin e pareve tona, ne lodhen duke na fyer inteligjencen qofte edhe me minimale, duke na thene se rritmet e rritjes jane te papara, vitale. Pa parashtruar se per c’vend e kane fjalen, na japin disa perqindje qe te bejne per te vjelle.
Nuk ka vend ne bote qe nuk zhvillohet nga pikpamja absolute. Cilido qe kerkon te jetoje do te perpiqet ta beje kete lufte, si nje karakteristik e cdo qenje njerezore. Ashtu kemi bere edhe ne. Fat i keq i yni, qe ne krye vazhdojme te kemi nje njeri primitiv, metoda e vetme e te cilit eshte ajo e emulacionit socialist, 2 + 1, me te vetmin ndryshim. Ne vend qe 2 te perparuar te ndihmojne 1 te prapambetur, tani cdo nje mashtrues apo parazit udheheq 2 hallexhinj e 3 te papune. Sot rreth 5% e shqiptareve disponojne 95 % te pasurive kombetare. Edhe nje fëmi e di se nje fukara qe ka 100 kur shton 10, perqindja e rritjes eshte 10%, nderkohe qe nje i kamur kur ka 10 mije e shton 100 ajo eshte 1%.
E ja, kjo llogjike prej mashtruesi, e cila na ben me te ‘zhvilluar” se Gjermania, eshte kthyer sot ne ethe per te genjyer, e ne fantazi per te grabitur. Marrezia e madheshtise e nje injoranti eshte transplatuar ne trupin e gjymtuar te shtetit, e kjo tashme, eshte fundi i farses qe ka mbi 20 vjet qe luhet ne skenen e teatrit tone absurd e te mjere. “Eshte i cmendur ai njeri, thote nje mendje e mocme, qe duke qene i paafte te qeverise veten, kerkon te qeverise te tjeret”. Entuziasmuar nga urimet per “jete te gjate” kryeministrit dhe partise te tij eunuke, qe i benin disa fshatare ne rrethinat e Lushnjes, nuk kuptonte se per ata te “gjore” nje linje telash elektriku e nje grumbull tubash uji ishin me te rendesishem se ai dhe politika e tij “yrra, byrra”.
Email nga adresa: [email protected]