Të famshëm, të pasur, por para ligjit si gjithë të tjerët

anazapta

Fama i ndjek pas emrat e njohur të Hollivudit, mirëpo, është shumë pak e njohur se shumë prej tyre para karrierës së famshme, e disa edhe gjatë karrierës, kanë përfunduar prapa hekurave. Skandalet në të cilat ata janë përfshirë, e kanë rrënuar reputacionin e tyre, por jo për shumë kohë. Aktorja Reese Witherspoon dhe burri i saj, Jim Toth, ishin kapur nga policia duke drejtuar makinën tëd ehur.

Aktorja ishte munduar të dalë nga kjo situatë në mënyrë paksa agresive dhe i kishte pyetur policët: “A e dini ju emrin tim?”. Dhe kjo pyetje i ka dërguar të dy në qeli burgu për 24 orë.

Jennifer Lopez kishte përfunduar në burg sepse me të dashurin e saj të atëhershëm, Sean ‘P.Diddy’ Combs, ishin përfshirë në një incident me armë në një klub nate, ku ishte plagosur një person. Çifti ishte akuzuar për posedim armësh dhe pasuri të vjedhur.

Tashmë është botërisht e njohur se Lindsay Lohan për shkak të problemeve me drogën, vjedhjen dhe alkoolin, ka pasur probleme me ligjin dhe ka përfunduar në burg disa herë.

Dhe ajo për këtë përvojë ka deklaruar se e ka përjetuar rëndë, duke thënë se qelia e burgut ishte shumë e ftohtë dhe vendi më i tmerrshëm që ka parë në jetë.

Edhe pse këto femra nuk mund të lavdërohen me sjelljen e tyre, ka shumë meshkuj të famshëm të cilët popullaritetin e tyre e kanë rrënuar me dënimet me burg.

Në mesin e tyre janë edhe Robert Downey Jr,  50 Cent, Christian Slater dhe Mark Wahlberg. Mark, një aktor dhe këngëtar i njohur, ka përfunduar në burg për shkak të sulmit fizik ndaj një vietnamezi në rrugë, të cilin e rrahu me shkop bejsbolli.

Pas dy muajve në burg, ai kishte deklaruar se nuk do të krijojë më probleme, sepse nuk dëshiron të mbyllet sërish. / Zeri

Share This Article
1 Comment
  • Keta VIP-a do te benim mire te merrnin shtetesine shqiptare dhe te krijonin shoqeri me familjen Birisha, se me te tilla probleme nuk merret drejtesia jone dhe nuk mund t’a ule piacen e saj se jane njerez me bekgraun nga familje shpellaresh dhe barinjsh. por bie fjala edhe sikur keta te grabisin 3 milion e siper euro nuk i kap ligji, se jane brenda kuotes qe ka percaktuar Argita e Sales dhe nuk merret as prokuroria e jo me gjykate me te tilla ceshjte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *