“Mbërritur në këtë pikë, dua t’u bëj vetëm një pyetje të gjithë atyre që e kanë lexuar legjendën e përmendur: A nuk është dashuria ajo forcë që mund ta ngrejë të vdekurin nga varri? Kjo pyetje është kyçi që shkon e çel arkapijat, siç do të shprehej Migjeni”, Virgjil Muçi.
A u muros vërtet e gjallë Rozafa për të mbajtur në këmbë kështjellën? Pse Kostandini e martoi të motrën larg? Një njeri kërkon të shohë përtej legjendës dhe zbulon këndvështrime të tjera mbi mitet. Në romanin “Mëkati fillestar”(Botimet Pegi), Virgjil Muçi rrëmon në ndërgjegjen kolektive të popullit për të dhënë një këndvështrim tjetër nga ai që jemi mësuar të shohim prej shekujsh.
Një Rozafë tradhtare e murosur së gjalli e një incest mes motrës e vëllait, që ngre nga varri Kostandinin! Libri i Muçit mundet të shkaktojë debate mbi vërtetësinë e dy prej legjendave më të dashura për shqiptarët, por hedh padyshim ‘hije’ mbi legjendat në tërësi. A janë, vallë, patriotizmi, besa, flijimi dhe vetësakrifikimi për hir të atdheut thelbi i vërtetë i tyre? Vetë shkrimtari në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” thotë se “kjo nuk do të thotë se çdo përpjekje për ta rishkruar është një sakrilegj dhe shkrimtari është një përdhosës i të ashtuquajturit nder kombëtar”. I pyetur se pse ka vendosur të rrëzojë mitet, Muçi thotë: “Nuk mund të them se kam vendosur të rrëzoj apo të marr nëpër këmbë mitet dhe heronjtë e tyre në shenjtërinë e vet, siç do të shprehej Migjeni. Në fakt rrëzimi dhe përdhosja e tyre shpesh ka një haraç që, detraktori, pra, njeriu që merr përsipër këtë gjë lypset ta paguajë”.
– “Mëkati fillestar” a është një provokim nga ju për një publik të rritur me mite?
Më shumë se një provokim është një sprovë për të këqyrur sesa e gatshme është një shoqëri si e jona, por jo vetëm e jona, për të kthyer kryet pas dhe për të këqyrur me sy kritik gjithë atë korpus dijesh me të cilin është ushqyer dhe edukuar qysh në moshë të njomë. Kam këtu parasysh një brez të tërë si imi, i cili u mëkua me mite historikë e letrarë, dhe iu kërkua të pranojë gjithçka pa pyetur dhe, sidomos, pa hedhur ndonjë vështrim kritik mbi atë që i ofrohej. Pa kryer këtë proces katarsisi, do ta quaja, zor se do të kemi një marrëdhënie normale, të esëllt me veten tonë dhe realitetin. Duke shkruar këtë libër, fillimisht në mënyrë krejt të pavetëdijshme kam ndjekur një këshillë të Lukianit, kur thotë se, i duhet përmbajtur parimit për ta ritreguar një mit, kësisoj s’ka për t’u besuar domosdoshmërisht. Legjendat dhe mitet janë një libër i hapur, të cilat, gjithsekush mund t’i lexojë e gjykojë si të dojë. Askush nuk ka dhe nuk mund të mëtojë të ketë të drejtën e patjetërsueshme mbi to.
– Si lidhet Ernest Koliqi me librin tuaj? Ju e keni personazh kryesor atë?
Takimi me Ernest Koliqin në Bibliotekën Kombëtare, më sak i librit të tij në një prej rafteve të saj, ishte diçka fatlume për mua. Them fatlume ngase duke shfletuar e lëçitur punimin e tij “Si lind në Shqipëri një këngë popullore” hasa në elementin koaguluese të lëndës letrare që kisha prej kohësh nëpër duar dhe, kësodore, gjeta kyçin për të kaluar nga një pamje e triptikut tim letrar te një tjetër e kështu me radhë; të tria pjesët janë shkruar si novelëza më vete, por lypset pasur parasysh se janë konceptuar si një vepër unike. Pamja e Parë nuk shërben vetëm si një kyç, por, edhe si një mekanizëm logjik që vjen në ndihmë për të shpjeguar, së pari, dhe, kuptuar, së dyti, teknologjinë e shestimit të mitit, i cili fsheh në rropullitë e veta ngjarje reale që, për një arsye ose një tjetër – arsye që s’kemi për ta mësuar kurrë në të vërtetë – krijuesi ka dashur ta fshehë pas vellos së mitologjisë. Këtë proces e kam shtjelluar gjerë e gjatë në epilogun e librit, ndaj nuk po ndalem më tej.
– Nëse gërmojmë përtej legjendës, çfarë do gjejmë, atë që ka gjetur Ernest K.?
Duke hulumtuar me pasionin e eksploratorit, Ernest K. zbulon diçka tronditëse, diçka që shemb një idhujtari, që venit një adhurim gati-gati qiellor dhe i jep të kuptojë se kënga (arti, me fjalë të tjera), ashtu si politika, media, mund të shndërrohet në një instrument deformimi të realitetit, të manipulimit të opinionit publik për një arsye ose një tjetër, por kurdoherë të mbrapshtë, për t’ia përcjellë më pas kumtin e gabuar asaj që e quajmë kujtesë kolektive, e cila, shtresë pas shtrese shndërrohet në të ashtuquajturën kujtesë historike.
– A i trajtojmë jetët tona si legjenda, pra duke fshehur disa mëkate fillestare, duke pastruar gjithë ç’nuk i shkon asaj që ne duam të dukemi a të jemi?
Çdo shoqëri përmes legjendave të veta, qofshin ato krijesa të moçme ose sajesa të kohëve moderne ku jetojmë, krijon një perde tymi si oktapodi që lëshon lëngun e errët për t’u fshehur e marrë arratinë prej kundërshtarëve ose vetvetes. Njerëzimi ka nevojë për legjendat, ndaj dhe i krijon në çdo kohë, ashtu siç, paradoksalisht, ka nevojë për mite të rremë, siç i quante Migjeni ynë. Marrja për një kohë të gjatë me këtë korpus të krijimtarisë popullore – dëshiroj të kujtoj këtu një punimin timin të para disa viteve që shtjellonte një lëndë të ngjashme me titull “Erotikoni dhe Satirikoni” – më ka shtyrë drejt arsyetimit se legjendat nuk janë dhe një produkt që lidhen me një periudhë të foshnjërisë së njerëzimit. Tezës që i sheh si akte krijimtarie të njeriut primitiv, i cili për shkak të kufizimeve të veta dhe pamundësisë për të shpjeguar ndodhi të caktuara shkon e u vesh një trajtë fantastike, i vë përballë hipotezën se ka ngjarë pikërisht e kundërta e asaj çka pohohet dhe mëtohet më lart; legjendat janë produkt i një mendjeje të sofistikuar, gati-gati djallëzore për gjith’ato arsye që përmendëm më lart.
– Ajo çka kuptohet prej librit tuaj është se Kostandini përtej marrëdhënies familjare, kishte një tjetër marrëdhënie me të motrën, Doruntinën. Përtej trukeve të letërsisë artistike, ku i bazoni ato që keni shkruar?
Në leximet dhe fantazinë që ushqen krijimtarinë e tij letrare. E përsëris letrare; shkrimtari nuk është si historiani që një tezë të vetën duhet ta mbështesë në dokumente dhe vetëm në dokumente për të qenë i bindshëm në sytë e lexuesve dhe kolegëve. Nga ky këndvështrim edhe legjenda që përmendni ju, pra ajo e Kostandinit dhe e Doruntinës, nuk është një vepër historike, është thjesht një fikcion dhe si e tillë është mëse normale që një shkrimtar ta lexojë dhe interpretojë në mënyra të ndryshme. Fjala vjen, ne të gjithë jemi rritur me rrëfenjat e mrekullueshme të Kutelit te “Tregime të moçme shqiptare”, një ëndje që e provojmë edhe sot e kësaj dite kur e marrim në dorë atë libër dhe e rilexojmë, por kjo nuk do të thotë që ai është leximi i vetëm që mund t’i bëhet asaj legjende, nuk do të thotë se çdo përpjekje për ta rishkruar është një sakrilegj dhe shkrimtari është një përdhosës i të ashtuquajturit nder kombëtar. Mbërritur në këtë pikë, dua t’u bëj vetëm një pyetje të gjithë atyre që e kanë lexuar legjendën e përmendur: A nuk është dashuria ajo forcë që mund ta ngrejë të vdekurin nga varri? Kjo pyetje është kyçi që shkon e çel arkapijat, siç do të shprehej Migjeni.
– Ndërkaq, Rozafa shihet ndryshe nga ju. Murosja duket ka ardhur si pasojë e tradhtisë nga ana e saj, një tradhti bashkëshortore?
Pa dashur t’u kthehem argumenteve të mësipërm dhe të orvatem të ndërtoj një alibi për atë që kam shkruar, çka nuk kam ndër mend kurrsesi ta bëj, dua ta ftoj lexuesin të flakë tej aureolën e shenjtërisë me të cilën e ka rrethuar legjendën dhe ta shoh atë si një ngjarje reale, e cila ka ndodhur diku pranë ose larg nesh dhe në të cilën janë përfshirë njerëz me mish e me gjak, njerëz me vese dhe virtyte, si ata që na rrethojnë në jetën tonë të përditshme, dhe jo shenjtorë e virgjëresha. Sado paradoksalisht të tingëllojë ishte fantazia që, teksa lexoja e stërlexoja “Legjendën e Rozafës”, kuturisa në shtigje, me gjasë të pashkelura dhe ngrita ato pyetje që i shkojnë më për shtat një detektivi sesa një shkrimtari: Si ka mundësi që muret që ngrihen ditën të vithisen natën? Dhe më tej, Kush të ketë gisht në këtë mbrapshti? E më tej ende, çfarë fshihet vallë pas këtij misteri shkatërrimtar?
– Pse keni vendosur t’i rrëzoni mitet?
Nuk mund të them se kam vendosur të rrëzoj apo të marr nëpër këmbë mitet dhe heronjtë e tyre në shenjtërinë e vet, siç do të shprehej Migjeni. Në fakt rrëzimi dhe përdhosja e tyre shpesh ka një haraç që, detraktori, pra, njeriu që merr përsipër këtë gjë lypset ta paguajë. Migjeni vetë është një shembull i njeriut që e ka paguar atë haraç, duke qenë se u përpoq t’ia heqë bragashkat shoqërisë ku jetonte. E vërteta është se unë nuk mëtoj të marr mbi shpinë një barrë të atillë, thjesht jam rrekur të bëj një lexim ndryshe të dogmës, nëse mund të shprehem kështu. Me fjalë të tjera, të zhbiriloj me syrin e psikoanalistit – në letra ka plot raste kur shkrimtari shkon dhe e merr përsipër këtë rol – për të mbërritur në atë çka në libër e kam quajtur thelb racional. Ka një shprehje të Ajnshtajnit që e shoh me vend ta citoj këtu: “Me logjikë mund të shkosh nga pika A në pikën B; me fantazi mund të shkosh gjithandej”. Udhëtimi im me krahët e fantazisë më ka çuar në ato vise që lexuesi mund t’i sodis përmes leximit të librit tim.
– A jeni përgatitur për një debat të mundshëm mbi ‘njollosjen’ e miteve?
“Mëkati fillestar”, pra, i imi, kësisoj unë marr përsipër barrën e “fajit” është një ftesë letrare, por jo vetëm letrare, për të hapur një diskutim rreth miteve e mitologjive që kanë kapërthyer shoqërinë tonë dhe botën e saj shpirtërore. Për hir të së vërtetës, përtej çdo gjykimi ose paragjykimi ky diskutim është shprehje e një shkalle pjekurie dhe emancipimi të një shoqërie dhe i të gjithë segmenteve të saj. Kështu që, metaforikisht, unë kam shtruar gostinë me haje e verë të vjetëruar, ndaj, bujrum çdokush është i mirëpritur të ulet rreth kësaj tryeze dhe të shijojë atë çka është servirur. Por, siç ndodh në kësi gostish, dikujt ia ka ënda të kthejë një kupë më shumë dhe t’i jap gjuhës e nëmë e mallkojë, çka është pjesë e debatit a e dafrungës letrare, quajeni si të doni!/GSH

pas degradimit si popull vjen dhe degradimi i virgjilive
nuk dua ta ofendoj por njerzit i njoh nga fytyra..dhe ky palo shkrimtar,kritik apo pervers duket qe KA simtoma incesti ne te vetet..cfare faji ka ky komb qe ta perdhosni
kush i paguan keta qenie me devijime seksuale eh mendore
pse nuk merret njeri me bandat mafjoze qe po e pushtojne ate vend..jemi kthyer ne Kolumbi
Ne masakren e Elbasanit gjithe shtypi shqiptar u perfshi ne pershkrime ..ng ahyri nga doli kush vrau..historite e vrasjeve..por asnje per bese nuk analizoi
PSE U KTHYEN NE KOLUMBINE E EUROPES..NE AMERIKEN E VITEVE 30..APO NE SICELINE E VITEVE 60…..prandaj lulezojne heteroseksuale si ky Virgjil muqi..qe qenka mahnitur me fashistin KOLI QI
TURP QE BOTOHEN KETO PERVERSITETE NE NJE KOHE QE AI VEND PO SHPERFYTEROHET
Te thuash Virgjil Muci eshte e barabarte me si te thuash, Virgjil Muti dhe biles mut i biri i mutit.Si guxon ky qen bir qeni te perhape shpifjet e shovinisteve serbe,Si guxon kyfunderine te perhape shpifjet e armiqve tane te betuar,sic jane sllavoserbet.Ai sigurisht qe paguhet nga serbet per shpifje te tilla.Une po ta kisha mundesine dhe tja dinja adresen,do ta zhduknja fizikisht ate plehre,por mua akoma me shume me vjen keq per gazetat qe i botojne keto shpifje,sic duket edhe gazetaret kane filluar te mbajne anen e armiqve tane,derisa botojne pislleqe te tilla.
Nuk eshte histori! Eshte mithollogi! Diskutonim mbreme me nje nxenes te klases se nente ketu ne Amerike! Diskutonim rreth “Greek Mythology” > Ra fjala se si e ema e Achillies e beri te vdekshem vetem ne tendenin e Akilit! Nje thoshte se e kapi nena nga thembrat dhe e futi ne ujin e bekuar e dikush se e lyeevi me cremin e pavdekshmerise duke ndenjur mbi thembrat etj. Nuk eshte histori eshte gojedhene! A ka patur incest ne Shqiperi? Historikisht po! A ka patur tradheti bashkeshortore? Patjeter! Vetem dashuria e ngre te vdekurin nga varri vetem kur s’kane bere asnjehere seks ose vetem njehere! Lereni imazhin menjane ! Nuk eshte histori!
greko-serbi investon… prej dy shekujsh…
Gjynah, ne cfare duarsh ka rene kombi yne. Filloj dhe isisizimi i trashgimise sone orale. Keta si ky zoteria jane pseudoshkrimtaruc pa pike fantazie dhe me nje psikologji narciziste qe mungesen e tyre te kreativitet e plotesojne duke bere sensacione me thesaret e trashgimise popullore. S’ka fare rendesi legjenda e Kostandinit, rendesi ka kjo shterpesi mendore e atyre qe presupozohen te jene “elitat” tona. Kjo eshte fatkeqesi.Ne nje bote ku cdo dite shpiken mite per te mbajtur kombet lidhur dhe percuar mesazhe pozitive ne shoqerite perkatese, keta donkishotet tane vejne e i shkaterrojne per te arritur sensacione dhe per te prishur te paktat vlera qe na dallojne disi nga kombe te tjera. Qe shoqeria shqiptare po shthurret e shkon ne rrokopuj cdo dite e shohim, por qe kjo te behet me qellim nga te predispozuarat elita eshte nje fatkeqesi.
Keta muter( te me fale redaksia) jane perverse vete dhe po hedhin balte edhe ne gojedhanat me te bukura te ketij kombi. te vjen keq ta thuash, se jemi ankuar per diktaturen ne shume drejtime, por paska pasur te drejte Dulla qe i ka mbajtur nen zap keta zagare te peshtire, qe nje kombi te vogel si i yni po mundohen ti shkaterrojne cdo gje qe nga Heroi Kombetar deri tek gojedhanat. Bota i mban e i ngre lart gojedhanat e veta, ne ku te shkaterrojme ate vlere kulturale dhe historike qe kemi. Zot ruaje Shqiperine e ngrate nga keta zaberhane te ndyre!!!!!!!!!!!
!!!
Autori Virgjil Muci ka hedhur nje hipoteze per diskutim, sigurishtqe nga ky diskutim nuk perjashtohen edhe jo profesionistet!? por kjo nuk do te thote qe cdo komentues me ate “patriotizmin” e tij ka te drejte! Sharjet dhe ofendimet nuk jane argument ne favor te komentuesve!
Edhe vete autori me iden e hedhur nuk ka marre persier ta njehesoj veten si etalonin e vertetesise
Per shkak se vijne nga muzgu i historise, sigurisht mitet e legjendat kane qen e mbeten mite e legjenda Pavaresisht vertetesise se tyre.
per ti ndricuar ata sadopak duhet mendje e ftohte dhe mundesisht specialiste te fushes.
Te gjithe e dine qe mitet dhe legjendat jane krijuar per te percjelle mesazhe tek brezat e mevonshem.Te gjithe popujt e botes kane te tilla. Legjendat e Rozafes dhe te Konstandinit jane nga me te bukurat qe ka bota dhe ne duhet te jemi shume krenare se ato tregojne egzistencen tone te lashte para botes. Vetem te huajte qe jane te interesur per te mohuar egzistencen tone te lashte duan te zhdukin te kaluaren tone si popull,d.m.th te tregojne se ky truall me emrin Shqiperi ka qene bosh etc. Shkrimtaruci qe e kam si neveri ti permend edhe emrin ose e ben nga paaftesia per te njohur kuptimin e vertete te legjendave ose e ben per te terhequr vemendjen e lexuesve per te shitur pacavuret e tij me sensacione te tilla. Me e keqja do te ishte ne se e ben per tu sherbyer te huajve, kryesisht fqinjeve tane shovene. Fakti qe ai permend shemmbullin e E. Koliqit tregon se ai eshte vazhde e antishqiptarizmit. Ne e dime te gjithe se E.Koliqi ishte personi qe e donte Shqiperine si pjese e patjetersueshme e perandorise Italiane. Ai ishte personi qe e pershendeti ardhjen e Italise si fat i madh i Shqiperise etc.Sigurisht ai p[erpiqej te tregonte se nuk ka histori dhe kulture shqiptare. Ky vend eshte empty dhe duhet te jete shtojce e te tjereve. A thua se shkrimtaruci i diteve tona me emrin e famshem latin Virgjil nuk e ka ditur kete ? Arsyea te thote se e di. Komentin e metejshem le ta bej secili qe do te lexoje kete. Per sa me takon mua une mund ti them ketij percmuesi te trashegimise se kultures shqiptare si edhe te tjere perversave si ai qe kurre nuk kane per tia arritur qellimit te tyre antishqiptar, mbasi heret ose vone ne do ti hedhim ata ne koshin e plehrave.
O ti zoti Jimi me J, nuk ka hedhur asnje teze virgjili, se Kostandini eshte nje Legjende dhe prejardhja e tyre eshte e pavertetuar kurse qellimi i tyre eshte percjellja e mesazheve te caktuara. Virgjili s’eshte studies, por nje shkrimtaruc qe me manin me te fundit tone ” te bejme nje liber ta kemi” ka shkruar dhe ai nje liber. Eshte perdredh eshte s’perdredh, e ka pare qe si ka ecur, e si ka ardhur gje ne mend, dhe ka marr e ka ri-nxjerr nje teori tjeter per nje legjende, e cila ne fakt tashme eshte bere terkuz ( Kadare, ky, dhe ka patur dhe shkrimtar te tjere qe e kane perdorur). Ndaj s’ka gje ketu per tu diskutuar. Ne te gjithe e dime qe ai ka bere nje krijim letrar, por ajo qe me shqeteson mua psh eshte : kaq keq te bie nje njeri, sa te godas vlerat e nje legjende, sa per te shitur nje liber te shpifur? Shume fatkeqesi.
Virgjil Muci ka kulture. Por ajo qe nuk me pelqen ne kete histori dhe ne kete katund me emrin Shqiperi eshte reklama jo shume e ndershme.
Per incestin mes Kostandinit dhe te motres Doruntina ka shkruar Ismail Kadare ne romanin ”Kush e solli Doruntinen”. Pra, nuk flasim per ndonje gje te re.
Tek miti i murosjes, Muci perpiqet me te drejte te shpjegoje mitin, por mendoj se per ta analizuar kete ka edhe disa skenare me miklues dhe interesante…Natyrisht nuk mund t’i permend ketu, por ne librin tim..
Persa i perket personave qe thojne se autori eshte pervers, doja te thoja se e gjithe doktrina fetare eshte mitologji dhe si e tille eshte nderturr mbi nje mekat te pare.. Ky mekat i pare nuk eshte ngrenia e molles se ndaluar, por vrasja e babait dhe ngrenia e trupit te tij per te shkuar me pas me femrat e fisit… Pesha e fajit e shoqeron njerezimin deri ne ditet e sotme.
Nuk e kam lexuar librin e Ismaili Kadarese . por po me habit fakti qe edhe ai te jete ne kete linje kaq te ulet !!!
ti flet sikur je Virgjili, perdor te njejten gjuhe. Ikni more me gjithe ismail e me gjithe muterit e tjere, se te shikosh ne kete prizem, me te vertete je pervers vete, dhe ismaili eshte i njohur si pervers prandaj i shkon mendja per perversitete.
Ja llogjika idiote e perverse o Virgjil. Ti thua:
“””Mbërritur në këtë pikë, dua t’u bëj vetëm një pyetje të gjithë atyre që e kanë lexuar legjendën e përmendur: A nuk është dashuria ajo forcë që mund ta ngrejë të vdekurin nga varri? Kjo pyetje është kyçi që shkon e çel arkapijat, siç do të shprehej Migjeni.”””
Sipas perversitetit tend na dalka, se jo dashuria e motres per vellain e ngriti nga varri, por dashuria perverte. E kupton llogjiken per perversi qe ke o Moskopolitos, aka Virgjil?
ti flet sikur je Virgjili, perdor te njejten gjuhe. Ikni more me gjithe ismail e me gjithe muterit e tjere, se te shikosh ne kete prizem, me te vertete je pervers vete, dhe ismaili eshte i njohur si pervers prandaj i shkon mendja per perversitete.
Merimanga serbo-greke e ka shtrire rrjeten e saje ne cdo qelize te jetes se kombit shqiptare. Pas shekujsh roberie ky popull qe nuk i lejohej as gjuha e tije te mesohej nga roberia politike otomane dhe shpirterore bizantine. Per te ringjalle boten e tije nga me te pasurat kulturore dhe njerezore bijte e ketij populli ne cdo vend te botes qe jetonin luftuan me mish e shpirte derisa arriten ne nje njohje dhe rizgjim te asaj qe quhet ndjenje kombetare por qe u emerua RILINDJE. Antirilindasit nuk mungonin dhe arrinin deri ne krime me vrasjen e atdhetareve te shquar te kesaj periudhe te lavdishme te kombit shqiptar. Dora antishqiptare drejtohej nga greko-serb, me e erreta ishte me veladon te zi dmth nepermjet fese, shqiptari antishqiptar akoma nuk merrte guximin ne poshterimin e vetvetes . Krijimi i shtetit shqiptare rizgjoj ndjenjen atdhetare dhe e gjithe ajo klase shoqerore e shkolluar kudo ne bote ju perkushtua kombit te vete duke nxjerre ne drite gjithcke nga erresira shekullore. Qe nga krijimi i shtetit shqiptare dhe deri ne zhberjen e tije rreth vitit 1991 antishqiptarizmi ishte vetem prone serbo-greke dhe e botes se tyre raciste antishqiptare, dmth shqiptari ANTISHQIPTAR nuk merrte dote guximin te villte vrere ndaj vetevetes. Shkaterrimi i shtetit solli qe kerpudhat helmuese te nxjerrin koke dhe hedhin helmin e tyre mbi cdo lloj krenarie e cila mbulohej me petkun antikomunist. U shquan ne kete fushat ANTISHQIPTARE te cilen e vazhdojne edhe sote LUBONJA, KAPLLAN RESULI (cilesohet si akademik shqiptare) PLASARI etj. Shume te tjere na ngriten ne qiell nje Austro-Sviceran OLIVER SCHMITTqe e quan veten albanolog dhe nxori nje liber antiskenderbe i vetmi qe perbalte heroin pas me shume se 600 vjetesh. Se fundi pa thene qe do jete i fundit, na del njefare VIRGJIL MUTI. Vreri antishqiptare i gatuar per shekuj ne guzhinat serbo-greke tani i gjeti percjellesit e vete shqipfoles duke u bazuar tek keta mjerane dhe maskarenje qe mireqenien e tyre personale e gezojne me perbaltjen kombetare. Personaliteti i ketyre mjeraneve ashte aq i ulet sa te le te besosh qe vlerat e tyre familjare kerkojne ti pergjithesojne. Ky maskara duhet te jete patjeter abuzues familjare perdhunues i femijve te tije apo i vellezerve dhe motrave te tije. Jam i sigurt qe nje shtet serioz duhet te marri ne pyetje familjaret e tije per abuzime gjinore. Fytyra e tije (ana fizike) te le pa mendje te besosh nje gje te tille.
Ne vend te replikes!
E nderuara zonja apo zonjush Mira!
Nuk po analizoj si specialist. Eshte e njohur legjenda e murimit ne kalane e Rozafes. per mua mesazhi qe percjell kjo legjende me te cilen ne mburemi eshte. Se pari, ne shqiptaret cdo gje qe e ndertojme diten e prishim naten, dhe se dyti, besa me te cilen ne mburemi aq shume, ku evidentohet ketu?
Jane tre vellezer qe ne menyre kolegjale, marin nje vendim te dhimbshem, te murosin njeren prej nuseve se ciles do ti binte shorti per te cuar ushqimin tek tre vellezerit te cilet ishin ustallaret qe po ndertonin kete kala, e cila sipas legjendes kerkonte nje kurban. Ky vendim deri ne momentin qe do te cfaqej nusja e njerit prej vellezerve do te mbashej i fshehte., por per cudi, ky vendim nuk u mbajt nga dy vellezerit, i vogli qe e mbajti te fshehte ate, e pesoj!?
Per mua ketu nuk kemi te bejm me mbajtje te fjales apo te beses, por kemi te bejm me shum me besprerje.
Me kete legjende nuk ke se si te ndjehesh krenar me keta dy vellezer besprer
Se treti, me kete mendesine e sotme, me kete legjende do te isha krenar, sikur keta tre vellezer te mernin vendim, jo per te muruar nje nga nuset, por te murosej njeri prej tyre. C’ishin keta orakuj qe vendosnin per jeten apo vdekjen tjeterkujt!?
Per mua mesazhi i kesaj legjende eshte,se i drejti i ndershmi gjithmon e peson!
Ja pra e nderuar zonjush per te njejtin subjekt, ka kendveshtrime te ndryshme.
Jim Ke te drejte,
Kjo gojedhane vec te tregon shume bukur realitetin e jetes, se kush eshte i ndershem gjithmone e peson. Ti kete e ke ne familje, ne shtet, e kudo. Nuk jemi vetem ne qe kemi beseprerje Beseprerja eshte ne natyren e njeriut, por ta kthesh si gojedhane ne faktin qe nusja e vogel u murua se kishte tradhetuar te shoqin, kur populli nuk e thote nje gje te tille ne gojedhane, kjo eshte perversiteti qe i indinjon njerezit.
Gazeta Dita!
Pse beni publike permbajtje te tilla?
Kujt i sherbejne? Me siguri lepurushi fle tjeter kund….
Sa rrotull po i bini?? Legjenda e Konstandinit ka si bosht Besën ..besën ore besëëën!! Dhe eshte besa e dhene qe e ngriti ate nga varri. Dhe ky Virgjiluc qe eshte ne krize per te bere pak emer po perpiqet te mohoje ate pak vlere qe i ka mbetur shqiptarit megjitheqe cdo gje qe po ben kjo politike e pramshte por shperfytyron shqiptaret, besa eshte virtut shqiptar.
Lereni mjeranin te shkruaje dhe te pije kafe me Rita Petron
Drejtuar gjithe komentuesve : Te gjitha mllefet , inatet , kritikat e renda , ofendimet dhe mallkimet qe i beni Virgjil Muçit , jane sa te pa drejta , aq edhe te pa menduara mire , per disa arsye :
E para , libri i ketij autori , eshte nje koment , nje analize dhe nje mendim personal i tiji , ne lidhje me dy legjenda , ate te Kalase se Shkodres , qe eshte origjinale shqiptare dhe qe askush nuk mundohet te na e “grabisi”dhe legjenda tjeter , ajo e Kostandinit dhe Doruntines .
E dyta , te shkruash e analizosh , madje edhe te dyshosh ne kuptimin dhe ndjesine e nje legjende , eshte e drejta e çdo njeriu , apo letrari , kushdo , ka lirine te mendoje e te shprehet si te deshiroje .
Ju anatemoni shkrimtarin , sepse ai tenton te permbyse mitin e BESES , te legjendes se Kostandinit e Doruntines , duke e perceptuar juve kete , si nje turp , apo ofendim per virtutet e popullit tone dhe pozitivizmit qe ajo legjende perçon ne breza . Duhet te dini , qe , kjo legjende , eshte e shkruar dhe e njohur ne shume popuj e vende te tjera , duke filluar qe nga Hungaria , Armenia , Rumania , Çekia , Austria , Greqia dhe te gjitha vendet e tjera ballkanike , perfshi edhe sllavet e jugut . Te gjithe keta popuj , e quajne te tyren kete legjende , madje , duke qene se , te gjithe keta popuj , kane shkruar qindra vjet para nesh , te nxjerrin perpara , shkrime gati mije vjeçare , per te vertetuar pronesine e legjendes . Askush nuk e permend si legjende shqiptare . Pse , atehere , domosdoshmerisht , legjenda e Kostandinit e Doruntines , te jete shqiptare ? Edhe ne shkrimet e ketyre popujve , legjenda e Kostandinit , ka te njejten permbajtje , por ndersa , emri i Kostandinit eshte ne te gjitha gjuhet i njejte , emri i Doruntines , ndryshon sipas vendeve . Greket p.sh. , e quajne Dhoqine , madje edhe ne tekstet tona shkollore , motra e Kostandinit , quhet Dhoqine . “Me cin erdhe , moj Dhoqine ? – Une arç me Kostandine . Ç’Kostandin , te ardhte gjema , Kostandini i vdekur , Çben tre vjet pa tretur ?” Keshtu thuhet ne librat tona te leximit letrar . Dhe gjuha eshte ne dialektin e jugut . Atehere , kush e verteton , qe legjenda eshte shqiptare ? Nje analize e thelle e kesaj legjende , eshte bere nga kolosi i letrave shqipe Ismail Kadare , ne vepren e tij “Kush e solli Doruntinen “dhe une nuk kam aspak nder mend te replikoj me Kadarene , sepse ai , shkruan dhe analizon kete legjende , me shpirtin e nje shqiptari , patrioti e postrilindasi , qe e do me shpirt popullin dhe Atdheun e tij , duke u perpjekur t’a ballafaqoje permbajtjen e legjendes , me virtytet e popullit tone , por sadoqe mundohet e sforcohet me te gjithe talentin e tij te rralle , nga Kadareja del e vetmja gje shqiptare ; BESA . Madje , edhe titulli i Kadarese , eshte me kuptimin , se “kush e ka nxjerre ne drite kete legjende” , cili popul , sepse permbajtja e saj , eshte me te vertete madheshtore . Kadareja , si gjeni qe eshte , nuk mund te merrte persiper te shpaloste pronesine shqiptare te legjendes , pasi nuk ka fakte e prova te mjaftushme per kete dhe do te humbte pike edhe para opinionit intelektual te huaj , qe Kadarene , e njohin mire . Megjithate , edhe pse e ka superanalizuar kete legjende i madhi Kadare , kjo nuk do te thote qe nuk kane te drejte t’i kthehen edhe te tjere shkrimtare , si Virgjil Muçi , apo kushdo tjeter . Natyrisht qe , kjo eshte nje legjende preosmane , atehere kur per shqiptaret , apo iliret (quajini si te doni) , çeshtje e beses , ishte proverbiale dhe e mbeshtetur edhe ne fakte e ngjarje , por me vone (dhe ketu ka te drejte Virgjili) , neve shqiptaret , nuk u treguam aspak te beses . Nuk eshte normale , madje eshte e rralle ne Bote , qe , nje popull i pushtuar per 500 vjet nga hordhi aziatike , pa asnje ngjashmeri me pushtuesin , te çkisherohet ne 60% te popullsise , e te marre , per arsye nga me te ndryshmet , fene myslymane . Asnje nga fqinjet , nuk imitoi veprimin tone , madje krijoi urrejtje e armiqesi ndaj nesh , qe per fat te keq , ne nje fare mase , vazhdon edhe sot . Po , neqoftese kjo tradheti fetare , ishte e rralle ne Bote , dashuria qe , nje pjese e madhe shqiptaresh , tregojne akoma e sot per Turqine , eshte shembull i pa pare ne asnje popull tjeter . Konvertimi i shqiptareve , ishte nje prerje e madhe BESE , nga ana jone , te cilen e pasuan me dhjetra e qindra pabesira , qe beme gjate Historise se mevonshme , duke u bere bashkepuntore ne ndihme te pushtuesit te rradhes . Pra , neve nuk jemi te beses , por te interesit . Deri edhe ne dhjetvjeçaret e fundit , kur dolem emigrante , serisht kthyem besim e fe , duke u pagezuar , a thua se benim nje loder qesharake . Atehere , a mund te jemi neve pronare te legjendes se Kostandinit e Doruntines , ku simbolizohet BESA , me kete biorafi pabesie qe kemi si popull ? Mendoj qe JO .
Sa per legjenden tjeter te Kalase se Shkodres , qe eshte shume e bukur dhe e rralle si permbajtje dhe qe e pelqejne shume edhe te huajt , eshte plotesisht prona jone dhe askush nuk e njef si te veten , e askush nuk don t’a pervehtesoje . Vetem se ka nje te keqe kjo legjende , PA BESINE .