Viron Bezhani është zgjedhur president i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, pas votimit në Asamblenë e zhvilluar dje në në Hotel Tirana International. Bezhani mori 48 vota kundrejt 21 që mori kandidati tjetër, Genc Boga, ndërsa dy fletë-votimi rezultatin të pavlefshme. Veç tyre, kandidat ishte edhe Martin Biba, i cili dha dorëheqjen para se të fillonte procesi i votimit, me arsyetimin se kishte pasur pengesa nga Komiteti Ekzekutiv dhe se nuk kishte pasur kohën e nevojshme për të promovuar programin e tij. Zëvendëspresident u zgjodh Gjergji Ruli, i cili mori 37 vota nga 34 që mori kandidati tjetër, Vojo Malo. Ela Tase, Agron Cuka, Gjergj Liqejza, Ilir Gusho, Gëzim Panariti, Erald Dervishi, Skënder Anxhaku dhe Majlinda Pilinçi u zgjodhën anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të KOKSH_it. Në votim morën pjesë 34 federata, 7 Komitete Olimpike Rajonale të njohura nga KOKSH-i, 4 shoqata, Komiteti Paralimipik, 10 anëtarë me tituj individualë dhe dy përfaqësues të sportistëve olimpistë, Romela Begaj e Adriatik Hoxha. Presidenti Bezhani tha se e konsideron zgjedhjen “jo si një fitore personale, por si një fitore të Komitetit Olimpik. Ne duhet të bashkohemi që të gjithë bashkë përpara, në të kundërt nuk mund të ecim dot”.

Pune te mbare zotit Bezhanit. Ka qene sportist e mesues i perkushtuar dikur, shpresoj
te kete mbetur ai i vjetri ne keto kohe fortune.
Urimet me te mira.
Bello, vazhdon sekretarllekun e tije edhe kater vjete te tjera(ka 16 vjete).
Delfinet e radhes jane I shemtuari Bezhani dhe matrapazi Dilaveri.
Gezuar!!!!!!!!!
po ky ka pamje ..si mundet t behet ky