Ndërkohë që në shkollat e Tiranës dhe Durrësit vazhdojnë alarmet për bomba, në një rast policia ka arritur të prangosë një adoleshent. Ermir V. u vu në pranga për shkak se kishte lënë një çantë tek shkolla “Petro Nini” në Tiranë, me një mbishkrim: “Bombë për qeverinë”. Adoleshenti anti-qeveri po hetohet për përhapjen e informacioneve që sjellin panik. Por 17-vjeçari ka thënë në polici se nuk ka asgjë me qeverinë, por thjesht kërkonte që të bënin një ditë pushim. “Çantën e lashë meqë është kthyer në modë kohët e fundit”, tha ai. Shokët e adoleshentit thanë se ai është një fans i këngëtarit Stresi, i arratisur së fundmi nga policia. Me sa duket këta do bëhen zap vetëm kur t’i bëjnë ndonjë thagmë vetes apo shoqërisë.
