Virusi i frikshëm që po përhapet në Brazil, ja çfarë shkakton

Saimir Lleshi

Në Brazil po shtohet frikshëm numri i fëmijëve që lindin me koka të deformuara. Shkak është një virus i quajtur “Zika”, i cili ka prekur nënat gjatë shtatzënisë.

Që nga tetori, numri i të prekurve është 3 893 ku vërehet një rritje ditët e fundit. Virusi “Zika”, transmetohet nga kafshimi i mushkonjës “Aedes Aegypti”, e cila përhap gjithashtu edhe ethet tropikale.

Brazili po përjeton shpërthimin më të madh të virusit ‘Zika’.

Virusi Zika ka vrarë tashmë pesë foshnja në vend, tha ministria e Shëndetësisë. 44 vdekje të tjera janë duke u hetuar për të përcaktuar nëse ato janë shkaktuar nga virusi në fjalë.

Javën e kaluar, Ministri brazilian i Shëndetësisë Marcelo Castro tha se një fazë e re testimi është duke u zhvilluar për të identifikuar sa më shpejt praninë e tre viruseve.

Ai njoftoi gjithashtu fonde shtesë për të shpejtuar zhvillimin e një vaksine për ‘Zika’ “në kohë rekord”. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *