Virusi në Maqedoninë e Veriut, regjistrohen 5 viktima dhe 120 raste të reja

Leda Hysa

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 5 viktima dhe 120 raste të reja infeksioni nga koronavirusi.

Numri total i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë është rritur në 351 kurse numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 7244 raste.

Tri nga viktimat e fundit janë nga Shkupi, ndërsa nga një është regjistruar në Kumanovë dhe Strugë.

Për dallim nga ditët e tjera, numri i të shëruarve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut sot arriti në 125 për një total prej 3324.

Për momentin në territorin e Maqedonisë së Veriut janë 3569 raste aktive me Covid-19.

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *