Virusi nga Kina, MSH: Të vihen në zbatim planet e emergjencës

Ornela

Shqipëria merr masa për koronavirusin kinez. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaron se Shqipëria është vend me rrezikshmëri të ulët për t’u prekur nga koronavirusi i ri i i identifikuar në Ëuhan, Kinë.

Megjithatë, në zbatim të rekomandimeve të OBSH-së, Manastirliu ka nxjerrë një urdhër për marrjen e masave parapërgatitore, për t’u mbrojtur nga depërtimi i koronavirusit të ri, edhe pse “duhet theksuar se, sipas OBSH jemi kushtet kur ende nuk ka të dhëna të qarta mbi mënyrën e trasnmetimit nga njeriu tek njeriu” thotë ministria.

Sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, “ISHP duhet të përforcojë survejancën e infeksioneve të rënda respiratore akute në bashkëpunim me të gjitha spitalet e vendit. Urdhri specifikon që ISHP të përgatisë përkufizimin e rastit, udhëzimet për survejancën, hetimin epidemiologjik dhe menaxhimin e rasteve në përputhje me Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit. Sipas urdhrit të Ministres Manastirliu strukturat përgjegjëse të marrin masat për vënien në zbatim të planeve të emergjencës për reagimin ndaj infeksioneve virale, sipas shkallës së rrezikshmërisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë për mediat.

Ndërkohë që Kina ka zgjeruar numrin e qyteteve në karantinë në provincën ku u zbulua koronavirusi.

Kufizimet e lëvizjes janë vendosur në të paktën 10 qytete në provincën qendrore të Kinës, e cila ka një popullsi prej 60 milionë banorësh. Viktima e 26 nga virusi kinez u konfirmua në një provincë në kufi me Rusinë, rreth 2000 km larg nga qendra e shpërthimit të infeksionit.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *