Virusi nuk ndal garën për kreun e Byrosë Kombëtare, nis Vetingu

Leda Hysa

Situata e krijuar me masat për parandalimin e Covid-19, nuk ka prekur garën për kreun e byrosë kombëtare të hetimit.

Report TV mëson se nga kjo e enjte kreu i SPAK i ka kërkuar komisionit AD Hoc të nis procedurën e vettingut për katër kandidatët në garë.

Mes të kualifikuarve janë Aida Veizaj, Artur Beu, Ervin Hodaj, Idajet Faskaj, ndërsa për ta policia e shtetit ka konfirmuar se gradat që disponojnë janë sipas legjistacionit dhe të çertifikuara.

Prokuroria e përgjithshme po ashtu ka nisur verifikimet për katër kandidatët nwqoftwse preken apo jo nga ligji i dekriminalizimit, ndërsa autoriteti i dosjeve deri më tani në SPAK ka kthyer përgjigje për dy kandidat e dy të tjerë i ka në verifikim.

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *