Visar Zhiti: E pranova këtë detyrë në një moment të vështirë

Bledar Lumani

Visar Zhiti është paraqitur në Komisionin e Jashtëm, për t’u dëgjuar nga deputetët në lidhje me kandidaturën e tij për emërimin si ambasador në Vatikan.

Ai ka thënë se e ka pranuar këtë detyrë, pavarësisht momentit të vështirë, duke iu referuar vdekjes së djalit të tij të vetëm.

“Në një moment të vështirë pranova këtë detyrë shpirtërore.

Sepse bota ka nevojë për shpirtin, jo vetëm për materien.

Tokën tonë e kanë shkelur 2 Papa, Vojtila që ndikoi në përmbysjen e regjimit komunist.

Dhe po kështu u përsërit një vizitë e një Pape, e Franceskut.

Ai zgjodhi Shqipërinë që është emblema e harmonisë fetare.

Është më shumë se tolerancë.

Ne nuk e ndalojmë, por e mbështesim njëri-tjetrin, pavaresisht fesë.

Por, edhe si një vend martirësh”, tha Zhiti.

“Ne kemi vlera dhe duhet t’i tregojmë këto, sepse është shtet moral. Dhe duke punuar në këtë drejtim, janë vlera që duhet të shtohen.

Shqipëria ka një backround shumë të shkëlqyer për Europën.

Dhe Europa është vonë të pranojë Shqipërinë, jo Shqipëria është vonë të pranojë Europën.

Sepse ne i kemi dhënë Skëndebeun Europës, që është quajtur mbrojtës i njerëzimit”, tha më tej Zhiti.

“I takon Shqipërisë që të realizojë vënien e statujës së Nënë Terezëz në Vatikan dhe ne duhet ta vendosim.

Unë e kam ngritur dhe më parë këtë çështje.

Unë marr përsipër që shtatorja e Nënë Terezës do të vihet në Romë”, u shpreh Zhiti.

Share This Article
6 Comments
  • Me keqarrdhje….je bere per t’u misheruar, me keto “aktrimet” e tua….Ne tre rrjeshta ” “pergjerimi”, ben tre gafa prej fillestari…..Si njohes i krishterimit,……Skenderbeu, eshte quajtur nga Papa PIU……..kalores i krishterimit, …..jo mbrojtes i njrezimit….Nene Tereza, duhej te vendosej ne Shqiperi, me gjithe autoritetin dhe respektin, qe i takon nje shenjtoreje, aq ma teper shqiptare…….Me perulje, por duhet te ta sjell ne vemendjen tende dhe te llojit tend……….se kur u vendos qe shtatorja e Nene Terezes ,te vendosej ne hyrje te Shkodres,……çfare lukunie e zeze u vu ne levizje, qe nga perfaqesues fetare, dhe deri tek turmat e indoktrinuara, e te helmuara, …….te cilet vazhdojne te “peshtyjne” perpjete……dhe shpallen boterisht se ……ne jemi popull islamik……dhe nuk na duhet Ajo,………se eshte katolike………Po ku ishe ti o Zhit, dhe te gjithe ata “makiavele”, qe nuk e hapet gojen………Po ku ishe ti o Zhit, kur Sala na aderoi ne konferencen islamike…….Meqenese t’i ke perqafuar kulturen e krishtere, dhe je bere “katolik klandestin” pse nuk kerkon me kembengulje te shkosh ambasdor ne konferencen islamike,…..dhe te promovosh atje vlerat e krishetera…….se ata ka ne nevoje per to….dhe jo Vatikani…..atje s’ke ç’te promovosh……..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *