Departamenti Operativ-Hetimor, Antikondrabanda dhe Krimi Ekonomik në Tiranë finalizuan ditën e sotme operacionin “Vitamina”, duke vënë në pranga dy shtetas.
Mësohet se është arrestuar për kontrabandë barnash administratori i kompanisë “Omega” – Farma dhe një agjent doganor.
Dyshohet se në bashkëpunim të këta shtetas shmangën detyrimin doganor në vlerën 40 milionë lekë.
Në Doganën e Tiranës, Drejtoria e Antikontrabandës dhe Hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim me Seksionin për Krimin Ekonomik e Financiar finalizuan operacionin “Vitamina”, ku edhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:
F.Ç, banues në Tiranë, Administrator i kompanisë “Omega” – Farma
M.B. banues në Tiranë, Agjent Doganor në Doganën e Tiranës
Administratori i kompanisë “Omega” – Farma u arrestua për veprën penale “Kontrabandë me Mallra te Tjera”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në doganë në ngarkesën e ardhur për llogari të kësaj kompanie rezultoi se kishte shmangie të detyrimeve doganore në vlerën 40 milionë lekë.
Për të realizuar këtë mosdeklarim ai ishte ndihmuar nga agjenti doganor, shtetasi M.B., i cili u arrestua për veprën penale “Shpërdorimit të Detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Materialet në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur do t’i Kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të parashikuara nga neni 174 dhe 248 të K.Penal.

PO DREJTORI I DOGANES, KU ESHTE NE KETE MES.
ADMINISTRATORI I FIRMES PRIVATE DHE AGJENTI TATIMOR, PASKAN “SJELLE VERDALLE'” NJE ADMINISTRATE TE TERE DOGANORE.
RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.