Vitamina që ul rrezikun e kancerit të mëlçisë

Ornela

Nivelet e larta të vitaminës D në gjak mund të ulin rrezikun e kancerit, sipas një studimi të ri. Hulumtuesit shkencorë kanë zbuluar se nivelet e larta të “vitaminës së diellit” ulin me 50% rrezikun e kancerit të mëlçisë.

Ndërsa për të gjitha llojet e tjera të kancerit rreziku ulet në total me 20%, ku më e dukshme është tek meshkujt, shkruan “shëndeti”.

Shkencëtarët analizuan të dhënat e më shumë se 33 mijë personave të të dyja gjinive dhe të grupmoshës 40- 69 vjeç. Ata siguruan të dhëna për pjesëmarrësit për historinë e tyre mjekësore, dietën dhe mënyrën e jetesës.

Pjesëmarrësit iu nënshtruan edhe analizave të gjakut, që u përdorën për të përcaktuar nivelet e vitaminës D. Për një periudhë 16-vjeçare shkencëtarët vëzhguan rastet e raportuara me kancer, ku më shumë se 3 mijë raste u shfaqën vetëm gjatë periudhës së studimit.

Shkencëtarët analizuan të dhënat e gjakut, ndërkohë që morën në konsideratë edhe faktorë të tjerë rrezikues të kancerit, si mosha, pesha (BMI), nivelet e aktivitetit fizik, konsumimi i alkoolit dhe dietat, si dhe stinët që ndikojnë në sasinë e vitaminës D në gjak.

Ata zbuluan se vitamina D ul në mënyrë të konsiderueshme rrezikun për kancerin e mëlçisë, ku rezultatet ishin pozitive sidomos për meshkujt.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *