Nga Bedri Islami
14 vite më parë, kur socialistët, pas dorëheqjes të liderit të tyre, Nano, i cili iku pas zgjedhjeve të humbura të vitit 2005, do të zgjidhnin drejtuesin e ri dhe, si dihet, në garë ishin Meidani dhe Rama, një njeri i mençur, duke folur me disa nga drejtuesit e njohur, u tha se, do të bënin mirë të zgjidhnin të parin. Kur ata e kundërshtuan, miku i tyre shtoi se, “Meidanin, po të doni, e largoni pas dy viteve, ndërsa Edi Ramën, edhe po të doni, nuk e largoni më, në të kundërtën, do t’ju heq ai juve”.
U bënë 14 vite që asaj kohe. Disa nga figurat themeluese nuk janë më aty, në elitën drejtuese të së majtës, u larguan nga mosha, nga dëshira e tyre apo nga nënvlerësimi, kjo është diçka tjetër, por, fakti është se nuk janë më. Por kjo nuk është thelbësore.
Koha ka ardhur, pas 14 viteve lider i së majtës, çfarë risie ka sjellë; është moderuar më tej e majta apo është mbyllur ajo në një rreth të ngushtë; është krijesa Rilindja një elitë e së majtës apo një sekt politik që i ka hipur asaj në qafë dhe që, bashkë me oligarkët financiarë, kanë krijuar një gjendje të re politike; është hapur ajo, e majta, për të rinjtë që aspirojnë një Shqipëri ndryshe, apo, pas vrullit dhe besimit të parë, portat janë mbyllur dhe dritëzimi që kishin parë nuk është më; ka në të majtën shqiptare diçka nga tradita e saj apo nga e majta europiane apo është kthyer në një amalgamë bindjesh dhe heshtje të pafund, që nuk kanë të bëjnë me asnjë rrymë politike; ku është pjesa e mendimit intelektual apo gjithçka është kthyer në një memecëri të heshtur; deputetët e saj janë vërtet ata që duhet të jenë apo është bërë një grumbullim pazaresh dhe votash, të cilat më shumë diktohen nga forca se sa nga mendja?
Në fund të fundit, kemi të bëjmë me një periudhë 14 vjeçare të rritjes së mendimit apo ishin, edhe një herë, vite të humbura apo gjysmë të humbura.
Tetë vite në opozitë dhe, pothuaj, kaq në pushtet, kanë krijuar dy figura lideri në një të vetëm: fillesën e një reformatori dhe kthimin e një diktati. Kur Rama, pas zgjedhjes së tij në kreun e PS-së, më shumë nga bijtë dhe bijat që detyruan etërit të votonin për të, deklaroi se mbaruan serialet e famshme të KPD-së, shumë nga e majta u ndjenë të lehtësuar, pasi, si kudo, jo e gjitha ishte e qartë, e duhur dhe e domosdoshme. Por askush nuk e diti e as nuk e mori me mend se, pas “mbylljes” së serialeve politikë do të binte heshtja e detyruar politike, mbyllja e mendimit dhe vizionit, çka ishte po aq e rëndë, në mos më e rëndë se sa mbyllja.
Diktati i Njëshit po bëhet po aq i rëndë sa në PD-në e Berishës. Forca e Njëshit po bëhet po aq asfiksuese për mendimin ndryshe. Mjaftoi një fillesë kundërshtimi nga ish ministri i jashtëm, Bushati dhe ai u gjet jashtë kabinetit qeveritar, por edhe më përtej saj. Nga të gjithë ish ministrat, megjithëse më pak i përfolur, ai do të jetë i vetmi që nuk do të ketë as postin partiak, si drejtues i së majtës në Shkodër dhe, në vendin e tij, pa mëdyshje dhe pa i thënë asnjë strukture, Rama vendosi një delikuent, të cilin, deri asaj kohe nuk e njihet askush dhe, mjerisht, dihet se çfarë doli prej tij.
Nga ideja e mendimit kolegjial, jo menjëherë, por sidomos pas ndryshimeve kobzeza 2008, u rrit në përmasa të frikshme roli i liderit dhe të gjithë strukturat e tjera heshtën. Tani asgjë nuk ka më rëndësi para mendimit të tij, i cili, edhe sikur të ishte dhjetë herë më i mençur dhe më i ditur, përsëri do të kishte pasur nevojën e një mendimi ndryshe, të cilin, dikur, kishte paralajmëruar se, edhe nëse nuk do e kishte në parti, do e nxiste të ishte.
Në natën, do të thoja, tejet të hidhur, kur në Bashkimin Europian do të vendosej e ardhmja e afërt e Shqipërisë, mendimi politik e qeverisës ishte diku tjetër. Ata, si pa të keq, pa ia ndjerë se çfarë ndodh në Bruksel, kaluan një ligj të llahtarshëm, Krijimin e Korporatës Shqiptare për Investime, si oktapod oligark, i lejuar nga shteti, për të rrjepur shtetin dhe vetë njerëzit. Një drejtues i së majtës që ndan pasurinë kombëtare, si të ishte malli i tij nga Surreli, gjithçka mund të jetë, por me kombin dhe popullin që i ka rënë rasti e shansi të drejtojë, ka pak lidhje. Duke i detyruar 77 deputetë mjeranë, që janë lista e tij dhe që refuzimi do të thotë dërrmim, të ngrenë dorën, ai krijoi një superfuqi, edhe mbi shtetin, ku nesër, kur të mos jetë kryeministër, ai mund të jetë bartësi i aksioneve të mëdha dhe kapoja i zotërimit të shtetit. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese, që e shembi kur nuk duhej shembur dhe nuk po e ngre kur duhet ngritur, i jep gjithçkaje tabllonë e një ngarendje pas vetes dhe në dëm të vendit.
Ende pa u ndërmarrë vendimi përfundimtar dhe kur vëmendja është përqendruar se çka thotë presidenti francez, njerëzit mësojnë se qeveria i ka dhënë një firme, gjysmë amerikane, drejtuesi i së cilës është i njohur për lidhjet me zotin Meta dhe Berisha, koncesionin e Butrintit, perlës së njohur së arkeologjisë të kulturës shqiptare, e cila, vetëm nga shitja e biletave përfiton deri në 1 milionë euro në vit. Pastaj vjen lajmi tjetër, koncesioni për Kepin e Rodonit, po ashtu një zonë historike. Për 35 vite. Do të thotë përjetësisht. Askush në PS, në stafin e lartë drejtues të saj nuk thotë gjë. Pushteti qëndron mbi partinë dhe ia merr frymën së majtës. Deklarimet e Ballës të marrin frymën, edhe nga cektësia, ndërsa të Spiropalit të ngjallin të qeshurën. Ministrat dolën nga xhepi i majtë i shefit dhe iu servirën një plateje të heshtur që, si për të dashur të dëshmonte se kishte heshtur nga halli e frika, duartrokitën vetëm një zgjedhje, Erion Braçen. Po të varfërit që u shtuan, po klasa e mesme që po ikën, po të rinjtë e zhgënjyer? Në 6 vite qeverisje nuk është dhënë thuajse asnjëherë rroga e trembëdhjetë, e shumëpritur nga nëpunësit dhe punëtorët, por u janë falur oligarkëve qindra milionë euro; u janë shtrënguar vidhat atyre që nuk kanë mundësi të paguajnë dhe asnjë subvension nuk shkon drejt tyre, por tenderët dhe PPP-të vrastare kanë kosto të pamatë. Vetëm gjysma e këtyre abuzimeve nga PPP-të ishin të favor të njerëzve të zakonshëm, do të kishte edhe pagesa në muajin e pushimeve, që është harruar, edhe rrogë të 13-të, edhe shpërblimi i fundvitit për pensionistët, edhe libra, vërtet falas për fëmijët.
I nisur nga e majta, për të ndërtuar një shoqëri dhe shtet për njerëzit, po kthehet në një shoqëri edhe më tej të polarizuar dhe shtet të oligarkëve.
Kisha menduar me dëshirë të madhe se, sido kudo, nga një njeri i lexuar, që drejtoi bashkinë kryeqytetase me një dorë të hekurt dhe të frytshme gjërat do të ishin ndryshe, aq më shumë duke njohur kapacitetet intelektuale që ishin në të majtën.
Viti 2009 ishte fillimi i shkatërrimit të kësaj strukture, ndërsa viti 2013 i dha fund atij.
Të shohësh kur del për të folur një deputet a deputete dhe të mos e dish se kush është, edhe pas gjashtë viteve parlamentllëk, të mos dish se kush është ministre e kulturës, financës, se cili është roli i ministrit të jashtëm në detyrë, pse ministri i brendshëm, nga njeriu i thjeshtë i shkon shpesh herë delirantit, të të duket ministrja Besa e Arsimit më e mira dhe më e denja, duke e krahasuar me rreth e rrotull; të përpiqesh të gjesh se çfarë e pengon ministren e drejtësisë, që edhe pse bën një punë të mirë, nuk i çon gjërat deri në fund; të lodhesh për të ditur e nuk e di kurrë, përse Vetingu nuk filloi nga figurat e përfolura të sistemit të drejtësisë, të cilët dihej se kush ishin, duke lënë në punë disa struktura të jashtëzakonshme; përse, edhe pas kaq kohësh nuk ka asnjë nismë serioze për SPAK etj, të gjitha bashkë nuk janë asgjë ballë rolit të oligarkisë financiare dhe politike, të cilat, në tri vitet e fundit, janë bërë një palë që, që po tërheqin karron e vetvetes.
E majta do të kishte fituar në vitin 2013 edhe sikur lideri i saj të mos ishte Edi Rama, megjithëse paraqitja e saj ishte nën figurën e tij politike, që dukej vizionare, e kohës dhe e së ardhmes. Drejtimi i së majtës nga Rama solli më shumë vota, duhet saktësuar, por ndëshkimi ndaj qeverisjes Berisha, që ishte bërë sinonim i vjedhjes, vrasjes dhe shitjes, do të ndodhte.
Kam pasur rastin të kem në duar ose të njoh, qoftë edhe përmes mediave, të dhëna të ofruara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, institucioni më serioz dhe më i besuar i shtetit, edhe nga struktura të rëndësishme europiane. Shifrat e paraqitura janë lebëtitëse. Thuaj se çdo javë në 7 vitet e fundit, apo, mesatarisht çdo javë, është dërguar një dosje për ndjekje penale në sistemin e drejtësisë dhe është informuar struktura e lartë drejtuese e shtetit.
Edhe njerëzit e zakonshëm, e majta e lodhur nga keqqeverisja Berisha dhe zullumet e Lul Bashës, ka pritur ndëshkimin, që në fakt do të thotë mbyllja e së keqes.
Oratoria joshëse e Ramës, në dy fushatat për ndëshkimin e së keqes përfundoi duke e bërë të keqen pjesë të vetes dhe natyrshmëri politike.
PPP-ja e famshme për autostradën Milot – Balldre, ka një çmim të pamatë, dhe kjo sepse është e lidhur me oligarkë afër shefit të qeverisë. Me të njëjtën shumë të afruar nga qeveria, një firmë tjetër ndërtimi, me përvojë, afron ofertën e saj që, kjo autostradë, të shkojë deri në Hanin e Hotit, por askush nuk e dëgjon. Çuditërisht autostrada mbyllet në fillimin e rrugës Lezhë-Shkodër, duke e lënë përsëri njëkalimëshe, çka e penalizon gjithë lëvizjen drejt Veriut.
Politikanët e pandëshkuar, premtim politik dhe mendësi e së majtës, si një domosdoshmëri për të kthyer vëmendjen drejt njerëzve është harruar prej kohësh, krimi i 21 janarit është shpërblyer në të holla. Gërdeci është amnistuar. Ata që hapën greminën financiare të vitit 2013 dhe predikuan theqafjen e vendit, janë shpërblyer, thjeshtë nga lidhjet që kanë pasur me të njëjtët oligarkë që ka edhe shefi i qeverisë. Po, ata, të majtët, shpresëhumbur nga Berisha dhe tani bjerrahumbës nga Rama?
E majta në Shqipëri ka humbur liderin e saj dhe, si duket, nuk do të ketë forcë për ta rigjetur ose për ta rikthyer Ramën në mendimin politik dhe sjelljen politike të para vitit 2013, atëherë kur ua kishte nevojën atyre.
Fati i madh i tij është një opozitë laramane, pa vizion, pa ide, pa lider, që qahet edhe kur i ftohet supa dhe që doli në rrugë për të humbur gjithçka.
Por, nuk është fati i së majtës, që, në secilën ditë humb nga identiteti i saj dhe e sheh pa besim ringritje se si, pa pasur asnjë të keqe nga jashtë, krimbi i politikës po e bren nga brenda.
Rizgjimi do të jetë i vonshëm dhe me dhimbje.
****
Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Shqiperia ka arritur ne nje dite qe politikanet nuk e genjejne dot me popullin. Ky i fundit eshte vertete i varfer e i lene pas dore, por nuhatjen e se vertetes e ka maksimale.
Per nje kategori politikanesh, ky eshte nje problem i madh, pasoje e faktit qe ata jane mashtrues klasik dhe kete populli e ka te qarte si driten e diellit.
E me teper se kaq, populli kerkon qe politika ti rikthehet atij.
Si ndodh kjo ?
Nje menyre efikase eshte:
Reformimi i partive politike ku vendimarrjet te mos jene ne nje dore te vetme. Kjo do te ngreje ne nivele maksimale meritokracine, aq shume te kerkuar e kaq shume te munguar ne partite tona.
Me shoqerine, duhet te evoloje edhe Politika.
Tere jeta e njeriut eshte “vite te humbura”. Te gjithe do te shkojne atje tek “veni”! Puna eshte, qe njeriu te mos beje gjera, qe nje dite do t’i vije keq qe i beri! Flasim per njerez normale qe s’kane bere krime si vrasje! Rama s’ka vrare si Saliu dhe likja qe ju keni filluar t’i merrni nen sqetull, ne nje dite te Janarit te 6 te ketij viti! Nuk e dime cfare ndodhi midis jush! Nje dite ,mendoj,do te ndiheni shume keq per ate vendim!
Per ty Syri
Split personality…
eshte gjendja psikologjike ne te cilen fajin nuk e keni ju, por e ka ai qe shihni ne pasqyre.
…dhe ai qe shihni ne pasqyre ka nje game te gjere emrash…nga Lulzim ne Macron. Zgjidheni emrin si t’ju vije per mbare, jo per gje por ju nuk do fajesoheni kurre…sepse jeni me split personality. Fajin e kane ata qe ju ndjekin me besnikeri.
Neser do linde dielli perseri dhe do vije nje dite e re…pasqyra do ju tregoje nje emer te ri.
Te habisin disa “psikologe” qe dine kush je me vetem me disa fjale ne koment! Lerini njerezit te shkruajne ate qe mendojne, o medioker truthare shqiptare! Jetojme ne demokraci,por mentaliteti osmanlli kurre nuk do te largohet nga mendjet e thara shqiptare! “Split personality”!
A na e cave k.rin shume ti syri
Dhe mbi te gjitha eshte sovrani qe vendos me voten e tij dhe kur flet Ai te gjithe duhet te heshtin ,nuk e ka askush te drejten te flase ne emer te popullit (perjashto ai qe eshte votuar)sikur eshte Mesia .Shqiperia po Perparon,Vetingu eshte tek porta dhe Shqiperia ka sot me shume se kurre aleate dhe miq.Dhe Roma nuk u ndertua ne nje dite.Jam i mendimit se duhen bere zgjedhje pas reformes zgjedhore dhe aty te ndahet shapi nga sheqeri.Mjaft balte eshte hedhur mbi Shqiperine tone…
Ju, Koni, po te kishit kar do te flisnit ndryshe, do te ishit karuc! Jeni disa impotente, qe vetem dini te shani me fjale te poshtra sic jeni vete! Jeni te gjithe bythqire,sic e perdornin me pare ne Shqiperi,domethene pa bythe.E keni si ” koni” ne forme konike! Por e ka fajin Gazeta Dita qe lejon c’do lloj komenti kunder Rames!
Kriza qesharake
Politika shqiptare, e Shqipnise, tashme ka marre nje pamje qesharake:
– Parlament me gazëtorë dhe pa numrin e përcaktuar…
– Qeveriu, me një Kryeminstër dhe me ministra dhe ministresha-zëdhës të Ramës…
– Opozita, me Bashën, i fut cdo dite nga një konferencë shtypi…
– Qytetari ben gati valixhet…
– Makron bllokon negociatat…
– Populli qe mbetet krenohet me Ramen, Berishen dhe Meten…
Rama mburret si Calja.Që mbante lart dëftesën e shkollës dhe njerëzve nuk u tregonte katrat në matematikë e gjuhë,por dhjetën në hartim.
-Më nderove bir,më nderove!-përlotej i ati.
Ekonomia kombëtare në duart e nje grushti njerezish. Ç’kuptim kanë zgjedhjet?
Dy investime të reja janë vulosur sipas parimit PPP. Bëhet fjalë për dy porte të reja. Njëri sipërmarrës, që ka marrë bregdetin e Rodonit, dyshohet se investon para të pista, ndërsa tjetëri nuk ka pikën e dyshimit që po vendos një rekord unik në ekonominë e një vendi, duke shtënë gjithëçka në dorë.
Kompania “Kastrati”, ndoshta biznesi më i madh në vend, ka marrë portin e Sarandës. Nuk kam asgjë gjykim dhe paragjykim për kompaninë. Por asetet e mëdha që ka në zotërim, duke bërë “krushqi” me qeveritë, e shndërrojnë atë në një aktor vendimtar në ekonominë kombëtare. Nëse do të vazhdohet me këtë linjë, ku shteti dorëzon në duart e privatëve(në fakt në një grusht të vogël duarsh), atëherë nuk do të jetë më nevoja që në zgjedhje të votojmë për PS, PD, LSI, etj, por të votojmë për Katrstatin, Salillarin, Gjokën etj.
Autostrada, miniera, porte, aeroporte, hidrocentrale, shërbime mjeksore.. të gjitha nuk komandohen më nga shteti. Ç’kuptim do të kenë zgjedhjet, kur ligjet do ti imponojnë ata që zotërojnë paranë dhe asetet e tjera të ekonomisë?
“Mos më lini përjetësisht në pështjellim” ka qënë amaneti i fundit i Kristofor Kolombit, (1451-1506) dhe ky epitaf i tij ka nxitur sot studjuesit e Oxford-it dhe Harvard-it të ti deskriptojnë këtë sentencë dhe po “gërmojnë” për këtë zbulues të famshëm Gjenovez të Amerikës (me mbështetjen e Ferdinand-it të II-te të Aragonës dhe Izabelës së Kastilias) origjinën e dyshuar hebreje të tij.
Por dhe Shqipëria jonë e vogël edhe pas 60 mijë vjetësh krijim e zhvillim të qënies njerëzore, edhe pas 3000 vjetësh qytërim, edhe pas 300 vjetesh kulturë shtetarie dhe përvojë botërore perëndimore, edhe pas 100 vjetësh shtet shqiptar, ç’ka që endet edhe sot në pështjellim dhe katandiset kështu dhe mbetet me në krye n’hi siç tha Pashko Vasa para 140 vjetësh (1880). Dhe jemi sot me nivel politik dhe një qeverisje që s’do të ishte e denjë as për popujt Zulu’ të Konicës se ata kan ecur shumë përpara dhe nuk do ta pranonin në krye të tyre Ramën sharlatan dhe me brekushe..që na nxjerë përditë tëe na mbush mendjen Taulant Ballën nga Librazhdi dhe çupëlina të shpifura të tipit ala Spiropali, dhe ai vetëm bën batuta e gallatë dhe PPP-të se asgjë për këtë popull?!
Ramës i është mbushur mendja, duke patur perballë një opozitë të diskredituar dhe më qesharake se Rilindja e tij, që s’po e kupton njeri gallatën boshe të tij që po e çon Shqipërinë në zgrip dhe s’po pyet aspak për vlerat qytetare pale’ ato intelektuale dhe profesionale që ka ky vend. Mjafton te shohesh administraten publike qe e ka kthyer ne nje kuvend çupëlinash pa asnjë vlere profesionale dhe duke bërë anonimë të tillë ministre e deputete dhe injoruar tere aramatën intelektuale shqiptare… «Kalben intelektualët atje ku lartësohen mediokrit » thoshte Sami Frasheri. Dhe Rama duket sikur punon fortë për përmbysjen e sistemit të vlerave, që siç shprehej eruditi i shqiptar Arber Xhaferi. Flasim për degradim të mjedisit dhe degradim të degradimit por ende’ s´ka folur kush për degradimin total të njeriut tonë rural të zbarkuar në qytet. etj. Edi Rama në trajtimin e intelektualëve dhe njerëzve profesionist më kujton herë Haxhi Qamilin dhe herë Gaddafin!
Dhe a mund të antarësohemi në Evropë ne me këto mendësi primitive nga liderët tanë duke vazhduar të flasin broçkulla siç flet kryeministri ynë, kjo nuk mund të ndodhë pa ikur këshi sharlatanësh nga drejtimi i këtij vendi ndonëse të vogël por që është bërë tashme “si veza e Kolombit” por s’po del nje burrë shteti dhe ta qendroj “më këmbë”.
Edi Rama, është gjoja ose do të luaj si një Jason që lufton me të vjetrën. Dhe Edi Rama, komunikon intensivisht me twitter, që tek ne e përdorin vetëm disa dhjetra vetë, bën batuta e fjalime të gjata-propagandistike, ndoshta duhet “t’i vërë veshin edhe këtij zakoni, apo asaj që populli i do “më të shkurtra drutë” se përndryshe ata të pavëmëndshmit mund shkojnë pas zërit të këndezit ! Në një takim me intelektual që u zhvillua më 11 Janar 1991, në Institutin e Lartë të Arteve, shkrimtari i madh disident Kasëm Trebeshina kur foli për qeverisjen tha: Qeverisjsa e vendit, është një amanet i lashtë.”Qeveriseni mirë popullin se përndryshe ai ç´do invazion të huaj do t´a quaj çlirim”-ka thënë 3500 vjet më parë mbreti Hemurabiu i Asirisë/Babilonisë së lashtë.
Të gjithë besuam se me ardhjen e Edi Ramës në krye të PS-së dhe PS-ja në pushtet në v. 2013, pas degradimit të skajshëm dhe kapjes së shtetit, Qeveria e RE e Ramës dhe administrata publike do të ishte në një nivel të ri, dhe do të shmangnin profantet dhe mediokritetin por askujt s’i shkonte ndër mend se ky do të ishte një iluzion tragji-komik dhe Rama (në emer tëgjoja sloganit primordial ala Tony Blair “Shqipëria e gjeneratës tjetër”) do ta degradonte më tej shtetin dhe ekonominë, duke emruar në administratën e lartë tyrli lloje anonimësh dhe çupëlinash dhe do të denjigronte tërë armatën intelektuale dhe profesionistët e vendit.. dhe vetë socialistët e mësuar.! Por ndërkohe ka shume dhe nga ata që e lëvdojnë apo i bëjnë apologji servilësh Edi Ramës, dhe janë shumë syresh, me kujtojnë kryeveprën “Lavdërim i Marrëzisë” ( “Lavdërim i Marrëzisë” (1511)..të Erazmus-it të Roterdamit(1466 – 1536)..
Eshtë shkruar shumë për këto nga gazetarë serioz dhe analistë ekonomie për deshtimet spektakolare të Ramës në qeverisje dhe unë nuk dua të sjelle argumenta të tjera, vetëm të nënvizoj disa nga dështimet e tij më me kosto për vendin…dhe që duhe ti dimë mirë ne dhe BE-ja apo dhe vet Merkel te mos e llastoj më paçka se Merkel-i dhe të tjerë lider evropiane dhe amerikanë s’dinë se ç’yrneke bën Rama këtu..!
Në ceremonine perkujtimore te para disa muajëve në Pejë për perurimin e shtatoreve të tre figurave emblematike tëLidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878), Abdyl bej Frashërit, Ymer Prizrenit dhe Sulejman Vokshit, z. Rama na rikujtoi njëadresim apostolik të Abdyl bej Frashërit, drejtuar të pranishmëve dike ju thënë: “A e dimë ne përse jemi të prapambetur ? Nga padituria, nga dhespotizmi dhe nga paaftësia.”..! Dhe Rama e deklamoi këtë duke u krekosur se çoç na tha se kudo do të hiqet si njeri i letrave kur në fakt është një sharlatan-model dhe mediokri-sufler dhe bën vetëm show televiziv mqse s’di të bëj gjë tjetër, por nuk e kupton ky gallataxhi se këto tre thënie i shkojnë më shumë se kushdo për shtate atij vetë..Ai tashmë na e ka mbushur mendjen të gjithëve se është kryeministri më i paaftë i të gjitha kohërave.
Edi e ka humbur prej kohësh Shqipërinë e mendimit.
Si cdo politikan i rëndomtë tash i ka ngel Shqipëria e adhurimit, turma militante, e paditur.
E cila është ndarë më dysh.
Se njërën pjesë e ka përjetë Saliu
Nje politikan dhe nje qytetar i thjeshte, ishin para denimit me vdekje! Xhelati pyet te parin politikanin per deshiren e fundit!
“Te mbaj nje fjalim”, tha politikani. “Po ti?”, pyeti qytetarin. “Me vrisni para fjalimit”, tha qytetari i vendosur!
( e pershtatur)
“Fati i madh i tij është një opozitë laramane, pa vizion, pa ide, pa lider, që qahet edhe kur i ftohet supa dhe që doli në rrugë për të humbur gjithçka.”-B.I.
Zoti Islami, mbrëmë rastësisht kam parë dhe dëgjuar në A1 Report një fjalim nga Zonja Grida Duma, që do ta quaja shumë të arrirë.
Me përmbajtje shumë të lartë intelektuale. Më thënë të drejtën u habita edhe unë, por ja që është e vërtetë.
Kur foli për ekonominë, shoqërinë dhe sistemin zgjedhor. Me shembuj, e qartë.
Nuk e njoh si njeri dhe mund të bëj gabim që e sjell këtu, por doja të thoja se nëse ajo i artikulon ato mendime psh si kryetare e opozitës, i bën një nder Shqipërisë.
https://youtu.be/Fu0ZqihKDbo?t=2600
Nuk e ndan dot ku fillon politika e ku mbaron zonja grida. Te dyja bashke I shkojne fiks asaj fjales popullore qe nuk thuhet.
Nga Shqiperia kane ikur me kohe njerezit qe mund ta benin ate vend. Kane mbete vetem te pamujtunit dhe hajdutet.
po te jete edi diktator dhe ne popull liridashes si te tjeret,ai shkon ne karamanjolle.Meqe ai nuk shkon ne karamanjolle,cfare ndodh:
-ai nuk eshte diktator?
-apo ne nuk jemi si popujt e tjere?
U hapën negociatat për në BE!
Nuk di si tua përshkruaj ato çaste o miq.
Një festim i paparë! Po tundej dheu.Tërmeti i fundit 7.5 ballë u harrua nga thirrjet frenetike në mikrofon të udhëheqësit modern Taulant Balla: Fitoreeeeee!
U hapëëëëën! Festëëëë!
Skenari i pritjes së LIDERIT ishte shkruar për tërë natën nga vetë Ai që e ideoi, sakrifikoi, drejtoi, kurorëzoi, dhe në fund firmosi këtë fitore historike të Shqipërisë.
Busti i Liderit Global po derdhej i tëri në çokollatë në sheshin Skënderbej, aty ku dikur rrinte diktatori mbi një piedestal betoni.Deri tani skemi parë gjë, tani do të shohim lëpirje në çokollatën Ed.
Tapeti i kuq ishte shtruar nga Rinasi në Qëndër.
Tirana po skuqej nga dekori, dritat, fishekzjarret dhe buçimat e këngës që drejtohej nga dora e dirigjentit Fon Er Velija.
Ndërkohe, Opozita po nxihej nga romuzet e Elisa &Co. Karikaturat me figurat e udhëheqësve të saj na kujtonin Daj Samin në festat e komunizmit. Fonia po përsëriste pa fund premtimin e Liderit Global me mjekër:
“Me çizme, pa çizme, me taka, pa taka, me këpucë, pa këpucë, Ne do ti hapim negociatat, Ne do ta bëjmë antare të bashkimit Europian!”
Në këtë atmosfere elektrizuese, autobuzi i kuq dykatësh, mbante në bordin e tij kombëtaren Qeverisëse, që së bashku me një takëm ambasadorësh, me duart lart, e me “buzeqeshje Gent Cake” përshëndesnin popullin e elektrizuar. I vetmi Ambasador i hutuar, ishte Ai i OSBE që në shashtisje të plotë nga turma ngrinte gishtin e mesit.
Prap thirrje: Europë, Europë! Kënga ushtonte anekand sheshit me të bukur te saj:
Tirana e kuqe,
Tirana e Partisë,
Gjysma e Erion Velisë!
Në mes tyre, kamerat e TV te Aleksander Frangajt po fiksonin me kostumin roze filantropistin Alexandër Sorros…të ardhur enkas për të kurorëzuar lodhjen e viteve të babait, gjyshit, dhe Atij ne këto 30 vjet.
E kështu do kalonin orët, mes thirrjeve, gëzimit, shampanjës dhe ambulancave që shoqëroni të dehur e të tredhur për ndihmën e shpejt në spitalet e kryeqytetit…
Ndërkohë mëngjezi po zbardhte.
U zgjova i trembur. Çuçi, maçoku, sapo e kishte bërë përmjerjen e parë. Bashkë me erën e saj, një radio njoftonte larg një lajm:
…Shqipërisë dhe Maqedonisë, nuk i ishin hapur negociatat nga BE. Kisha qënë në endër…
Çohem i trembur! Shkoj dhe unë në tualet…
Po c keni o Dita me Ramen se keni zemru dhe tifozat e Rilindjes
Diell premtoi, dielli po del çdo ditë!
____
Premtim i mbajtur.
gjithe deshtaket perfshi edhe autorin e shkrimit jane pozicionuar kunder Rames.
Nuk ka nevoje fare te mendohesh, fshati qe duket s’do kallauz Mjafton te shikoni cfare sjellin si argumenta.
Ju shkoi jeta duke share o derezinj
“Legenat nuk ua solla unë! Ata i gjeta midis jush! Unë vetëm sa i bëra deputetë e drejtorë!”
“Gjergj Kastriot Skënderbeu”
Bravo Dita je bere njelloj si RD dhe gazeta 55.Ishalla kthehet perseri xhahili ne pushtet dhe ja u rregullon qejfin te gjitheve , se me dru eshte mesuar ai popull, ja shiko Nilolle Leshin , qe megjithese ja dogjen gazeten dhe i masakruan gazetaret shkon dhe i lepin bythen kriminelit dhe banditit Sali Berisha dhe mafjozit dhe kryehajdutit Ilir Meta.
Edi Rama eshte nje sajese mediatike!
Kete psikopat pervers media qe ne krye te heres e paraqiti si modern, hokatar, pak ekstravagant por punetor te madh. Pra media ku ka pjesen e vet natyrisht dhe gazeta Dita dhe personalisht dhe vete artikullshkruesi Islami me ato qindra e qindra shkrime ku eshte rrekur pa fund qe te bindin popullin se i ka zbritur Mesia ne Shqiperi, Edi Rama. Populli nepermjet medias se shkruar, por me shume asaj vizive shikonte nje Ed Rame qe behej cope per punen, qe nuk pertonte te merrte vete sopaten (show vertet qesharak) per te prere lidhjet e pa ligjshme te energjise elektrike. Populli pa nje Ed Rame qe numeronte vete votat ne votimet ne keshillin bashkiak te Tiranes, qe i thoshte nje gazetarje te re “Shko te semafori” qe ofendonte ke te donte e si te donte, por me nje penelate mediatike sikur gjitha keto i bente nga pergjerimi per hallet e popullit. Edi Rama nje gomar injorant kurre nuk ka dale ne debate politike elektorale me asnje se e di pa aftesine e tij, por media kete e ka shitur si kulmin e zotesise dhe modernizmit. Edi Rama ne parlament ne 2013 solli cuba me precedente penale si deputet por media heshti, i fshehu, nuk e beri detyren ti zbulonte e ti demaskonte. Edi Rama Lazaratizoi Shqiperine me droge por media i mbante iso deklarimeve te tij per “Avione qe sperkatnin mushkonja”. Tani media po e veren se sajesa e saj Edi Rama “punetor” ka shkaterruar ekonomine e Shqiperise, po veren ate qe shqiptaret kane 6 vjet qe e shohin, varferimin e tyre. Tani media vizive dhe e shkruar nuk ka pra asnje moral te kritikoje Edi Ramen pa i bere autokritike vetvehtes dhe pa i kerkuar falje mbare shqiptareve qe Edi Ramen dallkauk ju a ka shitur nder vite si te zgjuar e punetor.
Shkrimi eshte i sakte, me perjashtim kur vlereson ramen per periudhen kur ishte kryebashkiak
atehere rama e mbushi Tiranen me pallate ku mundi dhe kjo gje vetem per te perfituar materialishr per cdo leje qe jepte.
Eshte naivitet i paster te mos prisje nga ish kryebashkiaku rama korrupsion nga koka te kembet ( natyrisht jo se te tjere jane njerez korrekt )
Shkrim shume I sakte!
E majta do vuaje shume per nje ringritje dhe lider te ri!
Dhe kete vuajtja do ta pesoje edhe Shqiperia, shume here me te madhe dhe me te dhimbshme (si me opoziten tani)
Sa keqardhje!
Se c`ka nja dy „fjale te urta“ populli yne, te „urta“qofshin, por komplet menderisht te cunguara:
„Fshati qe duket s`do kallauz“
„Dita duket qe ne mengjes“
Ne femijerine time ate shprehjen e pare „urte“ nuk e kuptoja, per vete faktin se nuk e kisha degjuar ndonjehere fjalen „kallauz“. Kush e di nga cili cep i botes osmane vinte ajo fjale. Dhe ja vitet kalonin dhe tek-tek e degjoja dhe e lexoja ate fjale „kallauz“ ,ne ndonje roman a disput te ndonje shkrimtari a diskutanti te dale nga kohet e filmave „Malet me blerim mbuluar“.
Kallauzi, or te nderuar komentues, ka per sinonim „udherrfyesin“ dikush qe me pagese te tregon rrugen e per te shkuar ne ate fshatin qe kerkon.
Kjo fjale me tingellon ne ate gjuhe, qe degjoj shpesh nga goja e Erdoganit ne keto fjalimet e fundit, aq e ngjashme me gestikulcionte dhe intonacionet e shqipes, kur pasthirrmon dhe bertet a thua se je ne cifligjet e Xhavit Pashes nga Kavaja.
Ja pra, qe udherrfyesi yne ose kallauzet e saj tek „Dita“ na paska cuar ne fshatin e gabuar, n`a ka sjelle verdalle nja 14 vjet te mira dha ne vend te na nxirrnin ne Bruksel n`a paskan nxjerre ne Qabe. Udherrefyesit tane Bedri e Viktor (pa foto) kur mberritem ne shketetirat e Qabese dhe vezullimat e minareve n`a verbuan syte, n`a thane:
Ah na falni, kemi ngaterruar rruge!!!!!
Paskemi ngaterruar Lindjen me Perendimin dhe kete per 14 vjet me radhe.
E po c`te bejme?
Do te thote kallauzi tjeter Viktor „Dita dukej mire ne mengjes, por nuk dinim se ku dhe ne cfare ane perendonte Dielli“.
Ja dhe Viktori do te na dale me ndonje artikull justifikimi pas 14 e kusur vjetesh kur dhembet e vampirit Rama nuk donin t`i shihnin kallauzet tane vite me radhe.
Dhe ja ku arritem. 14 vjet, (nuk e di kur eshte themeluar „Dita“ e Thanos qe la „Shekullin“) qe kjo gazetari miope, e kapur, me mungesa ne analiza dhe mentalitet luftarak te tipit komandant Rrapo, pothuaj te kthyer ne mani (Berisha, Berisha, Berisha), del me kete pacavure te Bedriut dhe na numeron vitet e humbura nen hyqmetin e Edi Rames!!!!
Mire vitet qe i paskeni numeruar sakte dhe mire, por nje pyetje kam per keta kallauze:
Sa mendje njerezish keni manipuluar dhe sa sy njerezish keni verbuar me hirin tuaj?
Kete a mund te n`a e thoni?
Christofor Kolombus ne shekullin e 15-te ne vend te Indise zbuloi Ameriken, nje kontinent te tere, duke mbetur ne histori, por dhe kallauzet tane e ngaterruan rrugen, por nuk zbuluan ndonje Toke te Re por na sollen verdalle nja 14 vjet ne nje Toke te shkelur me pare nga te tjere, pa patur nevoje ta shkelnim perseri me ne krye Ramen.
Pas kallauzeve ke dhe nje Parti qe tashme eshte kthyer ne nje taborr „socialist“ qe i kane hyre pasurive te vendit si hordhite e selxhuke duke rrembyer dhe vjedhur me PPP dhe pa PPP cdo gje qe u del perpara.
Ky ishte bilanci 14 vjecar dhe besoj shume se nuk kemi pare gje akoma.
Te djathen e babarizoje Saliu, te majten e shkaterroje Edi, qendrën e shperdoroje Iliri, e në ç’cazzo ta gjejë veten populli?
P.S
Sikur nuk janë pjellat tona keto parti.
Duke ju lexuar perddite juve si analiste ju pergezoj pa mase per analizen qe ju i beni situates.Ju harruat nje gje qe une vetem po e cek qe te ju jap juve materialin e duhur per te shkruar per Tom Doshet qe kane kapur per fyti shkodren ne cdo menyre te vulgarshme.
Ky njeri bashke me Edi Ramen ja blen ps Fatos Nanos per nje cmim 8mil euro pra keto te dy jane aksionere te vetem ne kete masaker qe ndodhe ne gjithe shqiperine.Nje dite kjo do te dal por une kam deshire qe ju te holumtoni ne ket fakt qe sot ato qe e dine kane frik ta pohojne.Ka dhe te tjere qe mbeshtesin kete dyshe maskarenjsh por qe keta te dy i kane njyer me parat e pushtetit dhe jane bere me ta vetem per te mbrojtur veten e tyre.
Edhe njehere ju pershendes per saktesine e analizes dhe guximin qe ju karakterizon.
Kinezët kanë një thënie: “Mos prit të dukesh e bukur, kur ke çjerrë fytyrën me thonjë”.
Z.B.ISLAMI:ESHTE KOLLAJ TE GODASESH TE MAJTEN DHE EDI RAMEN KUR NUK KA DOSJE TE HAPURA NE DREJTESI PER VJEDHJE GALOPANTE E VRASJE MAKABRE SIÇ KA BERE E DJATHTA -PD -EKSTREMISTE ME NE KRYE VAMPIRIN E VIÇIDOLIT.
-KRITIKAT I BEJNE MIR KUJDO QE HA “PYKA” NE PARTI E KUDO.POR KUR ATO BEHEN ME TEPRI E ME TENDENCE INATÇORE
..NUK JA VLEJNE.
-RAMA MBAJTI SI DEPUTET 4 VJET BEN BLUSHIN,I CILI SHPIFI SA DESHI DHE IKU KUR DESHI ,KRIJOI NJE PARTI(LIBRA)E CILA U SHKRI SI KRIPA BE UJI.
-JU KRITIKONI RAMEN SE NUK DENOI SALIUN E KO PER KRIMET E GERDECIT,21 JANARIN ETJ,KUR NUK ESHTE KOPERENCE E TIJ POR E DREJTESISE SE KAPUR PREJ SB QE NE 1992.DHE KUR SHUME HERE KENI SHKRUARE SE SB U MBROJT NGA SHBA+FRANCA+ITAKIA,ETJ,NE 96,97,98,NE TE KUNDERT DO PRITESHIN NDIHMAT DHE SE DO DESTABILIZOHEJ VENDI NGA NDERHYRJET SERBO-RUSO-GREKE.
-E KRITIKONI RAMEN PER MOS KRIJIMIN E GJ.KUSHTETUESE,TE LARTE,SPAK,BKH..KUR ATO DREJTOHEN NGA ONM DHE KRYESISHT SHBA DHE RAMA NUK MUND TE FUSI DOT HUNDET NE TO,SIÇ BENTE SALIKRIMI.
-NE 2013 RAMA FITOI ZGJEDHJET JO VETEM SE SALIU E ÇOI BUXHETIN NE “0”,POR RAMA(MENDIMI IM)I RREMBEU,NEUTRALIZOI,JOSHI…BISNESIN E MADH-OLIGARKET SI PSH TROPOJANIN BASHKIM ULAJ-MIK I SALIUT(QE LULI PO VE KUJEN),HAJDUTET E VOTAVE,ETJ,NDRYSHE NUK MUND TE FITONTE…POR DHE NUK MUND TE FITOI NE TE ARDHMEN,PASI PD ME HORRA TE TILLE KA BERE KERDINE QE NGA 1996 E KETEJ.
-KETE E ARGUMENTOI ME ISH DEPURETIN ARBEN BDOKA NE LEZHE,KUR FILLIMISHT ISHTE I PD DHE U KTHYE ME PS,KU SALIU ME STRAZIMIRIN I ORGANIZUAN PUÇIN NE KUVEND,I VRAN VELLAIN NE KEZHE,ETJ.
-NDRYSHIMET E 2008 SALIU JA IMPONOI RAMES DHE JO E KUBDERTA.DHE PRAP SALIU NUK E LEJON LULIN PER NDRYSHIMIN E SISTEMIT ZGJEDHIR KUR RAMA JU KA THENE..” BEJENI SI TE DONI..DHE UNE DO E VOTOI..”
-FALINDEROI ANALISTIN KORREKT VIKTOR MALAJN E D I T E S PER ANALIZA TE PAANESHME QE BEN,KU DITA NE SHUME RASTE KOHET E FUNDIT PO SHTYHET DREJT PERQAFIMIT TE SB.
-Nga mallakastrioti jo anonim.
Ik or debil madhor jo anonim. Gjithe dynjaja e ka marre vesh se cfare debili je. Nuk ka nevoje te shkruash më.
Vazhdon tradita islamiste-komuniste:
Kushdo e shkerdhen kete vend,nga te gjitha vrimat pa e paguar.
Kaq gjate dhe eger eshte shkerdhyer,sa robte,qe jane poshte dhe pa buke mund te rrine,por pa hajdarin e piste dhe te eger te saliut,metes,mones,aty ku dhe pederaste si basha,gazi,rama,tallin bythen keq dhe pafundesisht me tufen e pshurur ne shekuj,nga koka tek kembet.
Dhe lloji islami,komunisti prej katuni,si zakonisht del cdo mengjez nxjerre hajdarin tere kenaqesi dhe i ben shuren ne koke,ketij vendi.
Nje pyetja nuk ia bene vetit ky: sa kontribuova une ne shkaterimin e se majtes duke perkrah Ramen ?!
O z. Ethem. Jemi bindur tash ca kohe qe Bedri Islami eshte vetem nje maniak qe merr para per te sulmuar Ramen dhe ndersyer lukunine e ujqerve qe i shkojne truthare, qorrë e shurdher pas bishtave te tij.
Ti o Fred qeke edhe me debil se Ethemi.
Bedri, problemi nuk eshte shkaterrimi i se majtes. Me bordello njerez qe bejne sejmenin sa here ju jepet rasti, qofshin te majte apo te djathte, vendi nuk behet.
Cfare ke bere ti 14 vjet si i majte?
I hape rrugen e absolutizmit nje maskarai si Ramuti.
E per cfare duhet ti referohemi te mjates si shprese perderisa dhe ajo adaptoi po ato mekanizma vjedhjeje dhe arrogance njelloj si Berisha. Bile e filloi qe me Nanon.
E majta gjeneroi te njejten te keqe : manine per pushtet dhe para. Qe nga bazat dhe deri ne qender gjithe te zgjedhurit jane qener e bushtra qe e perdorin shtetin per interesa personale.
Problem nuk eshte shkaterrimi i te majtes, ajo nuk i duhet poullit si faltore apo si skepter i Zotit ne Toke.
Problem eshte vendi qe u shkaterrua, u vodh, u shit, u copetua, dhe mijera familje shqiptare qe shkaterrohen dhe ndahen nga femijet qe ikin dhe emigrojne.
Problem eshte e ardhmja qe duket teper e erret kur vete shqiptaret tani jane subjekt skllaverimi, ,qe dhe ajrin jane te detyruar tja paguajne kesaj te majte per te cilen ty te vjen keq qe ka degraduar ne kete fare feje.
Po kush ka hallin e Partise apo te se majtes?
Populli nuk ka shtrese shoqerore te formuar dhe me karakter. Ky eshte problemi.
Kur ti zotrote ke lehur 14 vjet per Ramen, cfare pret te mesoje masa e gjere qe ti drejtohesh? Bile dhe e mburr Ramutin per cudirat qe beri si kryetar bashkie ne Tirane..! Si ka mundesi te mos kesh degjuar per aferat e Rames me ndertimin ne Tirane?
Te gjithe e dine, por e majta u soll si laro e si balo. I bene fresk atij te korruptuari dhe e ndoqen si larvat sepse u premtoi rrugen e pushtetit.
Nuk e pate shfaqjen e fundit dje? Mimi..kjo Mimka fenomenale e Ramutit beri prape te njejten shfaqje prostitutash politike si 14 vjet me pare. Kemi merak per sistemin, tha, por jo per moralin.
Dhe e tha ne menyre shume te bukur, me elokuence.. Ta mbush mendjen me patjeter qe kjo qenka intelektuHale e dores se pare.. Ishte aq krenare qe nuk kane te bejne fare me moralin. Ku ndryshon me prostitucionin dhe harbuterine?
Keta jane bande mafioze.
Nuk vlejne te personifikohen ne definicione ideologjike. Jo po te majte, jo po te djathte.
Jane te gjithe njelloj. Nje brum i qelbur, i formuar nga trashegimi i pushtetit dhe nepotizmi i rrenjosur me breza. Jane keta breza servilesh qe kthehen ne ushtare e sejmene per te kerkuar pjesen e tyre nga gjaku i popullit.
Vete ti ku e fut veten? Sa ke perfituar duke u kthyet ne tellall i regjimit te qelbesirave.
A mund te kesh ndergjegje te paster kur i ke shpene njerezit drejt fundit dhe tani u thua mbahuni se po bini?
E keqja me e madhe nuk eshte e majta e shkaterruar, por gjenerimi i nje brezi te vdekur qe asgje nuk e ben dot drejt dhe me kurajo. Sepse ti dhe shoket e tu sherbetore te mafies se shtetit e strukturuat kete brez si ju deshi interesi i kastes. E mesuat te beje servilin, e mesuat te marri ate qe nuk i takon nese ka mundesi ta marri, e mesuat te mos flase nese nuk e merr dot, por te marre rruget e botes e ta kerkoje fatin gjetke.
Negociata thate, dhe qellimi ishte ti jepnit nje cope pasaporte e te mos kthehet me. Qellimi nuk ishte te ndreqej ky vend. E ndane me hise, ca te Salos, ca te Metes, e ca te Balos. 14 vjet u turr dhe lukunia e Ramutit te marre hisen e vet. I takon me shume apo jo, se eshte lukuni e se majtes, dhe e ka me te drejten e sundimit te shumices.
Per kete u dashka e majta? Qe te garantoje pushtetin e kesaj kaste kriminale?
E majte si e Pecos qe dhe ai si Rama e beri Vloren beton.me pallate dhe beri namin me leje ndertimi? A nuk ishte Pecua miku i Lul Bashes qe i dha lejen per Pallatin e prishur, per te cilin i paguam 15 milione euro me urdher te Ramutit?
Ketu nuk ke mga kthehesh se keta jane bashke rrjete merimange. E kane mberthyer kete popull dhe nuk po e lene me te jetoje. Te majte e te djathte. E ne tu qajme hallin, jo po vdiq e majta, jo po vdiq e djathta
Ne te semes te vene. Nevoja e vetme qe ka ky popull eshte te Ringrihet.
Pa te majte e pa te djathte
Por me ideale te qarta qe te qerroje klasen politike te kriminalizuar dhe ti ktheje shtetit autoritetin e ligjit, sovranitetin e neperkembur nga tradhetaret, anulimin e koncesioneve dhe te ringjalli ekonomine e punoje per interesat e popullit, jo te horrave.
Zoti Bedri .Ju kam thene qindra here mos pemendeni te majte .Por permandeni P S. .Me thoni nje ndryshim ne programin midis PS ose PD ose LSI . SKENI mundesi te gjeni as edhe nje lloj ndryshim ne programet midis tyre prandaj….Jane pjelle e katovices Ramizianei nderuar Bedri . .POR i ĺutemi zoti qe Edi Rama te kete Katovicari i fundit.
Shqiperi vend i bekuar
Prite prite Edvin Bene
Po vjen me hallat ne duar
Te rilinde memedhene
I dashur, Bedri, te gjitha rruget qe ke shtjelluar te cojne ne “Bagdat”. Pra si po kuptoj une problemin e ke me Drejtesine sesa me Ramen. Pra PPP-te apo cdo vendim qeverije per shperndarjen e parave te shqiptareve jane te perqendruar ne nje dore. Te mendosh qe KLSH-ja me Bujarin e Saliut eshte ne pozita te shendosha dhe gjithe denoncimet e tija per shperdorim detyre te administrates publike te Rames jane te verteta, atehere pyet ti : -“pse nuk ka ndershkime”? E pra edhe KLSH-ja dhe Prokurori e gjykata qe 1/4 e saj po shkon per lesh nga Vetingu, jane nga e njejta dore. Sali Berisha.
E kam perseritur dhe po ta perseris qe Kurre Rama te mos kete dore mbi drejtesine, jo vetem ai por cdo kryetar ekzekutivi qe do te vije pas tij. Eshte e vertete qe shume socialiste te asaj kohe kishin vlera dhe ishin intelektuale te mire, por ata nxoren nje kryetar humbes si Fatos Nanon qe ne katevjecarin e dyte e percau PS-ne duke nxjere dy-tre fraksione dhe nje e tille ishte dhe LSI-ja. Pra ishin ata socialiste qe ja cuan qeverisjen edhe 8 vjet te tjera saliut te ’97-tes–’98-tes. Prandaj dhe Rama me te drejte futi te rinjte duke i alternuar ata me te vjetrit. Me pas mosha beri te vetem dhe ata qofte dhe nga paaftesia per te dhene ide te reja, qoftese kishin parimet te vjetra per te punuar u ndjene jashte. Perse z.Ruci, Brace, Bare, Angjeli, Dade dhe Blushi per 8 vite me vone i qendruan Rames ne krahe. Me pas edhe ata me dembelizmin i hapen krahun te rinjve. Rama kurre nuk ka krijuar nje rreth te ngushte te tij, Ai nuk ben shoke per qoke. Ai do pune. Edhe Bushatit qe i referohes , ishte ai qe zgjodhi si drejtues te Shkodres kryebashkiakun e dorehequr. Po a kerkoi ndjese Bushati per mos njohje te tij dhe kush e ndaloji ta kundershtonte ate perzgjedhje ne shkoder duke qene i pari i saj. Askush.
Prandaj korigjo kalemin . Gjetke duhet te germosh. per kostot e rrugeve ka nje drejtori dhe specialiste qe meren me ato fusha . Shkoni dhe investigoni dhe mos krijoni turbullira. Cdo gje tani eshte online si kurre me pare. Me respekt
…dhe Edwini gjithe maraz
jep pergjigje krejt capraz
“Shqiperi te kam dhjere,
nuk me kuptove nje here”
me kupton vec Spiropela,
Skenderbe me ka emeruar,
nuk caj byth per ju te tjere,
sa kam Caken djal te zgjuar,
S’keni pare gje akoma,
ju kam thene une dikur
ekonomine e coj ne koma,
jam Edwini me koken gur.
Keshtu mendon z.Bedri dhe prandaj qete qete,i ulur ne tavolinen e punes ku per vec letres e kalemit ka perpara filxhanin e kafese POR te jesh ne krye te qeverisjes eshte ducka tjeter,me aritje dhe deshtime,me te meta dhe zhgenjime.Ne krye te qeverisjes ASNJERU nuk eshte i persosur,i imunizuar.Te marish persiper qeverisjen eshte nje guxim i madh dhe ne te tjeret kemi per detyre ta ndihmojme ate .
Po cfare dhiare kjo sopiqiotja..si puna e syckes pickuditese.
Si moj na qenka pune e rende kjo e vjedhjez me vendime qeverie?
Lodhet Ramuti duke vjedhur.
Hajt ti qajme hallin tani e tja cojme parate vete, qe te mos lodhet as ne qeveri e as ne Parlament.
mirel, “sopiqoti” ka te drejte per faktin se kur je ne krye duhet te marresh nje vendim, e per çdo vendim qe do marresh dikujt do ti prishesh pune e dikujt tjeter do i zgjidhesh pune. Duke qene se shteti takson gjithshka e per gjithshka, vetvetiu shteti ka natyre represive. Regani ka thene qe shteti nuk i zgjidh problemet, ne mos, eshte vete problemi. Megjithate shteti eshte ky organizem i komplikuar i gjithepranuar, per shkak te asaj qe quhet kontrate kolektive. Ne baze te kesaj kontrate, edhe nje pasanik i madh gezon te drejtat dhe detyrimet baze qe i gezon edhe nje i varfer. Ligji mbi te aplikohet njesoj si çdo nenshtetas tjeter. Ligjerisht keshtu konceptohet shteti, mirepo diferenca shfaqet ne detajet, qe jane si puna e asaj letres shpjeguese me shkronja te vogla tek kutia e ilaçeve, qe per te qene ne rregull me ndonje te papritur, thote edhe demet e mundshme anesore.Per mua shkrimi i z. Islami eshte shume konçiz, ndofta shkrimi me i mire i ketyre 10 viteve te fundit. Eshte fiks keshtu siç ka shkruar. Mjaft socialiste e kishin te qarte se Edi Rama erdhi siç erdhi ne qeverisje, ne bashki, ne krye te qeverise; i zoti patjeter me oratori dhe me ngjyra, por duhej mbeshtetur. I perfolur mjaft per aferat korruptive, per te cilat Berisha shpesh shpif se e ka zanat, por edhe ka mjaft informacion nga bota e nendheshme e sistemit ekonomik ne Shqiperi. Sepse eshte vete arkitekti i kesaj rrumpalle socialekonomike. Dhe po te rrime me kembet ne toke, Edi Ramen duhej ta mbeshtesnim dhe beme mire qe e beme dikur. Tanime Edi Rama eshte bere pjese e allishverisheve, se ka interesa direkte apo jo, ne si popull i thjeshte nuk e dime, por do ta mesojme, se aq eshte Shqiperia. Njeri zjen fasule ne Kruje dhe ndihet era ne Lushnje. Vend i vogel. Por e keqja e madhe ne vend te hiqet, pritet qe te vije; po ra Rama do vije Luli me Griden dhe Lul-kunine e “shkolles se qenve” siç i perifrazoi ambasadori Withers “qente sulmues” te PD-se, rritur ne qentoren e Saliberishes,Demi i madh qe Rama i beri PS-se eshte dobesimi i struktures se PS, si nje parti e afte te krijonte vlera dhe te mbante afer alternativa te vlefshme ne pikepamjen e burimeve njerezore. Ne kete menyre, siç edhe Saliu, Edi punoi me moton “pas meje le te behet qameti”.
Ti o gjermani shqiptar i zgjidh problemet ne vend, jep edhe literaturen perkatese qe e ke gati nga konspektet e formave te edulimit. E ke rujt teserene e PPSHse, e ke byll ne kornize me xham dhe e ke var ke muri> Debil!
Qenezo, ti me ngjan me ata qente e lagjes( fiksoje mire, se eshte metafore) qe i perkasin te gjitheve dhe jane te asnjerit. I sulesh gjithkujt me lehje te forta per ti kujtuar se je edhe ti verdalle. Po varja, kaq kishe? Ke ndonje gje per te thene per shkrimin?
Dakord, po me mire qen i lagjes, sesa mut (jo metafore) enverist.
Mono nuk jam dakort me ty. Rama nuk kishte probleme me vendimarrjen. Ne fund te fundit kjo eshte detyra qe mori persiper. Nuk e ben dot, te mos e marri ate pergjegjesi.
Por Rama nuk ishte “aguridh” per shtetin dhe pushtetin. Rama kisjte eksperience qe ne kohen qe ishte minister kulture dhe aq me teper Kryetar i Bashkise me te rendesishme te vendit, dhe ne nje klime tejet te disfavorshme ne kohen kur ishte Berisha ne pushtet. Si mundet qe ky njeri te mos jete ne gjendje te marri vendimet e duhura ne interes te popullit ne kohen kur gezon mbeshtetjen e gjere popullore?
Vendi nuk ishte nje xhungel primitive, pa struktura shteterore, dhe i parregulluar ne ligje. Cdo ibstitucion e kish te ngritur, te rregulluar me ligj dhe me Kushtetute
Nuk kishte hapesira bosh qe Rames do i dilte detyra te mendonte si te shpikte ndonje mekanizem dhe strukture te re.
E vetmja gje qe shpiku Ramuti ishte asgjesimi i ligjit. Asgjesimi i Kushtetues, dhe berjen e Ligjeve antishqiptare.
Ramuti shpiku si te shitet territori shqiptar be emer te bashkepunimit me fqinjet, ne emer te negociatave, shpiku delimitimin..shpiku PPPte, shpiku pervetesimet e pronave publike. Me nje fjale te gjitha ato qe llogjika normale dhe Kushtetuta ja ndalon.
Ramuti nuk e ka te veshtire fare te genjeje dhe te bej pazare, dhe te gjitha ne dem te lirise dhe te xhepit te shqiptareve. Bile te hakerrohet me police nese qytetareve nuk u mbushet mendja. S’e pati fate te veshtire e as u mendua dy here kur u coi tanket ne 3 te nates kukesianeve qe kundershtuan koncesionin e Rruges se Kombit.
Koncesion qe paska dhe shtesa defekti…
Nuk e ka te veshtire fare te bej burgje private, me qellim fitimi, apo te pervetesoje gjithe bregdetin, te ngrehe flamurin grek, te festoje Festen Kombetare greke ne Shqiperi dhe te shpalle heronj greke shqiptaret e varrosur jugut te Shqiperise.
Ama Luften e atij populli qe e mbeshtet dhe e voton me stigmen e te majtes e ka shume zet. Ate e ka te veshtire ta pranoje.
Heronjte shqiptare do qe ti sharroje me automatik, ndersa tradhetine dhe tradhetaret i nderon.
Cfare te themi me mire, nuk kupton, apo i kupton mendja vetem te mbrapshten?
Shqiptaret luftoje per te ber Shtet ,Drejtesi ,
jo Parti or ti !
bOLL helmuat ate shoqeri me plehrat e Kazaneve tuja !
Ua ,Ua !………..,Bedri, je bë si gratë e lagjes që zihen me vjehrrën dhe fillojnë e shajnë . Sa shpejt e zbraze thesin e mëllefit kundre Edi Ramës ,kthe faqen tjetër pozitive të reformave ku duket vetëm dora e puna e tij ..
Moderator botoje komentin për Bedriun se është lavdërim .
Përdhëndetje Bedri.
Shumë i saktë si gjithmonë. Dikush ndjen kënaqësi duke parë të vuajn. Fondet i shkatrron më tepër që të mos bien në dorën e popullit sesa të ndihmojë oligarkët. Fjala “Sadist” nuk është e re.
O z.Bedri!Nga te gjitha cfar ke konstatuare(populli di me shume se aq ,i vuan cdo ore e cdo dite nga mengjesi …deri ne mengjesin tjeter …gjithe naten i pa gjume ….dhe I cfrytezuare..) do te vlente me shume vetem nje fraze:Cfar duhet bere per luften kunder korrupsionit. .Ju kete fraze nuk e kini thene ne asnje shkrim.Cfar do te thote kjo ju e dini shume mire,po kaq mire e kupton dhe lexuesi .Ti shpallet lufte frontale korrupsionit…,jo vetem personit ,por ne radhe te pare sistemit qe paella korrupsion.Korrupsioni buron nga lart,tek individi me pushtet.Ketu fillon lufta .Populli eshte I perjashtuare nga qeverisja dhe kontrolli i qeverisjes. Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor I kane hapur dyerte dhe dritaret korrupsionit…,partite politike jane privatizuare..Ka vetem nje zgjidhen z.Bedri,qe ju e kuptoni shume mire:POPULLI TE VETEQEVERISET KOLEGJIALISHT!!!!! ,me keshilla vendore dhe qendrore,me njerez te zgjedhur direkt nga populli ne vendbanimin e tyre ,pa ndermjetesine e askujt dhe per jo me shume se per dy mandate.Ata te kene pushtet vetem voten e tyre….pa presidente,pa kryeministra ,pa ministra,drejtore ,shefa e tj.ku Referendumi popullor te kete ne dore ceshtjet me kryesore te qeverisjes ne vend.Keto zgjidhen vetem me reformen ne drejtesi,ne Kushtetute dhe ne Kodin Zgjedhor qe I miraton vetem Referendumi i Popullit.Mjaft rrahet uje ne havan…Ne adresen e kesaj gazete eshte nje studim per luften kunder korrupsionit,Ai nuk botohet.Pse??????