Vitesses ngjitet në kuotën e 12 pikëve, Armando Broja i jep fitoren dhe vendin e parë

time

Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares shqiptare i ka dhënë fitoren ekipit të tij holandez ku është huazuar, Vitesses duke e ngjitur në kuotën e 12 pikëve për të ndarë vendin e parë me Ajax.

Edhe pse nuk shënoi asnjë gol me kuqezinjtë në dy ndeshjet e fundit të Nations League, duket se 19-vjeçari është tjetër sulmues në Holandë, pasi sot dy golat e vetëm për Vitessen i shënoi ai.

Sakaq, i dyti ishte vërtetë i veçantë pasi me një nuhatje prej bomberi gënjeu mbrojtësin dhe me një kthesë e çoi topin drejt rrjetës.

h.b/dita
Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *