Vitet ‘90, kthim në kohë

Leda Hysa

 

Vitet `90-të janë vite të rëndësishme, si për historinë e Shqipërisë, ashtu sikurse shprehin edhe themelin në formimin e identitetit tonë individual në shoqërinë postdiktatoriale. Shumë prej nesh kujtojnë aspekte të ndryshme të atyre viteve tranzicioni dhe flasin për keq apo për mirë për to.

Megjithatë shumë pak prej nesh mund të dëshmojnë vizualisht atë përvojë jetike, atë shkapetje sociale, atë kohë pa kohë, me të cilën u përballëm.

Teksa ne vetëm i jetonim këto kohë dhe nuk kishim mjete fotografike, një student austriak vjen në Shqipëri dhe fotografon vazhdimësinë e jetës shqiptare përtej ngjarjeve politike.

Ai na sheh dhe ne e lejojmë të na shohë e të shohë mizerjen dhe bukurinë e mbetur.

Nga Malësitë e Dukagjinit tek ato të Kurveleshit, nga Curraj i poshtëm në Çorrajn e sipërm, nga Shkodra në Gjirokastër, nga Fterra në Tiranë, kudo njerëz e peizazhe të zhveshura nga çdo e paqenë, dorëzohen miqësisht në objektivin e aparatit të Robertit.

Ky dorëzim i sinqertë e i pazakontë shqiptar te krijon përshtypjen se i gjithë vendi dukej i dorëzuar. Rrugë nacionale të derdhura në baltë, lumenj pa shtretër, luanë e luanesha të paushqyer, vitrina dyqanesh pa mall. Metaforikisht Shqipëria dukej në autopsi, me të gjitha organet shpalosur mbi tavolinën e kirurgut, i cili, i kapur gafil, s’di ç’të kapë për të fshehur më parë nga kjo pamje shqetësuese – “një zorrë a një balluke”.

“Shih e shkruaj” është një shprehje tipike shqiptare, e cila vjen si përgjigje ndaj pyetjes “Si je?” Kjo është gjendja që më transmetojnë këto fotografi të Shqipërisë së viteve `90- të, e vërteta shqiptare e asaj kohe pa asnjë lavde e asnjë plagë më shumë nga ç’mbarte bashkë me nuancat e saj komplekse.

Rikthimin në kohë që evokojnë këto foto dhe ftesa për t`u pozicionuar përkohshëm midis së tashmes dhe së kaluarës, solli idenë e krijimit të një ekspozite lëvizëse bashke me ekspozitën e instaluar në ambientet e muzeve të qyteteve pritëse.

Idea e përfshirjes së disa autobusëve interururbanë dhe urbane si hapësirë ekspozimi, sjell  kujtesën e përbashkët në ambientet e përbashkëta, në hapësirën publike, me qëllim familjarizimin e marrëdhënies sonë me atë periudhë të historisë që është lënë pas dore.

Për këtë arsye ekspozita “Kthim në kohë- Shqipëria e viteve `90-të e nisi udhëtimin 18 muaj më pare, nga stacioni autobusëve të zonës së veriut në Tiranë drejt Muzeut Historik të Bajram Currit në Tropojë. Pas një qëndrimi të gjatë atje, udhëtoi drejt Galerisë së Arteve të qytetit të Shkodrës, për të vazhduar më tej  në Pallatin e Kulturës “Labëria”, Vlorë, në Qendrën Kulturore të Këlcyrës dhe pasi qëndroj më  shumë se 7 muaj në Muzeun Kadare në Gjirokastër, tashmë përfundon këtë rrugëtim ne Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.

 

Share This Article
5 Comments
  • Gazeta dita ju faleminderit per kete shkrim sqarues,
    per “:Vitet-’90 kthim ne kohe”, po do te doja nje ekspoze me te gjere te kesaj ekspozite,qe shtetit qyteteve deri ne Tirane.
    Kjo per ne qe nuk jemi ne atdhe.
    Ju faleminderit.
    Guri Naimit D.

  • Ta rrefej une,o Guri Naimit!
    Pas 90-tes,ne se do quhej mizerje ajo kohe,tani pas 28 vitesh Shqiperia eshte shkaterruar e tera ne super mizerje!
    A ka me mizerje se sa mbi 50% e shqiptareve vetem vitin e kaluar aplikuan per llotarine amerikane?
    Sot ketu jane grabitur dhe shkaterruar toka bujqesore,kanalet kulluese e vaditese,drenazhimi i tokave ku shumica eshte zaptuar per troje ndertimi!
    Pyjet,minierat,bregdeti,lumenjte,malet serat,pemtoret,ullishtat etj jane sahkaterruar dhe vazhdojne te vidhen nga lloj lloj hajdutesh!
    Berisha investonte vetem ne qytetet dhe fshatrat ku kishte votuesit e tij!
    Keshtu rruga Lushnje-Berat u shkaterrua e tera dhe gropat arriten deri ne 1 meter te thella,aq sa te shkoje ne Berat do duhej 2-3 ore!
    Nje qytet i mbrojtur nga UNESCO nuk mbrohej nga qeveria shqiptare!
    Te gjitha monumentet e kultures mijravjecare si kisha e xhamia u vodhen dhe u shiten jashte sepse shteti hoqi rojet dhe nuk planifikoi fonde per mirembajtjen e tyre!
    Armatimi dhe municionet e ushtrise u grabiten dhe ne arken e shtetit nuk u fut asnje qindarke dhe asnje deputet nuk ka guxuar te beje pyetjen e thjeshte se ku vajten miliardat e shitjes se tyre!
    Erdhi Rama dhe rregulloi ca gjera duke marre qindra miliona euro borxhe qe brezat do t’i shlyejne per dhjetra vjet me radhe!
    Me keto borxhe Rama ne vend qe te investonte atje ku kishte me shume nevoje,beri te kunderten,investoi vetem atje ku i behej reklame punes se tij kryesisht ne qendrat e qyteteve,ndersa lagjet ne brendesi u lane si GETO!
    Harxhuan miliarda per sheshin Skenderbej dhe bulevardin e ri,ku nuk kishte nevoje te investohej te pakten edhe per 20 vjet dhe la zona te tera banimi me nga 50 mije vete 3 km larg qendres se Tiranes ku nuk kane ndertuar asnje cerdhe,asnje kopesht,asnje shkolle,asnje kend lojrash,asnje lulishte,asnje meter rruge te shtruara etj,kur keta banore jetojne ne pallate 10 kate e jo ne shtepi perdhese fshati dhe se kane paguar qindra miliona leke per kete pune ,por qe nuk dihet ku shkuan!
    Duan te rikonstruktojne nje rruge 2 km te gjate ne hyrje te Tiranes qe kushton 40 milion euro,pa asnje nevoje urgjente dhe me keto miliona mund te shtroheshin te tera rruget brenda qendrave te banimit te Tiranes dhe disa qyteteve te Shqiperise,por kete nuk e bejne se nuk u bie ne sy kjo pune!
    Sot ne Shqiperi nuk ke ku ankohesh per nje hall se anje zyrtar nuk te pret se Rama i ka grumbulluar ankesat vetem ne kryeministri!
    I shkruaj kryeministrit se filan bashki po vjedh qytetaret,por kryeministri hesht!
    Ketu cdo gje ka marre fund,ndaj njerezit per dite po ikin!

    • I dashur mik, miliardat për SHESHIN SKËNDERBEJ u dhanë vetëm e vetëm për ta prishur atë , për t’ia ulur madhështinë botërore SKËNDERBEUT etj.,etj..
      Atë shesh që e skaliti dora e popullit,duhej vetëm të mirëmbahej , se ishte mrekullia vetë .

  • Faleminderit i nderuari Peza,per kete shkrim Njoftim,si “lajmerim vdekie”,
    Nuk jam dakurt me frazen e fundit permbyllese:
    -Ketu c’dogje ka marre fund ndaj njerezit perdite po ikin!
    Do ju lutesha specialisteve atdhetare te na shkruajne c’duhet bere per te kaluar kete gjendie.

    Me dhimbie Faleminderit
    Guri Naimit D.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *