Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë si kulmim i përpjekjet të Rilindjes sonë Kombëtare. Rrethanat politike dhe diplomatiken të cilat u krye akti i madh. Qeveria e parë dhe arsyet e dorëheqjes së Ismail Qemalit pas 14 muaj qeverisjeje. Roli i Princ Vidit dhe loja e Esat pashë Toptanit…
Prof. dr. Bardhosh Gaçe
Në kushtet e daljes në dritë të ngjarjeve, fakteve, shënimeve, kujtimeve lidhur me momentet madhore, si shpallja e Pavarësisë në Vlorë në vitin 1912, historiografia shqiptare gjithmonë do të ketë nevojë për të sjellë në vëmendje përjetime, pamje, të dhëna dhe dëshmi për personazhet e kësaj periudhe, për raportet diplomatike, për marrëdhëniet që ajo pati dhe krijoi jo vetëm brenda vendit, por edhe në Perëndim, në kancelaritë evropiane dhe induksionet e veçanta që lidhen me të.
Sado që është shkruar, sado që është kornizuar pamja dhe dëshmia historike për të, kohët kanë treguar se ka akoma mundësi për të sjellë në këtë dëshmi të rëndësishme fakte, interpretime dhe për të pranuar burime të tjera të nevojshme dhe për një arsye tjetër; ngjarja jonë kombëtare, përveçse ishte mu në qendrën dhe vlugun më të nxehtë të Gadishullit të Ballkanit, ajo pleksi dhe një opinion të gjerë diplomatik ndërkombëtar të kohës.
***
Sado që historiografia shqiptare është përpjekur të krijojë një kornizë të qëndrueshme për ngjarjen rrethanat, personazhet, aleancat dhe kundëraleancat, burimet, arkivat, librat e shkruar vonë, madje dhe në ditët tona, afrojnë një reflektim dhe vëmendje për të shkruar për të.
Pavarësia e Shqipërisë, e cila u bë e mundur në dekadën e parë të shekullit XX, i cili në një hark të shkurtër kohor i shkaktoi globit dy luftëra botërore, ka qenë një zhvillim kompleks, jo vetëm shqiptar e ballkanik, por ajo valorizon një politikë herë të hapur dhe herë nën rrogoz të diplomacisë së Lindjes e Perëndimit, të nacionalizmit e shovinizmit, të bërrylave që shtetet nacional – shoviniste të Ballkanit kishin me njëri- tjetrin dhe me fuqitë e kohës.
Po ashtu ajo shpalon një radiogramë më të plotë dritë – hije të diplomacisë së kohës, e cila dhe për ironi të kohës, i faturoi veçmas Ballkanit një konfiktualitet të hapur, një marrëdhënie aktive nacional – shoviniste të fqinjëve që rrethonin Shqipërinë.
E përfshirë në një realitet real dhe ireal, të miqve dhe armiqve, pavarësia e Shqipërisë “angazhoi” një qerthull të madh diplomatik dhe politik të kohës, që në njëfarë mënyre i ka afruar historiografisë dhe mendimit politiko- diplomatik mjaft reflektime, për njerëzit e kësaj ngjarjeje të madhe, për bashkëpunimet, rrugëtimet, refleksionet e shtypit të kohës në një valencë të gjatë dhe të gjerë kohore dhe të gjeopolitikës së kohës.
Ngjarje të tilla kanë gjithmonë arsye të vinë në vëmendjen e kohës, pasi ato lidhen me njërin nga fondamentet më të rëndësishme të qenësisë shqiptare, lidhen me tabanin kombëtar dhe mbi ekzistencën tonë, që për shkaqe po themelore, po gjeopolitike, vijojnë të krijojnë batica dhe zbatica të herëpashershme në Ballkan dhe më gjerë.
Gjeopolitika bashkëkohore evropiane dhe me gjerë, këtyre referencave të hershme nuk u është shmangur, madje ato në jo pak raste kanë qenë dhe vijojnë të jenë rezultante të bashkëpunimit diplomatik dhe të fushave të tjera të veprimtarisë së shteteve ballkanike.
Për arsye të ndryshme, këto marrëdhënie në thelb, shpjegojnë ngarkesat e historisë, termat nacional- shoviniste në Ballkan, në Jugun dhe në Veriun e Shqipërisë, po ashtu lidhur me Kosovën dhe treva të tjera, si Çamëria, të cilat vijojnë të kenë një fat tragjik dhe në kohën e globalizmit.
Pavarësia e Shqipërisë lidhet shumë me argumentin politik dhe ideologjik të Rilindjes sonë kombëtare, e cila që nga mesi i shekullit paraprijës të zhvillimeve të mëdha globale, pati shtruar para shqiptarëve, para realitetit ndërkombëtar të kohës, nevojën e krijimit të shtetit shqiptar, dhe pse shqiptarët ishin nën sundimin e plotë të Perandorisë Osmane.
Rilindësit shqiptarë, pjesa më e madhe e të cilëve jetonin dhe kontribuonin në metropolet e mëdha të Lindjes dhe Perëndimit, hodhën idetë e mëdha humaniste, iluministe dhe patriotike në një kohë të vështirë, nga mesi i errësirës osmane, duke kuptuar drejt rrezikun në të cilin gjendej vendi i tyre, por dhe duke kuptuar rrokullimën në të cilën qe përfshirë Perandoria Osmane, e cila bashkë me shembjen e saj do të merrte më vete dhe do të zhdukte nga faqja e dheut dhe fate popujsh dhe vendesh, siç ishin edhe shqiptarët dhe Shqipëria.
Ka qenë një intelekt jo i zakontë ai i rilindësve, të cilët mjeshtërisht këmbëngulën në çështjen kombëtare shqiptare përmes fushave të ndryshme të dijes, veçmas atë të kulturës dhe letërsisë artistike, për të krijuar një dituri të rëndësishme politike.
Nevoja për shkollën shqipe, për gjuhën shqipe u reflektuan thuajse nga të gjithë ideologët e Rilindjes sonë kombëtare, duke krijuar një mundësi të reflektimit historik dhe politik. Çështja e shkollës dhe e arsimit, e gjuhës dhe e shkrimit shqip, pavarësisht se u shfaq që nga vitet 1850, ajo nuk u anashkalua për asnjë rast as nga zhvillimet e mëvonshme, qoftë dhe eksponentët politik të fillim shekullit të viteve 1900, për shkakun e njërit nga treguesit më të rëndësishëm, të cilin koha do ta kërkonte në skenën e diplomacisë dhe realiteteve historike.
***
Pavarësia e Shqipërisë u bë prezente në një garniturë të ashpër diplomatike, në të cilën ishin gati të shpërthenin luftëra, të bëheshin aleanca të çuditshme, të përplasej Lindja me Perëndimin, të zhdukeshin vende dhe popuj, të aneksoheshin territore strategjike, pjesë e të cilëve ishin dhe trojet shqiptare. Njerëzit e Pavarësisë së Shqipërisë, në fillim-vitet e nxehta 1900, duhen parë në këtë lloj aktualiteti, real dhe surreal, pasi në fund të fundit, vendi i vogël i Ballkanit po përballej me lukuninë e interesave të mëdha të fuqive të kohës. Pra, në një kohë relativisht të shkurtër, për shkakun e rënies me shpejtësi të Perandorisë Osmane, njerëzve të Pavarësisë u duhej të kuptonin interesat e shteteve aktive në diplomacinë e kohës, të gjenin aleatët dhe kundërshtarët, të manaxhonin zemërimin apo qëndrimin refuzues të Perandorisë, të kuptonin diplomacinë e kohës dhe ajo që ishte më e rëndësishme, përveç krijimit të fuqisë së vet shqiptarëve për t’i dalë zot vendit, të unifikonin qëndrimet e tyre.
Në historinë e çështjes sonë kombëtare, të paktën burimet franceze, njoftojnë se dhe në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, dalja në dritë e tri grupeve, që diferenconin qëndrime thuajse të thella, tregonte se shqiptarët kishin dhe problemet e tyre të brendshme, kryesisht me dakordësitë e mëdha, siç ishte çështja kombëtare shqiptare.
Në një kohë të ngjeshur diplomatike dhe të qëndrimeve të hapura dhe të fshehta të Fuqive të Mëdha, që nga Rusia, Anglia, Franca, Italia, Gjermania, Austro- Hungaria, Turqia, kanale të tjera të nëndheshme, midis njerëzve që mundësuan Pavarësinë e Shqipërisë, në nëntorin e vitit 1912 u shfaq edhe Plaku i mençur dhe i urtë Ismail Qemali, dhe delegatët nga të gjitha viset shqiptare të cilëtngritën flamurin shqiptar, i cili përbënte dhe simbolikën më të të rëndësishme dhe më reale për sakrificën sublime të shumë intelektualëve, mendimtarëve, njerëzve të dijes dhe të luftës.
Në kontekstin e gjerë të angazhimit diplomatik ndërkombëtar, në raportet që shkonin e vinin përmes delegacioneve, marrëveshjeve dhe pakteve të shteteve të mëdha, një rol të jashtëzakonshëm luajtën dhe zhvillimet brenda vendit. Duke qenë se shqiptarët njiheshin dhe vazhdonin qëndrimin e tyre lidhur me trojet dhe territoret që kishin të njëjtën gjuhë e dëshmi të tjera etnologjike dhe etnike, mbajtën qëndrime të forta ndaj rrezikut që i kanosej vendit. Zhvillime politike, bashkëpunime, kuvende, konferenca, vendime të një rëndësie të madhe për kohën pati në të gjithë vendin, në veri dhe në jug. Në Malësinë e Shkodrës, e cila valorizoi deri në Shqipërinë e Mesme, pati kryengritje të forta, të cilat kishin një angazhim politik të njohur, që lidhej pikërisht me zhvillimet për çështjen e Pavarësisë së Shqipërisë.
Në këtë klimë bashkëpunuese, pavarësisht vështirësive detyrimet e klasës politike, që kishte marrë përsipër të bënte gjithçka për Pavarësinë e Shqipërisë ishin të mëdha. Përgjithësisht në shtresat e gjera popullore, pavarësisht organizimit administrativ – shtetëror, shkollimit, mënyrave të tjera të organizimi shoqëror, krahinor apo më gjerësisht, çështja kombëtare dhe rëndësia e shpalljes së Pavarësisë kishte krijuar një qëndrim të palëkundur, prandaj ishin të gatshëm ta ndiqnin pas dhe njerëzit e luftës për t’i ndaluar rrugën nacional – shovinizmit ballkanik.
Duke qenë një diapazon i gjerë i gjithë këtyre zhvillimeve, jo vetëm për shkakun e Shqipërisë, por valenca evropiane e kësaj kohe ishte e tillë, pasi në spektrin ekonomik të zhvillimit, aleancat e reja kapitaliste, marrëdhëniet e zhvillimit industrial ishin një “aksion” zhvillimi që reflektonin dhe në zhvillimet politike, themeluesit e Pavarësisë së Shqipërisë i ekspozohen një vëzhgimi dhe vështrimi të shumanshëm. Në qendër të gjithë “aksionit” politik, diplomatik, kulturologjik, shoqëror të kësaj kohe patjetër vazhdon të mbetet Ismail Qemali, një nga figurat më emblematike dhe të rëndësishme, jo vetëm pse ai qe personaliteti i kohës dhe figura historike që ngriti flamurin e Pavarësisë, por për arsyen e valorizimit që një figurë e tillë, kishte para se historia t’i rezervonte një angazhim të tillë, po ashtu dhe pas shpalljes së Pavarësisë.
Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë dhe brenda faktorit shqiptar u shpall në rrethanat e veta të zhvillueshme, ku u shfaqën probleme të mprehta me të cilat u përball Qeveria e Përkohshme e Vlorës, ministrat dhe kryeministri, njerëz të administratës etj. E gjithë kjo kohë, kur qeveria e Ismail Qemalit qe e detyruar të ketë një jetë të shkurtër, por të rëndësishme, përkonte po ashtu dhe me zhvillimet e natyrës së vështirë për t’i dhënë rrugë një zhvillimi normal të vendit. Ismail Qemali do të mbetet njëri nga njerëzit më aktiv, më të angazhuar të historisë së Shqipërisë, i cili falë një inteligjence të jashtëzakonshme, të një përvoje prej shtetari të sprovuar të një perandorie ndër më të mëdhatë e kohës, u përball vetë me to, reagoi ndaj tyre dhe mbajti qëndrim.
Siç dihet, Ismail Qemali dha dorëheqje në vitin 1914 (22 janar) për t’i hapur rrugë një stadi të ri të zhvillimeve në vend, por dhe për shkak të një qëndrimi jo aq dashamirës të Perëndimit për drejtimin e vendit nga qeveria e tij. Duke qenë një shtetar i lartë klasi, Ismail Qeamali nuk donte t’i faturonte vendit ndonjë izolim nga Perëndimi, pasi zhvillimet ndërkombëtare dhe një lloj kobi i zi nacional- shovinist nga fqinjët i vërtitej rrotull Shqipërisë.
Poeti ynë kombëtar Ali Asllani, i cili asokohe ishte kryesekretar i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, na thotë në kujtimet e veta në gazetën “Telegrafi” që Ismail Qemali i dërgoi nga Bashkia e Vlorës prefekturave të vendit, duke i dhënë lamtumirën popullit shqiptar vlerësimin e tij ku thuhej: “E shoh për detyrë, pra, të deklaroj se edhe këtu e tutje e tutje do t’i konsakroj ditët e fundit të jetës sime në shërbim të Atdheut, dhe, duke qenë se po marrin në dorë qeverimin e Atdheut tonë, qëllimi i Fuqive të Mëdha është që si e si t’u japin fund invazioneve të jashtme dhe ngatërresave të brendshme, u porosis me gjithë zemër, që të tregoni bindje të plotë në urdhrat e tyre dhe funksionarëve të lartë që kanë qenë zgjedhur prej meje dhe të pëlqyeshëm për ta…”. (gazeta “Drita, Tiranë nr. 223, 22 gusht 1937).
***
Përveç angazhimit të plotë që Plaku i Vlorës bëri lidhur me Pavarësinë, një histori brilante është ajo që pason me të pas dorëheqjes së qeverisë së tij. Ismail Qemali mbeti aktiv gjatë gjithë jetës së tij, deri kur mbylli sytë në mënyrë misterioze në Itali. Të rëndësishme janë qëndrimet që ai ka mbajtur mbi zhvillimet pas dorëheqjes së tij, për situatën politike të Princ Vidit, ato lidhur me Esat Toptanin, Qeverinë e Durrësit, lidhur me përfaqësimet shqiptare në arenën ndërkombëtare, me zhvillimet politike, ku kishte qëndrime të ndryshme, madje dhe të kundërta. Me vendosjen e tij në Francë, Ismail Qemali mbante lidhje me mjaft mëmëdhetarë të shquar të kohës brenda e jashtë vendit si me A. Kastrioti, Rasif bej Dinon etj. Ai i ndiqte me interes zhvillimet në Shqipëri si me anën e letërkëmbimeve, ashtu edhe me udhëtimet që bënin nga Shqipëria në Nicë: Ibrahim Abdullai, Sali Hallkokondi, Elmaz Xhaferi, Zihni Abaz Kanina, Ahmet Durmishi, Spiro J. Koleka, Ymer Radhima, Xhezo Balo, Xhafer Xhuveli etj. Në Kushtet e Luftës së Parë Botërore, për t’i bërë ballë copëtimit të trojeve shqiptare, ai e shikonte të nevojshme krijimin e një qeverie kombëtare.
Në një kohë relativisht të ngjeshur me zhvillime, Ismail Qemali i ra kryq e tërthor Evropës, qendrave politiko – diplomatike të Perëndimit për të thënë atë që duhej për Shqipërinë dhe shqiptarët, për atë që kishte nevojë vendi, për shkakun e njohjes perfekte që ai kishte për gjeopolitikën evropiane, e cila lexohej prej tij përmes burimeve të shumta, që nga e kaluara e në aktualitetin e saj. Të kësaj kohe janë qëndrimet dhe për zhvillimet evropiane, të cilat janë botuar në shtypin dhe gazetat perëndimore. Një nga rrëfimet më të gjata të tij është “Shqipëria dhe shqiptarët”, që daton vitin 1917 (Paris), i cili kapërcen kapacitetin dhe misionin e një shkrimi të tillë, botuar në “Quartely Revieë”.
Duke e parë si një zhvillim të qëndrimeve të Fuqive të Mëdha, ardhjen e një princi të huaj në Shqipëri, më së shumti për nevojën që vendi kishte, për të krijuar marrëdhënie dhe bashkëpunim të nevojshëm me vendet e huaja, Ismail Qemali e vlerësoi ardhjen e Princ Vidit. Ai mendonte se Princi do ta udhëhiqte vendin drejt bashkimit kombëtar, do ta nxirrte vendin nga prapambetja dhe do të punonte për organizimin administrativ të tij.
Zhvillimet politike në Shqipëri kishin pasur terrenin e tyre. Veçmas, gjatë periudhës së Tanzimatit, një lloj reforme të shtetit turk, shqiptarët e pritën jo mirë dhe ndonjëherë edhe me kundërshtime të forta, po ashtu gjatë kohës kur luftohej për pavarësinë e vendit, ndër shqiptarët kishte një reagim më të fortë dhe më të ashpër lidhur me faktorin ndërkombëtar. Kështu, edhe pas dorëheqjes së Qeverisë së Vlorës dhe fronëzimin e Princ Vidit, shqiptarët nuk e pritën mirë ardhjen e tij, madje pati dhe kundërshtime me forcë. Në këtë kohë Ismail Qemali ishte në Nicë të Francës. Reagimit të ashpër të kundërshtimit të Vidit iu shtua edhe ndalimi i ardhjes së Ismail Qemalit në Shqipëri, nën ndikimin e Esat pashë Toptanit, që kishte postin e ministrit të Brendshëm.
Pas largimit nga vendi, Ismail Qemali mbante lidhje dhe korrespondencë me faktorin politik dhe diplomatik ndërkombëtar. Ai, si një shtetar i zoti dhe i mençur, duke kuptuar mjaft mirë konjukturën ndërkombëtare, pushtetin ia kishte dorëzuar KNK-së, duke konfirmuar në njëfarë mase se shqiptarët kishin shtet dhe se Evropa e kishte për detyrë t’i mbronte ata. Me të drejtë një veprim i tillë ka qenë kaq i zgjuar dhe kaq diplomatik, të cilin mund ta bënte vetëm një diplomat karriere dhe një shtetar, i cili dinte të orientohej si mos më mirë në një “kaos” të kësaj natyre siç ishte Shqipëria dhe mënyra se si Fuqitë e Mëdha po menaxhonin Evropën, e cila nga dita në ditë po rrëshqiste drejt Luftës së Parë Botërore.
Duke qenë larg Shqipërisë, por duke e njohur nga afër dhe në detaje çdo zhvillim, Ismail Qemali nuk ishte për t’u acaruar situata në Shqipëri dhe pse ai e kuptoi shumë shpejt se i dërguari i Perëndimit, Princ Vidi, as kishte dëshirën dhe as kishte mundësinë të bënte ndonjë gjë konkrete në pritshmëritë e patriotëve shqiptarë prej tij. Ai ishte një lloj lodre në duart e Fuqive të Mëdha, që siç shprehej Ismail Qemali: “Mbretërimi i shkurtër i Vilhelm Vidit qe më i pasur me episode groteske se sa në përpjekje reale për të riorganizuar një shtet në lindje e sipër, nxori në shesh kujdesin e pakët që treguan Fuqitë në çështjen e zgjidhjes së sovranitetit”.
Ngjarjet në Shqipëri, pas ardhjes së Princ Vidit, ishin të paparashikueshme. Esat Toptani po krijonte precedent të paparashikueshëm, për shkakun e një egocentrizmi të theksuar të tij, pasi ai i kundërvihet dhe Princ Vidit, duke e bërë akoma më të vështirë qëndrimin e tij në Shqipëri. Largimin e Vidit e kishte kërkuar edhe kryengritja fshatare.
Ismail Qemali kishte një përvojë jashtëzakonisht të rëndësishme lidhur me aftësinë e interpretimit drejt të situatave të tilla. Shqipëria rrezikonte disa fronte për të humbur kujdesin e faktorit ndërkombëtar. Dhe pse Vidi dukej si një “gozhdë e ndryshkur” në këtë kohë, trajtimi tij në mënyrë kaq të ashpër në sytë e ndërkombëtarëve nuk i bënte mirë vendit. Në të mirë të një qëndrimi shqiptar të qëndrueshëm Ismail Qemali erdhi në Shqipëri në majin e vitit 1914, por dramatikisht Protokolli i Korfuzit, me përfaqësuesit e “Vorio Epirit” cenonte rëndë sovranitetin e shtetit shqiptar, i cili ishte dhe në kundërshtim të plotë me Statutin Organik të Shqipërisë, që e kishin miratuar edhe vetë Fuqitë e Mëdha.
Shovinistët grekë filluan një sulm të paprecedent kundër fshatarëve të viseve të Jugut për t’i detyruar ata të braktisnin trojet e tyre. Në këto rrethana kritike dhe dramatike Ismail Qemali takon në Durrës Princ Vidin, i shoqëruar dhe nga një dërgatë prej 20 vetash. Pas këtij takimi, si një diplomat dhe negociator i sprovuar në situata shumë më dramatike dhe më të komplikuara, Ismail Qemali do të shprehej: “Princi më çuditi për mungesën e një ideje mbi gjendjen e vendit dhe për mungesën e një vetëdijeje për vështirësitë e jashtëzakonshme të çastit”.
(Vijon)

ka ikur koha e shkrimeve pa burimet e informacionit. Shtresa e pare e hartimit te nje biografie per ismail Qemalin do te ishte botimi i te gjithe dokumentacionit te mundshem nga Arkivi i Shtetit dhe nga arkivat e Stambollit , Vjenes, Londres, Parisit, Romes, Athines etj.
Ka ikur koha e referateve dhe kumtesave propagandistike. Per Ismail Qemalin duhej filluar puna qysh se ne Shqiperi u rrezua nga froni antishqiptari “Karaxhic”, qe sot te kishim dy libra studimore te plote, i pari nga viti 1844 deri me 28 Nentor 1912; i dyti, nga viti 1912 deri ne vitin 1919, te shkruara nga dy historiane te kalibrit te Pellumb Xhufit. B. Gace mund te pergaste nje botim me kenget popullore kushtuar I. Qemalit.
Ata që bëri Ismail Qemali në fushën e politikës e diplomacisë ,e bëri Kryetrimi i lirisë shqiptare Isa Boletini me tehun e shpatës dhe grykën e pushkës.
Zemra e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit rrahu gjer në fund për shqipërinë.
Kur Isa Boletini u ul në gjujë e puthi flamurin i tha “të lumtë dora !” Isa BEG ,dhe u përqafuan .Dhe kur e uruan për punën e tijë madhështore për shqipërinë ,Plaku i nderuar i Vlorës u drejtua nga ISAI dhe tha “Isai më dha krahun dhe fuqinë”
Dhe Isa Boletini ndenjti besnik gjithë jetën,se kreshniku i Kosovës qe nga ato burra që kur jepte fjalën jepte edhe shpirtin.
Isamail Qemali i kërkoi Isait dy djem nga njerzit e tijë që ti rrinin në derë ,dhe Isai i la Halim Bejgoren dhe Ahmet Llapin .Njrëzit e tjerë rreth katërqindë kosovarë të Isa Boletinit bënin roje rreth e rrotoull ndërtesës qeverisë Ismail Qemalit.Ato mbanin qetësinë ,se ende nuk kishte as roje dhe as xhandarmari në Vlorë.Por prap kur u formua xhandarmaria e qeverisë ,prap gjithë besimin Ismail Qemali e kishte mbështetur te trimat e Kosovarë.
Mos të harrojmë se Vlora nga deti qe bllokuar prej flotës greke ,nga Tepelena gjer në Llogara prej ushtrisë greke,e cila me sot e nesër kërcënonte të sulmonte .Ushtria Serbe i qe afruar Lushnjes e Beratit ,por me njohjen e shqipërisë prej konferencës ambasadorve në Londër e ndali marshimin.
Por Rreziku më i madhpër kryeqytetin provizor të shqipërisë vinte prej ushtrisë turke ,e cila e tërhequr nga kumanova qe përhapur nëpër fushën e Berat-Lushnje -Fier dhe pregatitej të pushtonte Vlorën që së këtejmi të imbarkohej me anie për në Stamboll.
Lajmëruan Isa Boletinin që armiku i egër i shqipërisë ,Xhavit Pasha ishte vendosur në katundin ZHupan ,po pregatitej të futej në Vlorë .Kjo do të ishte një katastrofë për qeverinë provizore .Lajmëruan Isa Boletinin dhe ky lajmëroi shokët e tijë kosovarë ,shpejt u bë organizimi ,mblodhën kuaj dhe mushka te fshatarët vlonjat i ngarkuan tërë natën me municione dhe në errësirën e madhe të natës u nisën me të shpejtë drejt Vjosës .Shiu binte rrëke ,po duhej shpejtuar për të zënë bregun e lumit më parë se të hidhej kësaj ane ushtria turke .
Trimi Jonuz Boletini u printe kosovarve e shqiptarve e këta si barrigatë e qelnikët zunë bregun jugor të vjosës dhe ndaluan ushtrinë e Xhavit Pashës në Levan e Frakullë -Peshtan .Me këtë sukses detyruan ushtrinë dhe flotën greke të largohej nga Skela se ajo shpesh herë e patë bombarduar vlorën kryeqytetin e qeverisë provizore duke pretenduar se atje po vijnë ushtrit turke.
Ky shërbim i madhë që Isa Boletini me kosovarët e tijë i bëri qeverisë Vlorës dhe tërë kombit ishte madhështor ,në kushtet kur qeveria provizore nuk kishte as më të voglin fuqi ushtarake ,as polici,as financë,as gjë prej gjëje.Në këto kushte Isa Boletin e shpëtoi e dëboi ushtrinë turka të xhavit Pashës që kërkonte të shkatrronte qeverinë e Ismail QEMALIT si armik i tërbuar i shqipëtarve.Por Isa Boletini i tregoi kërbaçin përsëri në Vjosë dhe e shpëtoi qeverinë provizore të shqipërisë së porsa lindur.
Ushtria turke u detyrua të imbarkohej prej derdhjes Semanit Fierit për në Stamboll.Kjo është shqipëria që u vadit me gjak shqiptarësh dhe kosovarësh për ngritjen e flamurit dhe mbrojtjen e saj.
Kush na qenka ky patrioti A.Kastrioti?
Mos e ka fjalen per Alejandro Kastriotin qe pretendonte se ishte pasardhes i Skenderbeut? Ky Alejandro qe per Shqiperine degjoi per here te pare kur ishte 40 vjec na qenka patrioti? Shkrim i dobet pa thelb e strukture.
Shihni mor palaco pushtetare me cfare sakrificash u be Shqiperia!Ismail beu harxhoi pasurine e Vlorajve per te bere Shqiperine,ju veni vidhni taxat e popullit,;Jepni me koncession token me flori te Mirdites.Fushat naftembajtese ja keni dhene Grabitesve qe e kthyen ne Sketerre.Ju zente mallkimi i ketyre burrave qe dhane jeten dhe pasurine e tyre per Shqiperine.