Viti 1967, gjashtë ditët që ndryshuan hartën e Lindjes së Mesme

DITA Online

 

Lufta izraelito-arabe në qershor 1967, e ashtuquajtur Lufta Gjashtëditore ndryshoi radikalisht hartën e Lindjes së Mesme dhe shënoi një kthesë në historinë e këtij rajoni.

Mes 5-10 qershorit, Izraeli pushtoi Sinain egjiptian, Cisjordaninë, Rripin e Gazës, Jerusalemin Lindor dhe Lartësitë siriane të Golanit gjatë konfliktit, pasojat e të cilit vazhdojnë edhe sot pas 50 viteve.

Nëse Izraeli u tërhoq që prej asaj kohe nga Sinai, Golani dhe Jerusalemi Lindor janë aneksuar dhe Cisjordania vazhdon të jetë e pushtuar.

Izraeli u tërhoq gjithashtu edhe nga Rripi i Gazas, por mban enklavën palestineze të bllokuar.

Disa javë tensione çuan në konflikt. Në muajin maj, Egjipti i Gamal Abdel Nasser kërkoi dhe mundësoi largimin e kaskave blu nga Sinai, më pas mbylli Kanalin e Tiranit për anijet izraelite duke shkaktuar një bllokim të gjirit të Aqabas.

Të hënën e 5 qershorit 1967, në agim, ushtria izraelite sulmoi bazat ajrore egjiptiane. Blindat izraelitë u nisën drejt frontit egjiptian. Vendet arabe shpallën luftë kundër Izraelit.

Rrëzimi i Gazas

Më 6 qershor, ushtria izraelite u vendos në Gaza, në atë kohë nën administratën egjiptiane. Trupat izraelite hynë në sektorin arab të Jerusalemit.

Pas një bisede të gjatë kokë më kokë amerikano-sovjetike, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi me unanimitet një rezolutë që kërkonte një armëpushim të menjëhershëm.

Jordania dobësohet

Më 7 qershor një betejë e madhe e blindave shpërthen në mes të Sinait, ndërkohë që ushtria izraelite pushtoi bregun lindor të kanalit të Suezit. Marina merr Sharm el-Sheikhun dhe lëshon gjirin dhe lë gjirin e Aqabas.

“Ushtria e madhe egjiptian u largua dhe ne kemi pushtuar pjesën më të madhe të Sinait”, deklaroi në atë kohë shefi i ushtrisë izraelite, gjenerali, Itzhak Rabin.

Lagjet hebreje të Jerusalemit u bombarduan.

Forcat izraelite hynë në Qytetin e Vjetër dhe kryeministri izraelit, Levi Eshkol shkon në Murin e Lotëve.

Ushtria izraelite pushton pjesën më të madhe të Bregut Perëndimor. Jordania pranon armëpushimin.

“Ne kemi arritur objektivat politikë dhe të sigurisë”, deklaroi ministri i Mbrojtjes, gjenerali Moshe Dayan.

Më 8 qershor, izraelitët arrijnë kanalin e Suezit, beteja e Sinait përfundon. Por, më pas radio Kajro njofton pranimin nga Egjipti të armëpushimit të kërkuar nga Këshilli i Sigurimit dhe njoftuar më herët nga media e huaj.

Shtëpia e Bardhë bëri me dije se telefoni i kuq që lidh drejtpërdrejt presidencën e SHBA-së me Kremlinin ishte përdorur disa herë gjatë krizës.

Të shtëna artilerie ndodhën në kufirin izraelito-sirian.

Më 9 qershor, inskenimi i Kajros, presidenti Nasser njofton dorëheqjen në një fjalim televiziv. Bota arabe u trondit. Në rrugët e Kajros, turma i kërkonte Nasser të qendronte. Ai rishikon vendimin e tij.

Në kufirin izraelo-sirian, luftime të dhunshme zhvillohen me blinda dhe artileri të rëndë. Izraelitët hynë në Golan dhe marrin pjesën më të madhe të lartësive që dominojnë territorin izraelit.

Më 10 qershor, Nasser njofton se do të qëndrojë president konform vullnetit të popullit.

Në frontin siriano-izraelit lufta bëhet më e ashpër. I gjithë arsenali ushtarak izraelit është mobilizuar për të shkatërruar plotësisht pozicionet siriane. Pas rrëzimit të Qouneitrat, Siria ndërpret luftën.

Në gjashtë ditë, Izraeli theu mitin nasserian, mundi tre ushtri arabe që kërcënonin ekzistencën e tij dhe vendosi vetë kufijtë në kanalin e Suezit, Jordanisë dhe Golanit.

Bota arabe u trondit./ ATSH-AFP/

Share This Article
6 Comments
  • Jeni te pasakte dhe dyshoj me qellim, e keni treguar si nje histori pushtuese dhe kjo eshte e paturp. Lufta filloi, u zhvillua dhe mbaroi nga shkaku i ketyre 3 vendeve arabe qe sulmuan Izraelin, per fat te ketij te fundit, sot ajne 3 pula te lagura keto shtete dhe fitimtaret, Izraelitet e fituan luften ne 6 dite, pasi u kunderpergjigjen. keqardhje per ju dhe ata qe lexojne histori te gjymtuara, apo akoma me keq te tjetersuara me dashje.

  • Ushtria e izraelit apo ushtria ruso-amerikane(fronti -antimusliman)…
    Sa gjasa ka qe ushtria shqipetare te munde edhe greket edhe serbet edhe malazeste e maqedonet? Nuk ka rendesi sa e armatosur do jete deshtimi eshte 100 i sigurte….

  • Olokausti nazist i vendosi Izraelitet ne pozicionin e mbrojtesve te Stalingradit:O Atdhe,o cfarosje.Kthim prapa nuk ka.!

  • Drejtesia do te behet,doni apo nuke doni ju o mije kenetash dhe avoketer te djallit. says:

    O Alban o mije kenetash dhe avoketer te djallit,.Nese Shqiperia do te kete vertete politikane sikurse ka Israel,sot nuke do te ishte jashte kufijve shqiptare pjesa me e madhe e trojeve shqiptare ku perfat te mire vazhdojne te populluar nga vete shqiptaret.Jemi i vetmi shtet ne bote qe kufizohemi me troje e popullsi te historikisht te vjeter brenda te njejtit komb e race.Nese Shqiperia do te ishte si Izraeli sot do te kishte nje siperfaqe mbi 70mije kilometra katrore ,si dhe nje popullsi mbi 9 miljon banore o mije mije kenetash,dhe avokat i djajve.Ne ate realitet Maqedonia do mbetej nje fshat,kurse grekerit do ti kishin kufijte ne Athine dhe serbet e malazezet tek thana ;sikurse thuhet ne nje fjale te urte popullore.Izralei eshte nje shtet shume i fuqishem kundrejt botes arabere,dhe kjo ngase ka nje patrotizem ne popull ne miqesi solide ne boten e civilizua,te lire e demokratike,ku askush nuke guxon ti poshtroje ato.

    • Janë pese luftra arabo-izraelite, te filluara te pesta si agresion kunder Izraelit. Pese here eshte terhequr Izraeli pas fitores. Dhe Izraeli sot ka nje territor vetem prej 21 mije kilometrash katerore, qe sigurisht e mbron lehtesisht. Kur ajo shkretetire arabike e Gadishullit ka miliona kilometra. Golda Mejer ka thene: “Paqja ne lIndjen e Mesme do te vendoset kur arabet te duan femijet e tyre me shume se na urrejne ne”.

  • E verteta eshte se Izraeli u sulmua nga vendet arabe dhe biles ata edhe perparuan per pak ore por me pas ne gjashte dite Izraeli i theu te tre ushtrite .Ndaj u dorehoq Naseri se ai ishte strumbullari i sulmit arab ndaj izraelit, por u kthy perseri dhe e vrane gjate nje parade ushtarake vete egjiptianet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *