Viti 2012, rekord shitjesh në historinë e BMV-së

anazapta

Grupi BMV deklaroi se 2012-a ishte viti më i mirë në historinë e vet pasi ajo shënoi rritje rekord të fitimeve dhe të ardhurave të veta. Pronari i markave “Mini” dhe “Rolls-Rojs” shikon një rritje të fitimeve me 5.9% që e përkthyer do të thotë 7,82 bilionë euro dhe të të ardhurave me 11.7% në një rekord prej 76.8 bilionë euro.

Prodhuesit e makinës thanë se në total shitjet e 2012-s ishin 1,84 milionë automjete, një rritje me 10.6% nga 2011. Kryetari i shoqërisë BMV Norber Reithofer tha: “Viti i kaluar ishte më i suksesshmi në historinë e BMV-së”. Në një deklaratë ai theksoi ai theksoi se i kanë arritur dhe tejkaluar të gjitha objektivat e vënë në kushtet e një tregu shumë konkurrues.

“Kemi sërish si objektiv rritje të shitjeve në gjithë botën gjatë vitit 2013 dhe vendosjen e një rekordi të ri për shpërndarjet. Sidoqoftë, kusthet ekonomike vazhdojnë të mbeten sfiduese në shumë tregje”.

Rritja e fitimeve dhe të ardhurave u ndihmua edhe nga një shpërthim në tregun aziatik të shitjeve. Në Azi shitjet u rritën me 31.4% duke arritur në 493 393 automjete, duke përfshirë 327 341 BMV dhe makina “Mini” të shitura në Kinë. Ishte hera e parë që BMV shet mbi 300 000 automjete në Kinë në një vit. Në Japoni numri i makinave të shitura u rrit me 19%.

Shitjet e Rolls-Rojsit u rritën me 1% gjatë vitit 2012 duke shitur 3 575 automjete krahasuar me 3 538 të vitit 2011.

 

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *