Viti i ri shkollor, shefi i policisë: Nesër udhëtoni me trasport publik

Mila Hysotoci

Shefi i Policisë Rrugore të Tiranës, Erion Ahmeti u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve për ditën e nesërme që të përdorin trasportin publik dhe jo makinat personale.

Përmes një deklarate, Erion Ahmeti tha se janë marrë masat që të mos ketë bllokim të qarkullimit të mjeteve në Tiranë.

“I bëj apel prindërve dhe shoferëve që nesër të shmangin sa më shumë makinat personale dhe të përdorin transportin publik. Janë marrë masat që të mos ketë bllokim të trafikut me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor”- tha  Shefi i Policisë Rrugore të Tiranës.

M.H/ Dita

Share This Article
1 Comment
  • Po more legen po me mjete transporti, po mesoji policet e rruges mos marrin para ne dore se po na nxijne jeten. I duam me ate trimin nga Delvina thone se po nuk cuam kuoten mujore, na fluturon vendi i punes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *