Qeveria shqiptare parashikon që në një periudhë afatmesme të reflektojë një suficit tregtar.
Kështu edhe pse rritja e të ardhurave nuk parashikohet të arrijë më shumë se 27.3 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), qeveria synon që në vitin 2019 të dalë me suficit buxhetor për herë të parë në historinë e saj, çka do të thotë se, të ardhurat totale në buxhet janë programuar të jenë 0.4 % (7.8 miliardë lekë) më të larta se shpenzimet publike.
Sipas rishikimit të Kuadrit Makroekonomik në janar të këtij viti, qeveria ka projektuar ulje drastike të deficitit buxhetor duke e çuar -2.2 % këtë viti, në -1.4 % më 2017 dhe 0.5 % më 2018. Më 2019 buxheti i shtetit synon të ardhura më të larta se shpenzimet, synim ky që stopon tërësisht borxhin e ri.
Mjetet që do të përdorë qeveria për uljen e borxhit më shumë se sa në rendimentin e rritjes së të ardhurave lidhen me shkurtimin e shpenzimeve. Për periudhën në fjalë shpenzimet në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto janë parashikuar më ulje në të gjithë zërat.
Nga 30.3 për qind të PBB që janë programuar shpenzimet buxhetore të këtij viti, në vitin 2019, ato pritet të bien në 26.9 për qind të PBB-së.
Qeveria po ndjek të një politikë të ashpër të konsolidimit fiskal në krahun e shpenzimeve si një përpjekje për të arritur objektivin e borxhit rreth 60 % në periudhën afatmesme, duke shmangur rritjen e taksave, e cila duket se nuk ka sjellë efikasitetin e pritshëm në dy vitet e shkuara.
Për herë të parë në buxhetin e këtij qeveria ka programuar suficit primar, ku shpenzimet për interesat e borxhit, janë më të larta se deficiti buxhetor. Kjo politikë do të vijojë deri më 2019, ku të ardhurat totale në buxhet do të jenë më të larta se shpenzimet. /Dita/