Viti që po ikën,
na zuri me gurë,
ndaj në jetë të jetëve,
mos ardhtë më kurrë!
Edhe më të varfër,
Na la, se na gjeti,
Dhe super shuplakë,
Në fund qe tërmeti!
Iku dhe ky vit,
Mbushur me potere,
S’kaloi asnjë ditë,
Pa zënka dhe sherre!
Kryefjalë e vitit,
Ka qenë politika,
Po nuk kanë munguar,
Baruti dhe thika!
E gjithë opozita,
Vetë i dhjeu fatet
Që në fillim shkurt,
I dogji mandatet!
Po në kuvend shkuan,
Të tjerë petrita,
Ndaj u bë vatani,
Me dy opozita!
Zgjedhjet i braktisi,
Zonja opozitë,
Ndaj i mbetën Ramës,
Të gjitha bashkitë!
Qenë zgjedhjet lokale,
Komedi më vete,
Presidenti Meta,
Nxori tri dekrete!
Ndaj dhe mazhoranca,
Shumë nuk vonoi,
Ngriti komisionin,
Që do ta hetoi!
Dhe nëntëmbëdhjeta,
Na iku më kot,
Sepse negociatat,
Nuk i hapëm dot!
As dhe kësaj here,
Nuk na plasi pushka,
Se Macroni i Francës,
Nguli këmbë si mushka!
Po Edvini shpejt,
E gjeti melhemin,
Se bashkë me Vuçiçin,
Bën mini-shengenin!
Po Ramës iu sulën,
Vallonit kosovarë,
I thanë Esat Pashë,
Edhe tradhtar!
Për mua s’qëndron,
As njëra as tjetra,
Se s’mund të rrimë peng,
I kohëve të vjetra!
Këto pak a shumë,
na ndodhën sivjet,
tani mirë u pafshim,
paqe dhe shëndet!
Arben Duka

Ja ne fund te vitit thua nje te vertet or gjiton,
se ju ka zene me gure ky viti qe sapo kalon,
se pari ate Ed Ram kryelegenin e qeverise,
e pas tij gjithe ju zarbot qe te ai po pini sise,
jeni bere vertet per t’ju zene me gur or ibret,
si servile te devotshem te ketij plehu pushtet,
dhe ti or gjiton Duka si ai servili gjithnje i par,
mbro dhe Vucicin vetem se do Ramen zagar,
na prrallis dhe Duka perralla me mini shengen,
me plancin ne surrat po e quan dhe si melhem,
ka shume kohe qe ky gjiton Duka nga trut i met,
qe c’do pordhe te Rames po i thote – Shendet!
Urime e me plot gëzime Viti 2020, Gjeniu ynë, Arben Duka. Edhe 100 vjet jetë të lumtura më i madhi poet që kanë shqiptarët. Kur lexoj poezinë tënde zemëra më bëhet si kopësht me lule nga aroma dhe shija. Poet i shekujëve! Me ty krenohem çdo ditë e vit të jetës time. Gëzuar 2020!
Kur nuk mund të shkoj në Kosovë, çmallem me poezinë tënde
Vertet e ka qy,apo tallet?
“Po Edwini shpejt e gjeti melhemin / Bashke me Vucicin e bene mini-shengenin”
Perfundimisht ti Arben Duka nuk ke tru por nje cope tjegell qe ta ka rrasur ne kafke Edi Rama.