Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka deklaruar se Kosova është ‘pushtuar’ nga mutacioni britanik. Në një deklaratë për mediat, Vitia ka thënë se në Kosovë 97% e të infektuarve janë me këtë mutacion dhe se ky është edhe arsyeja që shkollat janë mbyllur, pasi ai prek më shumë të rinjtë.
Vitia gjithashtu ka thënë se gjendja e spitaleve në Kosovë është shumë e rëndë dhe se brenda pak ditëve në Kosovë të shtruarit do të zënë të rreth 1000 shtretër.
“Mbi 97 për qind e mostrave kanë rezultuar pozitiv me variantin britanik dhe e ndryshon situatën epidemiologjike. Ky variant është dëshmuar se është shumë më shpërndarës, varianti britanik i virusit sulmon më shumë të rinjtë dhe të rejat sesa varianti klasik i coronavirusit, kjo ka shtuar edhe nevojën për ndërmarrjen e masave sa më shpejt.Një nga arsyet e intervinimit të mbylljes së shkollave është ky variant. Varianti ka shtuar shqetësimet dhe ka rritur alarmin. Gjendja në spitalet tona është e rëndë. Sipas projeksioneve të profesionistëve shëndetësor nëse shkojmë më këtë ritëm brenda pak ditësh numri i të shtrirëve në spitalet tona do të kalojë mbi 1 mijë. Një pjesë tjetër e qytetarëve më të drejtë kanë fajësuar fushatën elektorale për rritjen e rasteve të infektimit. Edhe kjo është e vërtetë. Çfarëdo tubimi masiv është super shpërndarës”, deklaroi ai.
Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Kosovë janë regjistruar 91 079 persona me Covid, ndërsa 1892 të tjerë kanë humbur jetën.
m.m/dita

Kujt po i ankohesh ore rrota e carit, po bni politike edhe me vdekjen.
Z. Rama te afroj vaksina Binua i refuzoj, jeni pergjegjes per pershkallezimin e pandemise dhe per vdekjen e qytetareve kosovare me Covid-19.
pse mashtron o kokrra e bodrumxhiut
min e shendetsise kosove priti listen e mjekeve per vaksinim nga shoqata e tyre perkatese dhe mjeket u vaksinuan ne kukes me cfare ofroi ramuti