Vitin e ardhshëm, drejtuesit e automjeteve do të pajisen me leje të reja drejtimi. Bëhet fjalë për ndryshimin e kartonëve të patentës.
Ky ndryshim nuk imponohet nga sistemi i ri i patentës me pikë, pasi kartonët aktualë i përmbushin standardet, por vjen si një nga kushtet e Brukselit në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ligji i miratuar së fundi, saktëson që kategoritë e lejeve të drejtimit do të jenë të ndryshme nga ato aktualet. Deri tani, kategoritë e patentave janë: A, B, C, D, BE, CE, DE.
Në lejet e reja të drejtimit do të jenë të shënuara kategoritë, duke filluar nga AM, ku përfshihen çiklomotorët dhe mjetet me katër rrota të lehta, A1, A2, A, B1, B, BE, C1, CIE, C, CE, D1, D1E, D dhe DE. /Dita/

Do ti pranojme te gjitha ato qe thoni .Por nje gje nuk dim .A do ti njohin vendet e Evropes patentat e shqiptarve???????????????????
Ja dolen dhe 30 milione € dhe thone qe ne shiqperi ska lek.
E paguam sa frengu pulen kete lesh patente qe kemi tani sepse na duhej nje e tille qe te njihej ne BE. Shume pak vende e njohen, edhe ato mezi. Tani duhet te bejme perseri patenta te reja qe perseri te na i njohe BE, se te parat nuk na i njohu. VK kti muhabeti.