Entela Resuli
Disa ditë më parë, një raport i INSTAT tregonte se për herë të parë që nga viti 1923, kur nisi të matej popullsia e vendit, popullsia e Shqipërisë, në vitin në vitin 2021 ka numëruar më shumë vdekje se sa lindje.
Ky është një lajm jo shumë i mirë për sa i përket faktit që ne shumë shpejt nuk do të renditemi më në popullsitë me moshë të re.
Vitet e fundit, gjithmonë e më tepër janë raportuar lajme të cilat tregojnë një krizë që po përjeton familja në Shqipëri. Kemi numër të lartë divorcesh. Martesa ka gjithmonë e më pak dhe mosha e atyre që martohen është rritur. Nga ana tjetër ka shumë pak lindje.
Sot një familje normale maksimumi mund të ketë dy fëmijë, më shumë konsiderohet tepër.
Gjatë vitit 2021 lindën 27.284 foshnja, duke shënuar një rënie me 2,8 %, krahasuar me një vit më parë. Gjatë vitit 2021 humbën jetën 30.580 persona, duke shënuar një rritje me 10,8 %, krahasuar me një vit më parë.
Shtesa natyrore e popullsisë në tremujorin e katërt 2021 tregon se janë 898 vdekje më shumë se sa lindje. Ndërsa në të gjithë vitin 2021 shtesa natyrore ishte 3.296 vdekje më shumë se sa lindje. Shqipëria është karakterizuar nga shtesë natyrore pozitive ndër vite. Shtesa natyrore negative për vitin 2021 është ndikuar edhe nga situata e pandemisë Covid-19, raportoi INSTAT.
Ka fshatra në Shqipëri, ku për shkak se të rinjtë janë larguar, kanë emigruar, nuk dëgjohen më të qara bebesh. Nuk ka nëna që nxjerrin fëmijët e tyre me karrocë dhe në qendrat shëndetësore nuk regjistrohet asnjë fëmijë për të bëra vaksinat që i kërkohen nga protokolli shëndetësore.
Në Shqipëri, seksi dhe martesa nuk shkojnë më bashkë
Numri i martesave është ulur ndjeshëm vitet e fundit në vendin tonë, ndërsa numri i divorceve është rritur në kufijtë e shifrave alarmante.
Shqiptarët martohen më pak se 5 vite më parë. Janë lezhjanët ata që preferojnë martesat më shumë se personat e qyteteve të tjera të vendit.
Sipas INSTAT, norma bruto e martesës, që do të thotë, numri i martesave për mijë banorë është 7,7 martesa. Kjo vlerë në qarkun e Lezhës është 10,2 martesa për mijë banorë dhe më e ulta është regjistruar në qarkun e Tiranës me 6,8 martesa për mijë banorë.
Sociologu Gëzim Tushi e konsideron rënien e numrit të martesave si një lajm të keq social. Ai thotë se ky fenomen ndikon negativisht jo vetëm në aspektin demografik, që ndihmon procesin e plakjes së popullsisë por dhe për një varg problemesh morale, sociale, psikologjike dhe të seksualitetit human.
Sociologët japin mendimet e tyre në lidhje me këtë situatë që ndikon jo pak në demografinë e popullsisë.
“Padiskutim është një problem social i rëndësishëm, që nuk ka të bëjë vetëm aspektin demokratik që lidhet me martesën si institucion i riprodhimit, por edhe ka të bëjë edhe me martesën, rënia e tyre për flet krizë të brendshme të saj, si divorci konflikte dhe probleme të tjera të saj që e gërryejnë nga brenda, bie kredibiliteti i saj dhe kjo bën që të rinjtë t’i tërhiqen martesë e të kenë frikë prej saj”- shprehet sociologu Gëzim Tushi.
Për të, nuk duhet mohuar edhe fakti që në se në të kaluarën martesa ishte edhe institucion i seksualitetit, sot ky funksion është spostuar për shkak se është liberalizuar seksualiteti dhe mundësitë e plotësimit të saj jashtë institucionit të martesës. Nga ana tjetër, thotë sociologu Tushi, një pjesë e të rinjve të dhënë marrëzisht pas suksesit, karrierës, famës personale duket se ose e harrojnë ose e shmangin vlerën apo detyrimin e martesës.
“Femrat nga ana e tyre janë bërë më selektive për partnerin. Ato nuk duan të martohen me një dembel, parazit, alkoolist dhe ca më pak me një partner që i cenon sovranitetin duke e kthyer atë nga partnere në skllave.”-shprehet sociologu Tushi. Ai mendon se, edhe pse duket se martesa është një lidhje stresante apo problematike për të rinjtë, ata duhet të mendojnë se qëndrimi jashtë martesës si rregull nuk e ka të mirë as perspektivën individuale por as atë sociale.
“Një martesë që nuk ka hapësira lirie e besueshmëri reciproke nuk funksionon. Kjo bën që të ketë dhe shkaqe të tjera si prishja e lidhjeve, humbja e sentimentalizmit bashkëshortor. Pavarësisht problemeve që ka martesa, unë dua t’u them të rinjve që martesa është institucion i rëndësishëm i jetës”- shpjegon sociologu.
Studimi i CNN
Studimi më i fundit është publikuar nga CNN, i cili tregon se vitin e fundit njerëzit kanë më pak dëshirë për seks, për të patur një partner apo martuar dhe më të drejt ngrihet pyetje: Ç’po ndodh?
Gjatë vitit 2021, 26% e amerikanëve thonë se nuk kanë bërë fare seks. Disa e lidhin me pandeminë, por në fakt ekspertët thonë se ky është rezultat i një trendi shumë më të hershëm.
Sipas studimit 26% e amerikanëve të moshës 18 vjeç e lart nuk kanë bërë seks gjatë 12 muajve të fundit.
Dy vitet e mëparshme me përqindjen më të lartë të të rriturve që thonë se nuk kanë bërë seks ishin në 2016 (23%) dhe në 2018 (23%). Përpara vitit 2004, përqindja më e lartë e amerikanëve që thanë se nuk kishin bërë seks gjatë vitit ishte 19%.
Sondazhi i vitit të kaluar ishte gjithashtu hera e parë që përqindja e amerikanëve që bënin seks një herë në muaj ose më pak arriti në 50%. Në vitin 1989, 35% e të rriturve amerikanë bënin seks një herë në muaj ose më pak.
Një pjesë e kësaj ka të bëjë me më pak njerëz që po zgjedhin të martohen dhe një popullsi në plakje, por kjo nuk i shpjegon të gjitha. Midis çifteve të martuara nën moshën 60 vjeç, 26% kanë kryer marrëdhënie seksuale një herë në muaj ose më pak në vitin 2021 . Në vitin 1989 ishte 12%. Vitet 1980 ishin vërtet më të mira për seks.
Niveli më i ulët prej 30 vitesh
Nuk ka të bëjë vetëm me seksin. Rreth 62% e amerikanëve të moshës 25 deri në 54 vjeç jetonin me një partner ose ishin të martuar. Këtu përfshiheshin 53% të cilët ishin të martuar dhe 9% që bashkëjetonin. Kjo është shumë më pak se 71% e çifteve që kanë jetuar së bashku në vitin 1990, me 67% të martuar dhe 4% që bashkëjetojnë.
Ju mund të mendoni se pjesa në rritje e njerëzve të pamartuar që jetojnë pa bashkëshort është për shkak të rritjes së nivelit arsimor midis grave që nuk kanë nevojë për mbështetjen financiare të një burri. Megjithatë, statistikat tregojnë një histori tjetër. Njerëzit më të arsimuar dhe me paga më të larta kanë më shumë gjasa të jetojnë me një partner ose të jenë të martuar. Shumë njerëz nuk do të martohen nëse nuk mendojnë se është financiarisht e mundshme, sipas sondazhit.
Ka pasur gjithashtu një rritje më të lartë të meshkujve të pamartuar që jetojnë vetëm (10 %) sesa femrat (7 %) krahasuar me bazën e vitit 1990.
Partneriteti është në nivel të ulët, jo vetëm martesa.
A mund të jetë rasti që njerëzit janë ende në lidhje, por nuk duan të jenë të lidhur duke jetuar së bashku ose duke u martuar? Po, por statistikat sugjerojnë se diçka tjetër po luhet.
Vitin e kaluar, 30% e të rriturve të moshës 25 deri në 54 vjeç treguan se nuk kishin një partner të qëndrueshëm. Në vitin 1986 shifrat ishin 20%. Në fakt, përqindja e 25-54-vjeçarëve që thanë se nuk kishin një partner të qëndrueshëm nuk e kaloi kurrë 23% përpara viteve 2010. Që atëherë ka qenë 25% ose më shumë në çdo sondazh.
Kjo do të thotë se kjo prirje drejt beqarisë ka të bëjë më shumë me të rinjtë sesa me të moshuarit. Është e njëjta gjë me seksin: Përqindja e atyre të moshës 55 vjeç e lart që nuk kanë bërë seks vitin e fundit (40%) është pothuajse e njëjtë me 30 vjet më parë.
Shkalla e divorcit po bie
Nëse ka një gjë të mirë në lidhje me rënien e normave të martesës dhe partnerit, është se njerëzit kanë më pak gjasa që të shkojnë drejt divorcit.
Shkalla e divorceve dhe anulimeve ishte në nivelin më të ulët të shekullit në vitin 2019, sipas Sistemit Kombëtar të Statistikave Vitale të CDC/NCHS. Ka pasur 2.7 divorce dhe anulime për 1000 banorë në popullsi. Kjo është më pak nga 4 për 1000 në vitin 2000.
Prandaj, nuk duhet të jetë befasuese që shkalla e divorcit mes të rinjve ka shënuar rënien më të madhe. Ky është grupi që ka më pak gjasa të martohet, dhe ata që bëjnë duket se po bëjnë një punë më të mirë për të hyrë në një martesë që ka një shans të mirë për të pasur sukses.
Shtesa natyrore në rënie
Në tremujorin e katërt 2021, pesë qarqe të vendit kanë shënuar shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në shtatë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë ishte negative.
Në tremujorin e katërt 2021, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 460 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 349 vdekje më shumë se sa lindje.
Gjatë vitit 2021, katër qarqe të vendit shënuan shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në tetë qarqet e tjera shtesa natyrore e popullsisë ishte negative.
Gjatë vitit 2021, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 1.642 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Vlora, me 1.222 vdekje më shumë se sa lindje.
Nqs do analizohet me kujdes nga specialiste te fushave Socio-Psikologe ,
kjo qe ndodh nga mengjezi deri ne darke me Trurin e shqiptareve ,
qe bombardohet pa pushime me , Plehrat e Politikes disaher ne dite ,
me lajme te shemtuara krime pasiguri kercenime etj si kto lajme toxike ,( jo ato te cfar i duhet e ka nevoje te degjoje shoqeria ),
qe shtresojne natyren njerezore ,con ne ate Frustracion ne jeten e njeriut ,
dhe kjo nuk eshte aspak thjeshte per shkak te injorances ne Politike e kudo qe qelb Shoqerine Shqiptare ,
apo nji rastesi idiote ,
por dicka qe ka nji prapavije te caktuar , shkaterrimin e gjithckaje ne Shqiperi .
Ka 30-vjet ne ate vend ,qe gjithcka ,cdo Politike ,cdo institucion eshte krijuar te funksionoje i tille Shkaterrues per popullin sipas nji Sistemi ngritur nga Te Huajt dhe qe gomaret ne krye te ktij vendi , hecin qorre ksaj jete
Për mua koha e martesës ka përfunduar një herë e mirë. Martesa më shumë tê merr sesa të jep. Femrat e sotme janë “civilizuar” shumë. Në Perëndim janë gratë qê në shumicë kërkojnë divorcin. Zakonisht pasi fëmijët janë rritur disi dhe ato kanë stabilizuar gjendjen ekonomiko/financiare. Dikur martesa mbështetej te dashuria dhe marrëdhëniet seksuale. Shoqëria kërkonte besnikëri martesore. Sot bashkëshorti konsiderohet dhe cilësohet si “partner”! Sikur të ishim në marrêdhënie tregtare. Sinqerisht u qaj hallin dhe kam dhëmbshuri për ata djem të rinj qê martohen me një femër që ka kaluar nja 10 meshkuj para tij. Siç ngjan rëndom në Perëndim. Dhe në shumë raste edhe në Shqipëri.
Duhet shtuar dhe fakti qe me teper promovohet LGBT se sa martesa dhe bashkejetesa tradicionale.
Tani eshte bere trendi te jesh pede… apo lezbi…
E pate Sanremon ?, un nuk rezistova dot me shume se nje ore…
Antivlera ka marre nje yrysh te papare. Te shikojme sa do vazhdoje, Ne te tilla situata lindin dhe fitojne popullaritet udheheqes radikaliste, qe kerkojne revansh ne drejtim te kundert…