Me rastin e vitit të ri shkollor ka ardhur dhe urimi i Kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi.
Përmes një statusi në rrjetet sociale Kryemadhi shkruan se sot ë htë një rrugë e re për ata fëmijë që ulen për herë të parë në bankat e shkollës.
“Uroj me zemër suksese për të gjithë fëmijët që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës! Fillon sot për ju një rrugë e re në përballjen me jetën, me mësime, por dhe shumë sfida e mundime, udhërrëfyes e bashkëudhëtarë do të keni mësuesit, që do ju japin dorën dhe dijen për të kaluar vështirësitë përpara.
Uroj gjithashtu suksese për të gjithë nxënësit në këtë vit të ri shkollor! “ uron kryetarja e LSI-së.
l.h/ dita

Po femijet e vet monika cizmja ku i shkollon. Nuk i vjen turp qe flet per te tjeret kur vete vepron ndryshe. Vetingu eshte i domosdoshem per ti shporrur keta hajdute nga politika e nga gjithe mediat. Nuk duam tua shohim surratin.
Vetëm një urim për fëmijët shqiptarë. Mos bëhen hajdutë dhe degjenerata si familja e monikës.
Mos haroni, që këtë “urim zemre” për fëmijët e popullit, e ka bërë Monika e LSI, pasanikja që po shkollon fëmijët, me 160 mijë paund në Angli, pushtetarja që kur i kishte fëmijët nxënës në Shqipëri, i çonte në kopëdht e shkolla me eskortë policie, mësueset dhe drejtorët e shkollave, u qëndronin “lepe peqe” nga frika e servilzimi. U sillte ushqime, fruta ekzotike, veshje e pajisje shkollore nga Italia, jetonin e mësonin secili në vila personale, u bënte dhe u bën datëlindje me shpenzime luksi, i argëtonte e argëtohen, në mjedise përrallore brenda e jashtë vendit.
Ndërsa 60% e fëmijëve të popullit, vazhdojnë mësojnë në varfëri, sistem arsimor, të lënë në primitiivizëm e gërmadhë edhe për shkakun, se në vitet kur Ilir Meta, bashkëpronari i saj familjar, ekonomik e politik ishte kryeministër, u vodhën 50% e fondeve të shkollave.
Ndërsa në dy mandatet 2009-2017, kur ishin në pushtet me PD e PS dhe kishte 40% të ministrisë Arsimit e drejtorive në zona, mbushi shkollat me drejtues e mësues militantë, me diploma false dhe votoi ligje e vendime, që e kthyen arsimin, në katrahurë e qendër hajdutërie.
Çfarë uron sot, në ditën e parë të shkollës, moj zonja “nepërkë”?!
Hipokrizinë tënde, helmin që ke shpërndarë në jetën e shqiptarëve, apo mallkimin që kanë shqiptarët ndaj teje dhe bashkë-ortakut familjar, politikë e financar, për hajdutëritë dhe zullumet që keni bërë e ndyrësitë tuaja familjare, që po vazhdoni të bëni?