Ish-anëtarja e Komitetit Qendror të PPSHsë, Vito Kapo është dekoruar nga qeveria me “Medaljen e Mirënjohjes” për kontributin si pjesëmarrëse në luftën për Çlirimin e atdheut nga pushtuesit nazi-fashistë.
Lajmi u pohua nga e veja e Hysni Kapos, ish-udhëheqësit të lartë komunist, e cila falënderon në veçanti ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli për vlerësimin.
Më në fund dikush u kujtua edhe për ne. Padyshim ndihem shumë e gëzuar dhe gjej rastin nëpërmjet kësaj mundësie që më jepni ju që të falënderoj qeverinë dhe në veçanti ministren e Mbrojtjes”, -shprehet Vito Kapo, ish-ministre e Industrisë së Lehtë.