Rritja e krimit të organizuar nga persona me origjinë shqiptare në Holandë, për të cilën shprehet shqetësimi i rikthimit të regjimit të vizave për shqiptarët, ka bërë që policia e këtij shteti të përgatisë një raport konfidencial të cilin do t’ia prezantojë Ministrisë së Drejtësisë holandeze .
Ora News kontaktoi me Ambasadën holandeze në Tiranë në lidhje me këtë shqetësim, e cila u përgjigj se është në dijeni të artikujve në shtypin holandez për këtë raport por ende nuk ka asnjë prezantim zyrtar nga Ministria.
Shqetësimi i ngritur në lidhje me rikthimin e regjimit të vizave në zonën Shengen për shtetasit shqiptarë nuk ka ende baza zyrtare.
Pas lajmit të qarkulluar në media se autoritetet holandeze, të shqetësuar nga rritja e kriminalitetit dhe e trafikut të drogës nga shtetasit shqiptarë në shtetin holandez, Ora News kontaktoi me Ambasadën holandeze në lidhje me mundësinë e rikthimit të vizave.
Në përgjigjen e saj zyrtare, Ambasada holandeze në Tiranë, shprehet se ky raport, i zbuluar pjesërisht në mediat holandeze, ekziston dhe po studiohet nga Ministria e Drejtësisë dhe sigurisë por ende nuk ka asnjë prezantim zyrtar.
“Ne jemi në dijeni të artikujve të shtypit holandez në lidhje me një raport konfidencial nga policia holandeze për sa i përket zgjerimit të krimit të organizuar nga persona me origjinë shqiptare në Holandë. Ky raport aktualisht po studiohet nga Ministria holandeze e Sigurisë dhe Drejtësisë nuk ende nuk i është prezantuar Ministrisë zyrtarisht”.
Raporti u pa si një shqetësim nga aktorë politikë vendas, për të cilin reagoi me anë të një statusi në facebook edhe ish-presidenti Bujar Nishani, si dhe kryetari i grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.
Shqetësimeve të tyre për rikthimin e vizave për shqiptarët iu përgjigj Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili i quajti këto aludime si politikë vere.

qeverise hollandeze nuk i bene pershtypje kur kryekriminelet shqiptare edhe abuzuesit ma te medhenj derdhin pare ne Hollande ,bile edhe shtetesin hollandeze ketyre iu japin edhe mundesi me ble shtepi si student me nje pashaport ‘false’ , bile edhe me marr kredi apo jo? Qeverise hollandeze nuk i bene pershtypje kjo, po vetem shqiptaret e varfer qe nga hallin -po sidomos nga vjedhjet e atyre qe kjo qeveri pret krah hapur -detyrohen me emigruar.
Pra ne qytetaret e Shqiperise, i kerkojme me ngul qeverise Hollandeze ,po jo vetem Hollandeze, , qe ne kembim te vizave, te hulumtojne transfertet e pareve nga Shqiperia ne vendet e tyre: kjo do ishte ndihma e vertete nga keto shtete evropiane per popullin shqiptar: qe te évidentojne ku grabitcaret tone po dergojne paret edhe te konfiskohen gjithe pasurite pa burrim te qarte ne Shqiperi:t’ju rikthehen paret shqiptareve per nje mireqenje ne vend ,pa pasur nevoje per émigrim.
Pra presim nje veprim vertete fryetdhenese si ky ‘ri-adheusim ‘te pareve tona.