Fushata elektorale në Shqiperi pritet të jetë interesante, të paktën në terma propagandistikë. “Me reforma të thella ne hoqëm vizat me Europën, me reforma të thella do heqim vizat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ju do lëvizni të lirë në mbarë botën”, deklaroi Berisha në mitingun elektoral të PD-s në Durrës.
Ky deklarim i kryeministrit Berisha, paçka se nuk përmban detaje se si do të realizohet heqja e vizave me SHBA, ka nisur të ngjallë ëndrrat e mijëra shqiptareve për të udhëtuar drejt Amerikës. Premtimi suprize i kryeministrit kapi të papërgatitur shumicen e shqiptareve, por ajo që vendos në këtë rast nuk është qeveria shqiptare, por ajo amerikane. A e ka një plan të tillë qeveria amerikane ne lidhje me Shqiperinë?
“Top-Channel”, përmes postës elektronike i dërgoi një kërkesë për informacion ambasadës amerikane në Tiranë. Po nëpërmjet postës elektronikë, zyra e marrëdhënieve me publikun dha këtë përgjigje. “Në përgjigje të pyetjes tuaj, dëshirojmë t’ju vëmë në dijeni si më poshtë: Programi i Udhëtimit pa Vizë (Visa Waiver Program) sanksionohet me ligj dhe ekzistojnë një numër kërkesash statutore që duhen plotësuar përpara se një vend të merret në shqyrtim për anëtarësi në VWP.
“Ligji aktual kërkon që vendet të kenë një nivel refuzimi vizash për vizitorë prej më pak se tre përqind dhe të hyjnë në marrëveshje për të bashkëndarë mes tyre të dhëna për udhëtarë që paraqesin rrezik për Shtetet e Bashkuara, ndër kërkesa të tjera. Niveli i refuzimit në Shqipëri për vitin fiskal 2012 ishte 40.5 përqind”.
Deklarata e ambasadës amerikane nuk lë shumë hapësirë për të ëndërruar, ndërsa pritet të shihet nese zoti Berisha do të vijojë të reklamojë ende këtë premtim, që në kushtet aktuale ngjan më shumë i pamundur se sa ambicioz./TCH

Keta amerikanet nuk jane te sakte me numrat.Cfare jane keto perqindje qe na nxjerrin ketu? Le ti nxjerrin perqindjet Ristani e LLeshi e do shohin qe ne fakt norma e refuzimit eshte 3%.
Sa po gezohem si komunist qe jam se nuk kemi nevoje per vizat tuaja more Imperialista amerikane.Ne kemi partine e forte e kryetarin e Rilindjes qe na dergon ne Kube e Kore Veriore pa viza,Kete lajm te mire e kane tere shtypi realist i majte.As per dollaret tuaj skemi nevoje se cdo dollar i juaji ka nje pike gjaku puntori thoshte i lavdishmi Enver alias Rama sot.Edhe po deshet me i heq vizat kemi per ti bllokue per hir te RILINDJES
Te te rroje sa malet Saliu o Kelmendas.
Nuk e ka pas fjalen edhe per Gramos Rucin te cilit nuk I lejohet te hyje USA.
o mark.uk pordha car thua more trap car thua car ruc leshi permend ti ,ambasada e ka fjalen per psikozat e eprorit tat,cna intereson ruci more pedofil lopesh ne na interesojne leket e taksave tona qe psiqiku sali po paguan podesten per psikozat e tij e more vesh more mark.uk krrici i saliut
Tony mos u shqeteso, nuk e kupton qe Marku ka per qellim pikerisht provokimin? Tjetri u tregon ujkun sa nje ka, ndersa keta e kan problem se nuk ka lene gjurme. Bravo Ambasades Amerikane qe nuk priti hic te ftohej lajmi po ia perplasi shifrat ne fytyre Saliut qe te mos shikoje enderra ne diell dhe pastaj ti shesi me vlere floriri tek ata qe aq dine.