Vizatoi personazhet e Harry Poter me ngjyrë, u përball me kritika raciste

Gazeta Dita

Një dizajnere nga Kanadaja ka vizatuar personazhet e Harry Poter, por ka marrë kritika pasi ka përdorur ngjyrën e zezë për ta. Në një intervistë për BBC, Anoosha ka treguar gjithcka për rastin:

“Numri i komenteve që mora dhe ashpërsia e racizmit ishte tërësisht e paparitur.”

Ilustruesja Anoosha Syed e publikoi pikturën e saj online dhe u përball me reagime si: ‘A mund të ndalojmë këtë trend ku ndryshoni ngjyrën e personazheve imagjinare.’

Por ajo nuk mund të qëndronte në heshtje dhe i bëri të qartë se ngjyra e personazheve si Hermione dhe Harry Poter nuk është e përcaktuar në libër dhe mund të pikturojë cfarë të dojë. Ky rast nuk mund ti kalonte autores së librit, J.K. Rowling e cila tregoi me një postim në Twitter se është dakort me Anoosha.

“Isha shumë e shokuar që ajo më vuri re. Ishte fantastike. Gjithashtu ishte fundi i diskutimit. E ke parasysh, fjala e saj i jep fund gjithckaje,”  – tha Anoosha.

Share This Article
1 Comment
  • përfytyroni se sa herët fillon ky lloj rracizmi!!
    fillon që në fëmijëri.kur i jepet fëmijës të ngjyrosë një figurë ai nuk e lë të bardhë,sepse nuk do të quhej ngjyrosje,por e bën të kuqe.jeshile,blu a shumë ngjyrëshe!!
    prandaj duhet filluar të në fëmijëri mësimi se si duhet të jetë ngjyra e çdo personazhi të vizatuar!!
    se një zot e di se në ç’gjykatë mund të përfundosh po të ngjyrosësh trampin me bojë të zezë dhe obamën me të bardhë!!gjë më të rrezikshme nuk mund të bësh!!bile as vrasja masive e njerëzve,si në las vegas,nuk është aq e rëndë!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *