Nga Fatmir Fezga
Më 24 maj 1944 filloi punimet në Përmet Kongresi Antifashist i Lëvizjes Nacionalçlirimtare Shqiptare. Ne terminologjinë e shkurtuar historike ky kuvend kombëtar njihet si Kongresi i Përmetit. Kongresi ishte një nga ngjarjet më te rëndësishme dhe decizive te luftës antifashiste te popullit shqiptar, një kuvend që riformatoi dhe çimentoi vendimet dhe idetë paraprake qe ishin hedhur ne Konferencën e Pezës në Shtator të vitit 1942.
Për më tepër, duke u mbështetur në hovin dhe iniciativën qe kishte fituar tashmë lufta e reparteve partizane ne veçanti dhe lëvizja antifashiste në Shqipëri; Kongresi i Përmetit saktësoi direktivat për kalimin në stadin final të kësaj lufte, çlirimin e plote të atdheut. Vizioni i kongresit shkoi përtej çlirimit te vendit duke hedhur themelet për mënyrën e qeverisjes dhe duke përcaktuar se kush do te ishte forca që do të merrte në dorë pushtetin në Shqipërinë e lirë, pas shporrjes se pushtuesve gjermanë.
Natyrisht me vendimet e rëndësishme që ndikuan në jetën dhe fatet e Shqipërisë, për dekada të tëra nga ajo ditë, Kongresi i Përmetit ka zënë një vend te rëndësishëm në historinë shqiptare të pasluftës dhe në kujtesën e mbarë popullit shqiptar.
Padyshim duhet përmendur se për shkak të kësaj ngjarjeje historike, 24 Maji zuri një vend të veçantë ne kujtesën e popullit të Përmetit. Është normale krenaria e përmetarëve si banore të qytetit që mirëpriti delegatët dhe udhëheqjen e Lëvizjes Nacionalçlirimtare (LNÇ); njëkohësisht ata kontribuuan me të gjitha mundësitë e tyre për të siguruar mbarëvajtjen e punimeve te kongresit. Qysh nga viti 1944, në nderim të vendimeve te Kongresit Antifashist, ajo ditë u kthye në një festë popullore të përvitshme në Përmet.
Kushtet Politiko-Ushtarake për Thirrjen e Kongresit te Përmetit
Lëvizja Nacionalçlirimtare (LNÇ) dhe Ushtria Nacional Çlirimtare Shqiptare (UNÇSH), ose forcat partizane, përballuan me sukses Operacionin e Dimrit (1943-44) që ishte një mësymje e koordinuar kundër tyre nga ushtria pushtuese gjermane dhe kolaboracionistët vendas. Propaganda e ushtrisë gjermane dhe ajo e qeverisë kuislinge te Tiranës deklaronin në këtë kohë se rezistenca antifashiste dhe lufta partizane ishin asgjësuar. Në të vërtetë, me gjithë humbjet që pësoi nga ky operacion, UNÇSH mbijetoi dhe u konsolidua si forcë e rëndësishme luftarake.
Në fillimet e pranverës 1944 ajo filloi të zgjerohej me shpejtësi dhe po shtrihej në të gjithë territorin shqiptar. Kështu, nga Janari në Maj të atij viti, UNÇSH iu shtuan brigada të tjera partizane e disa batalione e çeta lokale.
Vrullin e rritjes se lëvizjes partizane në këtë periudhë, e përshkruan me realizëm dhe përshtypje të veçantë në kujtimet e tij edhe oficeri i misionit aleat britanik në Shqipëri, kapiteni R.Hibbert. Në librin e tij “Fitorja e Hidhur” që është botuar në vitin 1991ai shkruan:
“Zgjerimi i forcave partizane ose UNÇSH në pranverë ishte një dukuri e jashtëzakonshme, që i habiti oficerët e misionit britanik, të cilët kishin qenë dëshmitarë të situatës së rrezikshme që kishte kaluar bërthama e forcave partizane vetëm dy-tre muaj më parë”.
Me luftën e saj të ashpër kundrejt pushtuesit, organizimin e lartë dhe qëndrimin dashamirës ndaj popullit, UNÇSH fitoi besimin dhe mbështetjen popullore në Shqipëri. Ajo shihej si e vetmja forcë shqiptare që luftonte për çlirimin e vendit, ringritjen e flamurit shqiptar dhe mbrojtjen e aspiratave e te drejtave për shumicën e popullsisë shqiptare.
Të rinjtë dhe të rejat shqiptare vërshuan dhe shtuan me shpejtësi rreshtat e formacioneve partizane.
Në fund të pranverës te vitit 1944 iniciativa ushtarake në Shqipëri kaloi në dorën e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare; gjermanët dhe forcat kolaboracioniste u mbyllen kryesisht në garnizonet e qyteteve, sidomos në Shqipërinë e Jugut.
Ne planin ndërkombëtar, situata gjithashtu ishte optimiste për koalicionin antifashist qe udhëhiqej nga tre fuqitë e mëdha; Bashkimi Sovjetik, Anglia dhe SHBA.
Në përputhje me ketë situatë optimiste; për të bërë bilancin e arritjeve te LNÇ dhe për te percaktuar objektivat dhe platformën për vazhdimin e mëtejshëm te luftës çlirimtare dhe qeverisjen e vendit, Kryesia e Këshillit te Përgjithshëm Nacionalçlirimtar vendosi, me 15 Prill 1944, thirrjen e Kongresit Antifashist te Përmetit.
Procedura Demokratike e Zgjedhjes së Delegatëve
Është me mjaft interes të përmendet se, megjithëse LNÇ operonte në situatë lufte, idetë dhe vendimet për realizimin e zgjedhjeve ishin ide të përparuara e mjaft demokratike. Në rezolucionin e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar për zgjedhjen e delegatëve theksohej:
“Në kongres të përfaqësohen zonat e lira, zonat e pushtuara nga armiku, brigadat dhe batalionet partizane e vullnetare, Bashkimi i Rinisë Antifashiste me 10 delegatë dhe Bashkimi i Gruas me 5 delegatë”. Në zonat e çliruara dhe formacionet e ushtrisë delegatët do të zgjidheshin demokratikisht me votim të hapur kurse ne zonat e paçliruara do të caktoheshin nga këshillat e qarqeve apo të qyteteve.
Haxhi Lleshi, i cili ishte një nga udhëheqësit kryesorë të LNÇ, e përshkruan natyrshëm në kujtimet e tij një episod që tregon se si u zgjodhën në mënyrë demokratike, në një miting të hapur, përfaqësuesit e popullit në komunën e Plashnikut (Qarku i Beratit), ku ai ishe i dërguar në atë kohë (Prill 1944) për të ndjekur zgjedhjet.
Ja si e përshkruan ai këtë moment:
“Përshtypje të veçantë më ka lenë mbledhja që u organizua në Plashnik, ku morën pjesë rreth 500 vetë e midis tyre afro 100 gra. U emocionova kur pashë këtë pjesëmarrje të gjerë, mendova sa lart ishte ngritur vetëdija patriotike, antifashiste dhe demokratike e mbarë popullit që po merrte pjesë jo vetëm për fitoren e luftës kundër pushtuesit e tradhtarëve por edhe për formimin e pushtetit të ri, tek i cili ai kishte mbështetur shpresat e të nesërmes.… Aty folën edhe aktivistë, burra e gra, të rinj e të reja. Në diskutimet e tyre shprehej përkrahje e plotë për LNÇ dhe thirrjen e Kongresit të I Antifashist. Ne fund pjesëmarrësit zgjodhën demokratikisht delegatët për në konferencën nacionalçlirimtare të qarkut”.
Përfundimisht, megjithëse në kushtet e vështira te luftës me pushtuesit, u zgjodhën 200 delegatët e Kongresit te I Antifashist të cilët përfaqësonin të gjitha shtresat e popullsisë shqiptare dhe mbulonin gjithë territorin shqiptar. Aty kishte delegatë nga Partia Komuniste Shqiptare (PKSH), përfaqësues nga shtresat nacionaliste, nga ushtria partizane, nga Bashkimi i Rinisë Antifashiste dhe Bashkimi i Grave te Shqipërisë.
Forumet drejtuese te LNÇ dhe PKSH kishin marrë vendimin që kongresi të mblidhej në qytetin tashmë të çliruar të Përmetit.
Vendimet e Kongresit të Përmetit
Kongresi Antifashist i Përmetit, duke patur parasysh përbërjen gjithëpërfshirëse te delegatëve te tij dhe përfaqësimin e tyre territorial, ishte nje kuvënd kombëtar apo nje asamble kushtetuese që kishte misionin te zgjidhte organet legjislative dhe ekzekutive te cilat do te qeverisnin vendin deri ne mbarim te luftës dhe me pas, në Shqipërinë e çliruar.
Ashtu siç dihet nga dokumentet historike, kongresi zgjodhi se pari Këshillin e Përgjithshëm Nacionalçlirimtar (KPNÇ) si organin më të lartë shtetëror; forumin kryesor ligjvënës, përfaqësuesin e vetëm sovran të popullit shqiptar.
KPNÇ zgjodhi Kryesinë e Këshillit te Përgjithshëm qe perbëhej nga 25 anëtare; president i saj u zgjodh Omer Nishani.
Së treti, në kongres u zgjodh dhe Komiteti Antifashist Nacionalçlirimtar i cili kishte atributet e një qeverie provizore. Ky komitet, apo qeveri e provizore, përbehej nga 11 anëtarë. Sekretari i përgjithshëm i PKSH, Enver Hoxha, u emërua kryetar i qeverisë provizore kurse nacionalisti i mirënjohur, Myslim Peza, u emerua nënkryetar i qeverisë provizore.
KPNÇ si organ ligjvënës, qysh në formimin e tij gjate ditëve te kongresit, nxori aktet apo vendimet e para te rëndësishme te cilat patën një rëndësi te madhe për zhvillimin e mëtejshëm te luftës çlirimtare dhe pavarësinë e Shqipërisë ne vitet e mëvonshme. Vlen te përmenden tre vendimet e mëposhtme te cilat lanë gjurmë të pashlyeshme ne jetën politiko-ekonomike te Shqipërisë dhe përcaktuan drejtimin qe do merrte shteti i ardhshëm shqiptar:
Të ndërtohet Shqipëria e re demokratike e popullore sipas vullnetit të popullit.
T’i ndalohet ish-mbretit Zog kthimi në Shqipëri dhe të mos njihet asnjë qeveri që mund të formohej brenda ose jashtë vendit kundër vullnetit të popullit.
Të vazhdohet më me ashpërsi lufta kundër pushtuesve gjermanë dhe tradhtarëve shqiptarë, deri në shkatërrimin e tyre të plotë dhe vendosjen e pushtetit demokratik-popullor në të gjithë vendin.
Vendimet e Kongresit te Përmetit treguan se LNÇ dhe PKSH, si forca kryesore lëvizëse e saj, kishin krijuar bindjen se ato do te ishin fituesit e luftës dhe do te qeverisnin vendin pas fitores. Megjithëse ca vëzhgues te huaj e quanin si vete-besim të tepruar optimizmin e drejtueseve te LNÇ në atë kohë; ngjarjet e mëvonshme vërtetuan se analiza e situatës që bëri PKSH dhe LNÇ ishte racionale dhe realiste.
Kongresi i Përmetit, duke shpallur person non-grata ish-mbretin Zog, i vuri atij legalisht damkën e tradhtarit sepse ai e ktheu Shqipërinë në shtet vasal te Italisë dhe braktisi popullin e vendin (bashke me shpurën e qeveritarëve te tij) në ditët e vështira te pushtimit fashist. Gjithashtu, vendimet e këtij kongresi u dhanë një mesazh të qartë kuislingëve dhe kolaboracionisteve ballisto-zogistë; nuk do kishte pushtet në tavolinë për ata që bashkëpunonin me armikun dhe as për ata që prisnin të ikte pushtuesi e pastaj “të luftonin”. Pushteti u takonte atyre që luftonin kundër pushtuesit për çlirimin e Shqipërisë dhe do te mbronin lirinë, te drejtat, interesat dhe aspiratat demokratike te popullit shqiptar.
Në zbatim të vendimit të Kongresit për çlirimin e plotë të Shqipërisë; Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH, me 28 Maj 1944, nxori urdhrin per fillimin e ofensivës se përgjithshme ushtarake. Në këtë kuadër Divizionit te I S, i cili sapo ishte formuar, iu komunikua detyra të kalonte Shkumbinin dhe të mësynte forcat gjermane dhe bashkëpunëtorët e tyre vendas në Shqipërinë e Mesme dhe Shqipërinë Veriore. Marshimi i Divizionit I drejt veriut ishte një moment kyç në luftën për çlirim; ai tregoi se tani UNÇSH ishte e aftë për të luftuar pushtuesit në çdo zonë te Shqipërisë, kishte marrë iniciativën luftarake kundrejt armikut dhe së shpejti objektivi i saj do të ishte çlirimi i qyteteve, përfshirë edhe Tiranën.
Përfundimisht edhe sot pas 77 vitesh, mbështetur në kohën kur u mbajt dhe vendimet e rëndësishme të tij, mund te thuhet se Kongresi i Përmetit zë një pikë kulmore në historinë shqiptare. Aty u përcaktuan drejtimet për të realizuar qëllimin final të luftës antifashiste te popullit shqiptar; çlirimin e plotë të atdheut nga pushtuesit nazi-fashistë, garantimin e një Shqipërie të lirë e sovrane në mbarim të luftës së dytë botërore dhe vendosjen e pushtetit popullor.

Artikull=shkruesit dhe artikull=venesit: I keni bere ndonjehere pyetjen vetes se sa legjitim ishte Kongresi i Permetit?
Samist,
Kongresi i Permetit ishte dhe mbetet Legjitim sepse ai u organizua dhe u ligjesua nga populli dhe antifashistet qe luftonin per clirimin e Shqiperise. Se dyti, zgjedhja demokratike e anetareve te kongresit, qe ilustrohet nga nje pasazh i patriotit H.Lleshi ne kete shkrim, tregon perseri legjimitetin e tij.
Se treti, Ne ate kongres kishte dhe perfaqesues te misioneve aleate qe luftonin kunder fashizmit, perfshi dhe misionin amerikan.
Kush mendon ti se do tja jepte legjimitetin ketij Kongresi? Kolaboracionistet si Mithat Frasheri apo Rexhep Mitrovica, Mustafa Kruja e soji tyre apo pushtuesit gjermane?
HAHAHA
Patriot Haxhi Lleshi?!??!!?/ Spiuni jugosllav edhe me babeb e xhajen e tij????
Sipas fjalorit te gjuhes shqipe fjala “çlirim” eshte e kunderta e fjales “lirim” dhe domethene “pushtim”.
Akoma ne vitin 2021 lavderohet teatri jugosllav ne Permet ne vitin 1944. Kukulla injorante Enver lexonte fleten e shkruajtur nga Miladin Popoviçi ne nje salle te mbushur me portretet e Titos.
Perdoret akoma fjala ne anglisht “congress”, hahahahah
Kongresi Permetit ishte dhe eshte edhe sot legjitim.Ai i dha vendit per momentin drejtimin per clirimin e vendit dhe drejtimin e tij deri sa populli te vendoste me vote.Edhe sot te pakten ligjerisht,asnje vendim i tij nuk eshte hedhur poshte.Histriografia jone duhet te beje vleresimin e tij si nje nga guret e themelit te Shqiperise.
Vendimet e Kongresit te Permetit kishin karakter kushtetues dhe, si te tilla, ato duhen abroguar qe te mos njihen, mirepo,perderisa nuk jane abroguar nga ndonje forum ligjvenes, ato mbeten ne fuqi. Teksa jane te tilla, eshte shkelje te rende pranimii ardhjes ne atdhe i tradhetarit me damke Ahmet Zogu. Rrofte Kongresi historik i Permetit, nga ku Komanda e Pergjithsme e UNÇSH leshoi Urdherin Luftarak per çlirimin e plote te Atdheut!
Kongresi i Permetit per kohen dhe per periudhen qe pasoi eshte nje faqe e rendesisjme e historise se re te Shqiperise pasi vulosi rradhitjen e Shqiperise krah Fituesve te Luftes se Dyte Boterore kunder nazi-fashizmit. Hodhi bazat e regjimit te ri qe do sundonte vendin pra te nje Republike Demkratike te zgjedhur nga nje Asamble me votim te lire duke e nxjerre vendin keshtu nga feudalizmi dhe monarkia ilegjitime e Zogolleve.Gjithashtu Kongresi i Permetit krijoi institucionet udheheqese deri ne clirimin e plote te vendit. Eshte per kete arsye qe vendimet e Kongresit te Permetit jane aktuale pasi shtruan shinat e Republikanizmit Demokratik e zgjdhjeve te lira qe ne ate kohe pavarsisht se me pas komunistet e kthyen vendin ne Diktature te Proletariatit dhe anashkaluan vendimet e Kongrasit per nje Pushtet Demokratik. Nese sot shihen vendimet e ketij Kongresi me syzet e bashkpuntoreve te fashizmit apo me ato te komunisteve te regjur ato duken te deformuara por ne fakt pare pa syze vendimet e tij qene plotesisht antifashiste dhe demokratike. Pra Shqiperia e sotme e ka bazen e saj ne themelet e ketij Kongresi Historik qe e orientoi vendin nga Demokracia me bindje Antifashiste vlere mbi te cilen ngrihen gjithe Demokracite Perendimore
perseris per perseritjen !
Kongresi i Permetit ne 24 maj 1944 per nga prezenca e perfaqesuesve dhe tagri i perfaqesimit ngjason me Asamblene kuislinge te 12 prillit 1939.
Kuvendi i Vlores me 28 nentor 1912 kishte pjesemarrje me Mandat Perfaqesimi nga Keshillat Bashkiake te gjithe qyteteve dhe keto keshilla ishin zgjedhur nga populli.
Kongresi i Durresit ne 25 dhjetor 1918 po keshtu pjesemarresit ishin me mandat perfaqesimi.
Kongresi i Lushnjes me 21 janar 1920 perseri te gjith me mandate perfaqesimi. Vendimet e tyre nuk u vune ne diskutim asnjehere.
Me pushtimin e Shqiperise me 7 prill 1939 nje numer perkrahesish te pushtuesve me 12 prill 1939 u mblodhen ne Asamble dhe pa asnje mandat e pa asnje tager perfaqesimi vendosen qe Shqiperia te bashkohet me Italine. Kurora Mbreterore te shkoje tek Mbreti i Italise dhe shume tjera ku data 28 nentor nuk ishte me Dita e Pavaresise por Dita e Flamurit.
Me kapitullim te Italise u krijua nje Komitet Organizator qe njoftoi gjithe qytetet e Shqiperise qe te rimblidhen Keshillat Bashkiake te perpara 7 prillit 1939 qe ishin suprimuar nga pushtuesit dhe te dergohen Delegate ne Kuvendin Kombetar ne 18 tetor 1943. Keto delegate me mandat dhe tager perfaqesimi hudhen poshte te gjithe vendimet qe ishin marre nga 7 prilli 1939 e gjer me 9 shtator 1943. Pra anolluan bashkimin me Italine dhe rishpallen Pavaresine e Shqiperise duke rikthyer Statutin e vitit 1928 ku ne vend te Mbretit u vendos Regjenca 4 persona.
Kongresi i Permetit per nga perfaqesimi e tagri i ngjason 12 prillit 39. Pikerisht per te legjitimuar kete proces ne Asamblene me 11 janar 1946 u pranuan si realitet vendimet e tetorit 1943, pra rishpallja e pavaresise etj. U futen ne kushtetute sa ishte e mundur vendimet e KOngresit te Permetit dhe pas kesaj Kongresi ngeli vetem Perkujtimor. Kemi Kushtetuten e 1946, 1950, dhe 1976. Kjo kushtetute ne total u hudh poshte ne 1991 nga maxhoranca socialiste dhe opozita PD. Tani se cfare perfaqeson sot Kongresi i Permetit mvaret si e shikon ,cili e shikon dhe ne funksion te cfare politike e vendos…..tung se shkoi gjate..
Kozi,
Se pari ti duhet te kuptosh (mesosh) qe Kolaboracionistet ishin ata qe bashkepunonin me okupatorin gjerman (te tille ishin R. Mitrovica, xh. Deva M. Kruja etj….) dhe vrisnin shqipetaret qe luftonin kunder pushtuesit.
Nga ana tjeter antifashistet dhe ata qe bene Kongresin e Permetit luftonin kunder okupatorit gjerman dhe bashkepunetoreve te tyre kuislinge.
Prandaj Asambleja Kuislinge qe permend ti donte te ligjesonte pushtimin e Shqiperise. Ne te kundert, Kongresi i Permetit ligjesoi nje Shqiperi te lire nga fashistet, te pavarur, ku shteti te drejtohej nga perfaqesues te popullit qe luftonin per clirimin e Shqiperise dhe per nje rend demokratik.
Kozi,
Se pari ti duhet te kuptosh (mesosh) se kolaboracionistet (si XH.Deva, R. Mitrovica, M. Kruja etj..) bashkepunonin me pushtuesit e vendit per te vrare antifashistet dhe ata qe luftonin per clirimin e Shqiperise.
Ne kete kuader asambleja kuislinge e 12 Prillit, qe permendni ju, donte te ligjesonte pushtimin fashist te Shqiperise.
Perkundrazi, Kongresi i Permetit ligjesoi krijimin e nje shteti demokratik, ne nje Shqiperi te cliruar e te pavarur, me perfaqesues te zgjedhur nga antifashistet dhe gjithe ata qe luftonin per lirimin e vendit nga okupatoret nazi-fashiste.
Pra keto dy “asamble” nuk ngjajne aspak me njera tjetren, sic ju duken ju, por jane krejt ne pole te kunderta.
Kam dhene opinion per tagrin e perfaqesimit dhe tagrin per te marre vendime te tilla ! 12 prilli 1939 dhe 24 maji 1944 jane te njejte ne ket shikim. Asambleja e Tetorit 1943 qe u gjuajt me top nga partizanet eshte me tager perfaqesimi prandaj hudhi poshte gjith vendimet qe ishim marre nga 7 prilli 1939 gjer 14 shtatori 1943.Ndersa per drejtuesit politik qe vepruan ne kushte pushtimi jemi ne gabim neve ne Shqiperi . Ne luften e pare boterore ne kushte pushtimi nuk i quajtem koloboracioniste ato politikane qe vepruan ne zonen Austro-Hungareze,Franceze e Italiane.Biles ne Vlore ishin politikane qe e dinin qe Antanta i kish premtuar Vloren e zonen perreth Italise ! Ne Korce kemi Themistokli Germenjin . Ne zonen Austro-Hungareze kemi Luigj Gurakuqin, Fejzi Alizotin, Ahmet Zogun,Hasan Prishtinen , Hoxha Kadrin ,Lef Nosin e sa tjere. Nuk kishte komunizem ate kohe prandej. Ndersa ne Kosove sot ka rruge ne Mitrovice, Prishtine, Ferizaj ne emer te Xhafer Deves, Ne Mitrovice e Prishtine ne emer te Rexhep Mitrovices, Ne Peje eshte Gjimnazi ne emer te Bedri Pejanit qe sigurimi yne e dorezoj ne Jugosllavi e sa tjere. Ne Ulqin eshte rruga ne emer te Cafo Beg Ulqinit qe ishte Regjent ne vitin 1944 me Lef Nosin e Pader Antonin qe ne i pushkatuam e Mehdi Frasheri qe u largua ne perendim e jetoj ne vendet aleate …..shkoj gjate…
Lëvizja Nacionalçlirimtare (LNÇ) dhe Ushtria Nacional Çlirimtare Shqiptare (UNÇSH), ose forcat partizane, përballuan me sukses Operacionin e Dimrit (1943-44) që ishte një mësymje e koordinuar kundër tyre nga ushtria pushtuese gjermane dhe kolaboracionistët vendas.
Pak me me ndergjegje …boll tashi me keto se u bo balt fare …kini pak e respekt per ate gjasme lufte …..
Shkrim i sakte dhe i nevojshem ne keto kohe te turbulla per vendin tone. Kongresi i Permetit ishte, eshte e do te mbetet guri i themelit per shtetin demokratik shqiptar. Permetaret jane krenare qe u bene vendi prites i ketij kuvendi dhe eshte detyra jone qe tua transmetojme brezave pasardhes me nyren se si e kujtojme dhe e festojme kete dite te shenuar. Lavdi perjete Kongresit Histork te Permetit! Lavdi Deshmoreve dhe veteraneve te LANC! Flutur Shkurti
Kongresi i Permetit u shpall NON GRATA nga Fuqite Fituese te Luftes,SHBA ,Anglia,.Kaq mjafton.
Zgjedhjet e e trukuara te 1945 ishin si zgjedhjet e 1996 te Sali Berishes.
Prandaj Kongresi i permetit eshte nje Konhgres bandash.
Komgresi I Permetit eshte dhe do te.mbetet nje vlere e cmuar ne historin e lavdishme te veditt tone.
Kush mundohet ta zbeje rendesine e Tij ,nuk do tja arrije kurre qellimit,sepse ai eshte gdhendur me shkronja te arta ne historine e lavdishme te popullit shqiptar ndaj do te kujtohet e festohet ne breza.
Lavdi Kongresit Historik te Permetit.
Nderim per veteranet e LANC
Personat ne foto i kam emertuar UNE ne nje koment para 1 ose 2 vjetesh.
Kam lene te dyshimte emrin e personit ne fund,pas Mustafa Gjinishit.
Autori eshte kaq kopil,sa ka perseritur emertimet e mija,por personin ne fund e ka prere fare,,sepse nuk ja di emrin.
Nje gje kaq te thjeshte fare.Hajde ti besosh per nje ngjarje historike qe vulosi Fillimin e Diktatures te Terrorit te kuq.
Komentusi demo,personat me foto nuk ka nevoje
ti emertosh ti se ata jane persona me emer dhe mbiemer qe I njeh historia
Prandaj kurseja vetes levdatat dhe gelltiti ato etiketime per shkruesin,se do te kthehen mbrapsht e do te ndotin surratin.
Komentusi demo,personat me foto nuk ka nevoje
ti emertosh ti se ata jane persona me emer dhe mbiemer qe I njeh historia
Prandaj kurseja vetes levdatat dhe gelltiti ato etiketime per shkruesin,se do te kthehen mbrapsht e do te ndotin surratin.