Vizioni i ri për arsimin parashkollor

Dita

Shifrat e UNICEF tregojnë se pjesëmarrja e fëmijëve në çerdhe e kopshte në Shqipëri është në nivele të ulëta. Vetëm 15 për qind e fëmijëve kanë akses në shërbimet e çerdheve në nivel kombëtar dhe 50 për qind e fëmijëve kanë akses në sistemin parashkollor.

Për t’i bërë sa më shumë aktiv në këtë sistem ministria e arsimit ka hedhur hapat e parë në reformën e sistemit parashkollor. Shumë shpejt në arsimin e detyrueshëm do të përfshihen edhe fëmijët 5-vjeçar. Me kurrikula të reja që i orientojnë fëmijët drejt prirjeve të tyre individuale në 26 institucione shkollore në vend po punohet programi pilot. Ky program aplikohet në mbi 400 klasa përgatitore me mësues, psikolog dhe mjek të trajnuar.

Vizioni i ri për arsimin parashkollor është prezantuar nga ministrja Lindita Nikolla në një konferencë të përbashkët edhe me UNICEF. Pritet që pas projektit pilot kurrikulat e reja me lëndë të integruara për fëmijët parashkollor të jenë pjesë e programit të detyrueshëm të mësimdhënies.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *