Presidenti, Bujar Nishani, në një postim në rrjetin social Facebook, vlerëson vizitën që Papa Françesku pritet të zhvillojë në Shqipëri më 21 shtator.
Kreu i shtetit, shkruan se mikëpritja për shqiptarët ka qenë historikisht dhe është ende sot, jo thjesht rutinë, mënyrë jetese, zakon, por edhe shumë më tepër, zakon i kodifikuar, sjellje e kanonizuar. Presidenti Nishani shkruan se shqiptarët, shembull i bashkëjetesës shekullore të komuniteteve kristiane me ato myslimane, falënderojnë Papën për këtë nder të lartë që po na bëni, vizitën në shtator.
Ndërkohë, kreu i Bashkisё sё Tiranёs, Lulzim Basha, në një mesazh dërguar Imzot Rrok Mirditës, shkruan se vizita e Papës, është një inkurajim dhe shpërblim për të gjithë vuajtjet dhe martirizimin e kombit tone.
Leave a Comment
